back to top
13.8 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025

Një refuzim që e la Kryeministrin Rama në heshtje të thellë!!

Gazeta

Kryeministri dhe Ilir Vrenozi - në debat mediatik...
Kryeministri dhe Ilir Vrenozi – në debat mediatik...
Një refuzim që e la Kryeministrin Rama në heshtje të thellë!!

E kam ndjekur me vëmendje këto ditë Rastin Vrenozi,
ose me mirë Fenomenin Vrenozi.
Sinqerisht më ka bërë përshtypje dhe madje
e kam përshëndetur qëndrimin e tij dinjitoz
kundrejt ftesës së Ramës për ta takuar…(lexo: për ta blerë)

Thënë këtë, duke parë se si kjo është kthyer në një shoë dhe zbavitje jo vetëm nga Vrenozi (që është në të drejtën e vet të sfidantit krenar), por nga i gjithë kampi opozitar, madje e transformuar në një sfidë politike ndaj Ramës, nuk mund të rri pa u shprehur për rrezikun e rrëshqitjes në një tallava politiko-zgjedhore që duhet thënë që Rama e ka domain-in e vet.
Dhe këtu ngrihet dyshimi: A mos vallë kjo ka qenë që në krye të herës një strategji e mirëmenduar e Ramës, për ta personalizuar, qesharakëzuar fushatën e Opozitës duke e devijuar nga diskursi politik, programor, madje egzistencial, në një tallava pseudo-debati me një ‘të ngjashëm’ të tij që shan e anatemon njëlloj si ai?!
Më kuptoni, Vrenozi mund të jetë krejt i vërtetë në debatin e tij, dhe ka të drejtën dhe moralin në krahun e tij në gjithë këtë debat online, por më duket se ka rënë në batakun që e ka tërhequr Rama, i cili duhet thënë është mjeshtër për këto gjëra (i duhej një tjetër “duel” opozitar pas estradës me Bashën për të hequr vëmendjen nga gjërat thelbësore të fushatës). Mbase në fillim, Ramës i ka rrëshkitur nga plani, pasi Vrenozi nuk i ka dalë sipas skenarit (ka menduar që do shitej lehtë), por mendoj që tani po e shfrytëzon shumë mirë vetëkënaqësinë dhe etjen për famë apo qoftë dhe revenge të Vrenozit, duke e përqëndruar gjithë fushatën ndaj opozitës tek batutat apo sharjet në distancë me Vrenozin – qëndrestarin, të paepurin, ikonën, show-man-in, liderin e vërtetë të PD – siç e quan ai nëpër video-selfiet apo podkastet e tij.
A nuk ka bërë të njëjtën gjë në çdo fushatë Rama, ndonëse në mënyra të ndryshme, por ama me shumë sukses?!
A nuk ju duket një Deja Vu?!?

Ps. Dikush ta ndalojë këtë farsë

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.