back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Një roman si dëshmi lapidare e rezistencës rreth romanit “Lulet e Pjeshkës” të Hasan Bajos – nga Gjergj Hani

Gazeta

Lulet e pjeshkes - Hasan Bajo
Lulet e pjeshkes – Hasan Bajo

Një roman si dëshmi lapidare e rezistencës

Pak shënime rreth romanit “Lulet e Pjeshkes” të Hasan Bajos

nga Gjergj Hani

M’u desh kohë ta metabolizoja atë çka lexova brenda natës, librin e Hasan Bajos “Lulet e Pjeshkes”! M’u desh kohe, pasi më befasoi stili i tij! Nuk e prisja, që një fillestar në zhanrin e romanit, të arrinte dimensione të tilla të narrativës!
I mësuar tashmë me realitetin shqiptar, ku gjuha e urrejtjes, dhe e luftës së të gjithëve, kundra të gjithëve, është e vetmja konstante që na bashkon, muzikaliteti dhe rrjedhshmëria e shkrimit të mikut dhe bashkëvuajtësit tim Hasan Bajo, më erdhi si një grusht në zemër, duke më hapur sytë e përgjumur të vetëdijes! “Lulet e Pjeshkës” me kujtoi se ne ishim, e duhet të mbetemi njerëz, përtej drejtësisë – historike e juridike – të munguar në këto 30 vite të kësaj pseudodemokracie alla turka!
.
Gjergj Hani
Gjergj Hani
Kur e mora në dorë, mendova se brenda tij do të gjeja dhimbjen e verbër, atë që realiteti ynë na e imponon dhunshëm, me fantazma të së shkuarës që e tillë nuk është! Por jo, nuk gjeta të shkuarën të treguar nga një njeri, por njeriun që më tregonte të shkuarën e tij të dhimbshme me një noblesse d’anime që rrallëkund e kam hasur! Kitarra që hyn në roman si ëndërr, e shoqëron atë në sfond si një baladë e ëmbël, edhe atëhere kur përshkruhen barbaritë çnjerëzore, cinike, e të pashpirta të asaj që njohëm si Diktatura e Proletariatit, e cila me urrejtje filloi t’i këpusë një nga një telat e kitarës së mikut tim, por pa arritur të shuante melodinë e asaj që buronte nga ëndrrat e shpirtit, e që shoqëron si sfond të gjitha faqet e romanit!
.
Hasan Bajo
Hasan Bajo
“Lulet e Pjeshkës” me një dimension tejet human, rrëfen me modesti, – virtyt që karakterizon edhe autorin – përplasjen epike mes së mirës, etjes për liri të Njeriut, dhe së keqes universale, të panjohur deri atëhere në ato përmasa, siç ishte komunizmi! Ajo që bie në sy në këtë roman, është forca, paepshmëria e njerëzores edhe në kushte që shkojnë përtej çdo imagjinate, dhe që për shumë shqiptarë u bë realitet i përditshëm ankthi! Ndonëse ky roman përcjell tek lexuesi një mori tragjedish që ndërthuren mes tyre, nuk provokon në asnjë rresht të tij, emocione si pikëllimi apo mëshira! Përkundrazi, ky roman është një aktakuzë brilante e shpirtit njerëzor ndaj kufomës diktatoriale që qeveriste e qeveris jetët e njerëzve me sëpaten e dhunës indiferente!
Ky roman është dëshmi lapidare e rezistencës, që shumë shqiptarë i bënë kolerës së kuqe, dhe gdhend në kohë, sakrificat e një brezi të tërë!
.
Marrë nga muri i fb i Gjergj Hanit, 29 maj 2019
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.