back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

N’jetë e vdekje përqafuar! – nga Kristaq Jorgo

Gazeta

Gianni e Giussi Belluscio! N'jetë e vdekje përqafuar!

N’jetë e vdekje përqafuar!

nga Kristaq Jorgo

Na iku e më iku një Vlla!
Gianni Belluscio! Një nga mendjet më të ndritshme t’Albanologjisë; me siguri, shpirti më i ndritshëm e zemra më e bardhë e saj.
O, mos!!! Ç’dëgjoj tani? Sapo ka ikur tok me të edhe motra jonë, shoqja e tij e jetës, Giussi Belluscio!
Gianni Belluscio! Giussi Belluscio!
Një jetë si kjo!
Një dashuri si kjo!
Një vdekje si kjo!
Gianni e Giussi! N’jetë e vdekje përqafuar!
 
***
O vllau ynë, ç’zë të shtyu që poezitë e Pier Paolo Pasolini-t, shkruar në të folmen friulane, t’i kthesh – xhevahiri yt i fundit – në të folmen e katundit tënd Shën Vasil? Poezi të mbushura me qiell krejt të kaltër, të dielë Pashke, Krisht, Shën Mari, dashuri e vdekje, këngë e vaj njëherësh…
Me kushtimin për vllaun tënd Antonio, ikur dy vjet ma parë:
“Ndonùcit, vllau im!/ Me lot çi ng’tèran mai.”
L’fratello: “Tu vévis rasòn, fràdi, in ché sere – ‘i ricuàrdi – quànt che tu ti às dit: (…)”
Vllaut: “Ti kishja liq, vllau im, asò mbromja – u a kujtonj – atò çti the!(…)
“Ti kishe të drejtë, vllau im, n’atë mbrëmje – më kujtohet – kur ke thënë: “Në dorën tënde është shenja e dashurisë dhe e vdekjes…” Ti qeshje, kështu, po unë isha i sigurt. Tani le të bjerë kitara e ta shoqërojë ditën.”
Ikje: “Ormàj mbi malat osht’ gjith’ nj’shkeptìm […] u qindrònj i vetim. […] Ndir kullotat t’kputura ka era, t’shpon aduri i xhineprit. Vemi: osht’ hera t’ikmi – Marì! – thrret ndallandishja.”
Gianni Belluscio, o vllau ynë, o trim i bukur!
Les litanis dal biel fi/ litanìt’ e trimit t’bukur/ vajtimet e trimit t’bukur
 
“Jo soi un bièl fi,/ ’i plans dut il di…”
“U jam nj’trim i bukur,/ Qanj gjith’ ditin e dits…”
.
Gianni Belluscio (1961-2020)
Gianni Belluscio (1961-2020)
I.
Atje lart qielli – krejt i kaltër!
Nëse vjen ktej posht, çë sheh?
Shi, shkreptim, një vaj prej ferri.
 
II.
Unë jam nj’trim i bukur,
Qanj gjith’ ditin e dits,
t’lutem, Krishti im,
Mos m’lerë të vdes.
 
Krisht, o Krisht, o Krisht!
 
Unë jam nj’trim i bukur,
Qesh gjith’ ditin e dits,
t’lutem, Krishti im,
Ah, m’lerë të vdes.
Krisht, o Krisht, o Krisht!
 
“Cumòl’è Domènie,/ domàn ‘a si mûr…” ; “Sot osht’ e Dill,/ manàt’ vdisat…”; “Sot është e Dielë/ nesër mund me vdekë…” këndoi Pasolini.
Por Ti nuk i ndoqe këto vargje. Ti zgjodhe të Dielën.
Përse Vllau ynë?
E di, e kuptova.
Nuk mund të ikje Ti në një ditë të zakontë. Nuk zgjodhe Ti çdo të dielë, por të Dielën e Madhe, të Dielën e Pashkës.
E zgjodhe Ditën e Shenjtë, si për të bashkuar në një të vetme, nxitimthi prej ankthit se ajo mos shkonte, tri ditët më të mëdha të Motit: të Premten e Zezë të Kryqëzimit, të Shtunën e pangushëllueshme të Vdekjes, të Dielën e ndritshme të Ringjalljes. E zgjodhe Ditën e Shenjtë për t’u kryqëzuar – vdekur – ringjallur bashkë me Tën Zot.
Dhe Motra jonë Giussi, pas Teje fluturimth!
.
Gianni Beluscio me Kristaq Jorgo, Edlira Birko dhe dy femijet
Gianni Beluscio me Kristaq Jorgo, Edlira Birko dhe dy femijet

***

U bë i hidhët “Il dóls Avrîl!/ “Prilli i ombul”/ “Prilli i ëmbël” Gianni E Giussi!
“U jam ashtù si m’bora ti, Krisht”
“Unë jam ashtu si m’bëre ti, Krisht:
Këngë e vaj – një gjë e vetme n’ty!”
 
Shkruan Ti në pasthënien e përkthimit tënd – tashmë amanetit tënd – Gianni: “Gjith’ librin a tradhurçirta tura patur sembri pirpara sivat di t’krishtè… Gjithë librin e përktheva duke pasur gjithnjë përpara syve dy t’krishterë: Pier Paolo Pasolini-n, një ndër autorët italianë që m’pëlqen më shumë (kur shkroi këto poezi poeti kish njëzet vjet), e tim vlla, Ndonùcin, që vdiq në Shën Martin 2018… e për të, qanj lot çi ng’tèran mai/ qaj lot që s’shterrin kurrë!”
Lamtumirë Gianni e Giussi Belluscio!
Le të pushojë Shpirti Juaj pranë Krishtit, i cili Ju rrëmbeu me vete, “atje lart, ku qielli krejt i kaltër është!”
Lamtumirë Gianni, Vllau ynë!
Lamtumirë Giussi, Motra jonë!
Për Ju qanjmë lot çi ng’tèran mai!
Lamtumirë!
.
Marrë nga Muri i Fb i Kristaq Jorgos, 13 prill 2020

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.