back to top
13.8 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025

Një thumbim që ju ka dhembur shumë! – vëzhgim nga Klodi Stralla

Gazeta

Klodi Stralla - 2022
Klodi Stralla – 2022
Një thumbim që ju ka dhembur shumë!
vëzhgim nga Klodi Stralla

Tomor Alizoti, një kandidat për deputet i PD-së për qarkun e Beratit në zgjedhjet e 11 majit, diku, në një takim elektoral është shprehur:
“Do t’u hamë të gjallë nëse…” E kishte fjalën për patronazhistët e PS-së që, në fshehtësi, natën, shkojnë derë më derë për t’iu kërkuar votën shqiptarëve, një lloj presioni psikologjik, i paligjshëm, që deformon vullnetin e votuesit.
Mediat pranë pushtetit, si zakonisht, po e amplifikojnë dhe po e përdorin këtë thënie për ta anatemuar palën tjetër, si nazi-fashiste, e dhunshme, që kërkon gjak, si etërit e tyre fashisto-ballistë të kohës të Luftës të Dytë Botërore. Tradita familjare e tij, edukimi perëndimor që ka marrë në Gjermani, si dhe tipi i tij tolerant, sigurisht nuk ka të bëjë aspak me thënien e tij lateralisht. Atëhere?
Sipas meje, e vërteta më e thellë është diku gjetkë. Po ky Tomor, një prej pinjollëve të “klasave të përmbysura”, diku paskësh thënë për të parin e socialistëve shprehjen e mëposhtme:
“Ti Edvin Kristaq Rama, do mbetesh një delenxhi, sepse i tillë ke lindur. Ti je pasardhës i gjysmëopingës, dhe do mbetesh përgjithmonë i tillë. Ky është guri jot, që s’e blen dot as me milionat që i vjedh popullit më të varfër në Evropë, as me shishet e verës 35 mijë euro me të cilat të qerasin shokët e tu ordinerë, netëve kur ti firmos vjedhjet. As me krekosjen mes idiotëve të tu të dobishëm. Ti ke qenë, je, dhe do mbetesh gjysëmopingë. Para meje, ti je soj delenxhiu, si dje, si sot, si përgjithmonë…”
Sigurisht këtë vlerësim meritor pinjollët e ish diktaturës nuk e kapërdijnë dot. Është një e vërtetë e hidhur, nga ato që nuk mund ta blejnë dot, ndonse kanë shumë para nëpër duar dhe miq (lexo: armiq të Shqipërisë), kudo nëpër botë.
E sa për “kafshimin” nuk kanë frikë, se pala tjetër ka dhënë prova bindëse se “ose s’ka dhëmbë ose pse ka proteza në vend të tyre”!!
Marrë nga Muri i FB Klodi Stralla, 3 maj 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.