back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Një rrëfim vërtetë i tmerrshëm… – nga Reshat Kripa

Gazeta

Përdhunimi...
Përdhunimi…

Bastardёt kanё emёr, nxirrini emrin e tyre.
Ne nuk mund ti fusim nё burg,
por ama gjyqin moral ua bёjmё sa çke me tё…
Arben Mane
.
Natyrisht qё emrat i di. Subjekti i romanit
ёshtё marrё nga njё ngjarje e vёrtetё nё qytetin e Fierit.
Por unё nuk mund t’i bёj tё njohur, pasi protagonisti nuk jeton mё
dhe unё nuk mund tё fyej gjithё familjarёt e tij.
Gjithashtu nuk mund tё pёrmend edhe kriminelёt e ngjarjes
pasi njё gjё e tillё do tё zbulonte edhe emrin e martirit.
Por mos u çudisni. Ngjarje tё tilla tё ngjashme me kёtё
kanё ndodhur edhe nё qytete tё tjera tё vendit nё atё kohё tё zymtё dhe tё egёr.
Autori i shkrimit Reshat Kripa

Reshat Kripa
Reshat Kripa

Një rrëfim vërtetë i tmerrshëm…

nga Reshat Kripa

Agron Canaj, një inxhinjer elektrik me interesa për librat, një mesnatë tetori tё vitit 1974, arrestohet nga Sigurimi, i cili kërkonte prej tij një deklaratë bashkëpunimi me të.
I vendosur në kundërshtimin e tij, mbas dy muajsh u thirr një mbrëmje në zyrën e hetuesit, dhe gjendet pёrpara një skene të llahtarshme: bashkëshortja 42 vjeçare dhe vajza 15 vjeçe dhunohen seksualisht nga dy hetues para syve të tij, ndёrkohё që ai është i lidhur dhe nuk mund të lëvizë.
Thirrjes së vajzës  për ndihmë ai nuk mundi t’i qëndrojë më: “N’atë çast nuk durova më. Logjika nuk kishte më forcë!” Ai pranon të bëjë kompromisin me djallin, dhe të padisë veten dhe shokët për bisedat e lira, të cilat kishin si bosht alternativat që jepte regjimi: “Ose të ruanim personalitetin tonë, ose të ktheheshim në lakenj që gëzonin frutet e servilizmit të tyre.”
Pasojat janë të menjëherëshme! Shokët e Agron Canajt arrestohen, zhvillohet gjyqi, njëri ekzekutohet, tjetri merr 12 vjet burg, ndërsa Agroni dhjetë të tillë, dhe dërgohet në Spaç, ku gjen një mjedis tepër të ftohtë, sepse “Atje shoku im nuk pranoi as të më fliste me gojë. Për të unё isha një tradhëtar. Ndoshta ai kishte të drejtë, por nuk i dinte kushtet që më kishin detyruar ta bëja një gjë të tillë…
“Mbas gjashtë muajsh nëna, e plakur shumë, i vjen në takim, për t’i thënë se gruaja dhe vajza “ndodheshin në qiell”.
Do ta njohë të vërtetën e plotë mbas dhjetë vjetësh, kur kthehet në shtëpi dhe gjen nënën, tё vetmin njeri që i qëndroi pranë në tragjedinë e tij. E vërteta është e shkruar në një copë letër të Lumturisë, bashkëshortes fatkeqe:

“I dashur Agron!
Në çastin që po të shkruaj këto rradhë kam pirë lëngun vdekjeprurës. Fuqitë po më lenë. Në momentet e fundit dua të tregoj shkaqet e veprimit tim. A e mban mënd natën e Sigurimit? Ajo nuk mbaroi atje ku e le ti. Akti i fundit u luajt pasi na hoqën nga ajo dhomë. Ne u bëmë prè e akteve shtazarake t’atyre dy banditëve. Kur u kthyem në shtëpi Irida ishte çmendur, ndërsa unё isha e çoroditur. Vajzën u detyruam ta shtrojmë në spitalin psikiatrik, ku i dha fund jetës së saj të njomë.
Pas disa ditësh vura re se në barkun tim po rritej fëmija e një krimineli. Ky fakt dhe turpi që ndiej për të dalë para syve të tu më detyruan të marr vendimin e vetëvrasjes.
Të puth me mall për vete dhe për Iridën.
E jotja Lumturia.”
.
Marrë nga faqja e fb e Nevila Jaupaj, 18 qershor 2019

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.