back to top
28.2 C
Tirana
E diel, 7 Qershor, 2026

Një thesar 352 vjeçar, i porositur në qytetin Oxford, në destinacionin final, duke pasuruar Bibliotekën time personale… – nga Paulin Z. Zefi

Gazeta

George de Scudéry, Curia Politiæ
George de Scudéry, Curia Politiæ

Një thesar 352 vjeçar, i porositur në qytetin Oxford,
në destinacionin final, duke pasuruar Bibliotekën time personale…
nga Paulin Z. Zefi

George de Scudéry, Curia Politiæ: or the apologies of Several princes: Justifying to the World their Most Eminent Actions: by the strength of reason, and the most Exact Rules of Policy (Written in French by the acurate Pen of Monsieur de Scudery Governor of Nostre-Dame; And now faithfully Render’d into ENGLISH. With the Figures of many Emperors and Kings), Second Edition, London: Printed for Robert Boulter at the Turk’s Head in Cornbil against the Royal Exchainge, 1673.

Ky ekzemplar i botuar në Londër, në vitin 1673 dhe që është në një gjendje fizike të shkëlqyer, ka një kapitull kushtuar Heroit tonë Kombëtar e Ndërkombëtar, Gjergj Kastriot – Skënderbeut, dhe tashmë është libri më i vjetër që kam në koleksionin tim. Autori i librit, Georges de Scudéry (1601-1667), i cili e ka renditur Kryeheroin në listën e udhëheqësve më të mëdhenj në historinë e njerëzimit, është novelisti, dramaturgu, poeti i njohur francez dhe një ndër personalitetet europiane më me autoritet gjatë shek. XVII.
Gjurmuesi dhe porositësi i këtij libri është miku im i përzemërt nga Tuzi i Malësisë së Madhe, që jeton në New York City, Zef Ujkaj. E falenderoj jashtëzakonisht shumë!
Çmimi i librit bashkë me postën është 284€, çka do të thotë se rroga ime e janarit “perëndoi” me sot dhe ditët e mbetura të këtij muaji, unë punoj kot. Lum kush merret me këtë lloj pasioni! Në fakt, vlera reale e këtij libri, që është një antikuar shumë i rrallë dhe i çmuar, shkon rreth 1.000 €.
Georges de Scudéry, ndër të tjera shkruan për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun se:
“Ky Princ, përmes trimërisë së tij të pakrahasueshme, u përpoq midis mijëra akteve të lavdishme dhe bëri mrekulli, për habinë e asaj epoke ku jetoi. Ai mundi ushtritë, që për shkak të përmasave të tyre të mëdha nuk mund të numëroheshin: ai bllokoi rrjedhën e fuqishme të atij lumi të madh, i cili nuk do të ishte ndalur derisa të kishte shkatërruar hapësira të pamata dhe pjesën më të madhe të botës: ai bëri që një perandor (Murati II – P.Z.) të vdiste me turp, pikëllim dhe çnderim: ai e detyroi Mehmetin II, i cili ishte pushtuesi i shumë perandorive dhe mbretërive, për të dëshmuar me atë gëzim të tepruar që manifestoi për vdekjen e tij, frikën e jashtëzakonshme që kishte prej tij gjatë jetës së tij. Dhe në fakt, për hir të së vërtetës, ky Gjeneral i madh, Skënderbeu, ishte pa dyshim, Heroi më i madh i këtyre epokave të fundit!”
Lezhë: 14.02.2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.