back to top
23.7 C
Tirana
E martë, 14 Korrik, 2026

Një reflektim i shkurtër mbi betonizimin e bregut të detit – nga Blerta Kraja

Gazeta

Kloni neokomunist i Zvernecit
Kloni neokomunist i Zvernecit
Një reflektim i shkurtër mbi betonizimin e bregut të detit
nga Blerta Kraja

Ngjarjet e fundit, që kanë mbushur kupën e abuzimit me pushtetin dhe kanë ngritur në majë zemërimin popullor me arbitraritetin e ndarjes së pasurisë së patjetërsueshme shtetërore dhe me lejimin e përdorimit të saj në kundërshtim me ligjësitë e natyrës, na ftojnë në reflektim në disa aspekte:

1.Çështja e kthimit të pronës te pronarët e vërtetë është parësore, nuk mund të dalë asnjë “kokëministër” ta ndajë atdheun llokma-llokma, sikur ia ka lënë i ati.

2.Respektimi i ligjësive të natyrës, për zhvillimin e aktiviteteve në përputhje me nivelin e mbrojtjes është parësor për të sotmen dhe për brezat e ardhshëm.

3.Ka një hartë të pasurisë së patjetërsueshme shtetërore nga Derdhja e Bunës e deri në Kepin e Stillos, pasuri që nuk mund të ndahej as me ligjin nr. 7501, as me ndonjë mjeshtër të fallsifikimit e të kthimit të pronave, te pronarët e sajuar dhe as me ligjin famëkeq të investimeve klienteliste.

4.Mungesë e theksuar e transparencës dhe e shpalljes për konsultim të projekteve të zhvillimit.

5.Tashmë s’ka më kthim pas. Kësaj klase politike, që e kalëron këtë popull tash 30 e kusur vite i ka dalë boja dhe zullumi, që ka prodhuar vetë, ka për ta mbytur, le t’i lënë teoritë konspirative me piratë e armiq, se na shkrinë gazit.

Harta e Bregdetit Shqiptar
Harta e Bregdetit Shqiptar

Kthim prone te pronarët e vërtetë (nëse ka) – mostjetërsim i bregdetit (20 m nga vija e baticës) – transparencë- projekte zhvillimore në përputhje me mjedisin – pushtetarët që kanë tjetërsuar në kundërshtim me ligji pronën shtetërore të përgjigjen para drejtësisë dhe t’iu konfiskohet gjithçka.
(Harta më poshtë është thjesht ilustruese)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.