back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Një përkujtim i detyruar për çdo patriot shqiptar… – nga Prof. Përparim Kabo

Gazeta

Ramadan Sokoli pranë skulpturës që ia ka dedikuar Fatos Kola (foto: F.Spahija)
Ramadan Sokoli pranë skulpturës që ia ka dedikuar Fatos Kola (foto: F.Spahija)

Një përkujtim i detyruar për çdo patriot shqiptar…

nga Prof. Përparim Kabo

Paraqesim shkrimin e mëposhtëm të Prof. Përparim Kabos,
për një nga figurat më të mëdha të muzikologjisë shqiptare, por pak i vlerësuar,
i kujtuar e i respektuar institucionalisht edhe në 100 vjetorin e lindjes së tij.
Ky shkrim vlen si një munument dashurie dhe nderimi përmes fjalës,
ndaj Profesor Ramadan Sokolit dhe trashëgimisë së paçmueshme
kulturo-etnologjikë që Ai na ka lënë gjithë ne shqiptarëve,
por që për at të keq as po e mbrojmë dhe as po e pasurojmë atë…
nga jozef radi
.
Profesor Përparim Kabo
Profesor Përparim Kabo
Ai sot mbush 100 vjeç… një shekull… ai që studimet për muzikologji i kreu në Firence… që pas luftës u kthye në atdhe dhe hoqi jo pak… Kalvari ishte goxha i rëndë, sepse kultura perëndimore ishte e papranueshme për regjimin. Por ai nuk u dha, vijoi udhën dhe ndërtoi një profil të kompozitorit, studiuesit, muzikologut, etnomuzikologut, jo vetëm për muzikën tonë por edhe atë ballkanike…
Ky është një Jan Kukuzel i kohëve moderne që quhet Ramadan Sokoli…
Sot në 100 vjetorin e lindjes së tij ka heshtje… Askund një ceremoni, as një pllakë përkujtimore, asnjë statujë, sepse edhe statujat janë me protokolle klanesh…!!
Para pak kohe Lahuta u regjistrua si pjesë e trashëgimisë botërore që mbrohet nga UNESCO, si instrument i trashëgimisë serbe… por pas zhurmës u harrua. Sot babai i etnomuzikologjise dhe instrumenteve që lidhen me këtë pasuri ka 100 vjetorin e lindjes… Por Ministria e Kulturës nuk e ka në kalendar… Kjo lloj skleroze, ky injorim i kujtesës, kjo jetë vanitoze ku gjithçka përmblidhet në kotësinë e përditshmërisë… e zbeh njeriun, shoqërinë dhe shpirtin. Po jo moj zonja Ministre ç’të kushtonte ty që me ata që paguan të botoje sot një album special në tre gjuhë për këtë kollos studiues me famë botërore. A keni ju ndonjë axhendë punë për të botuar ato çka ai ka lënë në proces dorëshkrimi, apo ndonjë Cd me incizimet e tij…
Jo, ju nuk keni! Ju merreni me si lyhen muret ku vendoset pllaka ndarëse si janë mobiluar sallat e rinovuara. Në rregull edhe këto duhen. Por nëse një homolog i huaj ju pyet çfarë është etnomuzika juaj origjinale dhe cilat janë influencat orientale në muzikologji dhe muzikën shqiptare apo përzierjet mbi dhe nënshtresore, ju çfarë do i thoni. Librat e profesorit dhe fondi i tingujeve dhe muzikës së studiuar prej tij janë pjesë e identitet tonë dhe duhet konservuar dhe promovuar…
Sa bukur do që sikur një statujë e tij të promovohej në Tiranë, por nuk ndodh, ne jemi ende peng e historisë me topa dhe me gjyle…
Profesor Ramadan Sokoli, je i paharruar! Puna juaj edhe për muzikën burimore është kontribut që ju bën nder në amshim. Mirënjohje… kaq mundësi pata, kaq bëra… Së paku nuk heshta!
.
14 qershor 2020,

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.