back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Një përvjetor i paralajmëruar – nga Rudolf Marku

Gazeta

 

Pjesë nga Botimi i Plotë i veprës së Haxhiademit
Pjesë nga Botimi i Plotë i veprës së Haxhiademit

Një përvjetor i paralajmëruar

nga Rudolf Marku

Me 8 Mars të këtij viti, në më pak se një muaj, bie të jetë 120 vjetori i lindjes së njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj dhe më të neglizhuar të trashigimisë së letërsisë dhe kulturës shqiptare, dramaturgut të madh dhe poetit origjinal dhe të brishtë, Et’hem Haxhiademit. Dramaturgut tonë që nuk i gjen një të dytë t’i afrohet sado pak krijimtarisë së tij dramaturgjike, dramave dhe tragjedive, me një jetë po aq tragjike sa dhe karakteret e tragjedive të veta, Skënderbeu, Leka, Akili, Abeli, Pirrua, Diomedi, jeta e të cilit, ashtu si ajo e personazheve të vet historik u shëmb padrejtësisht veç nga idealizma patriotike, veç nga dinjiteti i pakrrusshmërisë përpara larove të kombit, veçse pati mallkimin për t’u njohur dhe pranuar nga të mëdhenjtë si një njeri i kulturuar dhe një talent i madh.

Et'hem Haxhiademi (1902-1965)
Et’hem Haxhiademi (1902-1965)

I çmuar që herët nga Lasgush Poradeci, Fishta, Merxhani, Aleksandër Xhuvani dhe plot të tjerë si një yll në ngjitje në letrat Shqipe, përnjeherë pas ardhjes në pushtet të komunistëve, u arrestua dhe u dënua më vdekje, në vitin 1947. Falë ndërhyrjes së Aleksandër Xhuvanit, i falet jeta, veç për t’u mbajtur në Burgun e Burrelit, ku dhe vdiq disa muaj para afatit te lirimit nga burgu: 1965.
Et’hem Haxhiademi është dhe sot e kësaj dite njëri ndër të mëdhenjtë e letërsisë, të cilit i bëhen vazhdimisht atentate me silenciatorë: pranohet si shkrimtar, por me kusht që të mos përfshihet në studimet shkollore; përmendet herë pas here, por si shkrimtar minor(!); quhet dramaturg, në një kohë që Teatri Kombëtar preferon të shfaq dramën e një Harlemasit të Neë Yorkut “Monologu i Vaginës” por jo dramat e tij.
Një mbesën e tij, zonjën Hortensia Haxhiademi, kam patur fatin ta njoh si ish-studenten time në Fakultetin Filologjik të Tiranës. Mendoj se është një pasardhëse e denjë e figurës së Et’hem Haxhiademit, në përpjekjen dhe përkujdesin sa 10 Akademi së bashku, për ta mbajtur të gjallë respektin dhe njohjen për njërin ndër shkrimtarët më të shquar të traditës tonë!
Ju lutem, mos e harroni këtë përvjetor, që i bën nder Vendit tonë!

Marre nga Faqja Etëhem Haxhiademi – The Albanian Playwright 11 shkurt 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.