back to top
19.5 C
Tirana
E martë, 19 Maj, 2026

Një përgjigje Dritan Hilës ose burrit të Rudinës… – nga Adriatik R. Dosti

Gazeta

Ura e Tabakevë Tiranë
Ura e Tabakevë Tiranë

Një përgjigje Dritan Hilës ose burrit të Rudinës…
nga Adriatik R. Dosti

“…Tirana kurrë nuk ka qenë qytet… në 1945, dilje ke Ura e Tabakëve dhe të hante Ujku bythën…” – kështu është shprehur kokëpagurja me emrin Dritan Hila.

Së pari, rri i qetë o burri i Rudinës se Ujku nuk ha kërrma si puna jote.
Së dyti, Ujku nuk e ha burrin e Rudinës së ka frikë mos tërbohet.
Së treti Ujku nuk ha komunistë, spiunë e patronazhistë, se ka frikë se helmohet.
Sa për dijeninë tënde e përpara se ferra si puna jote e të atyrë gjysëmopingave që zbritën përgjakshëm në Tiranë dhe e zaptuan dhunshëm atë… Kopështin Zoollogjik ne e kemi pasë midis godinës së Parlamentit dhe godinës ku më pas u ngrit SHQUP (sot Selia e PD) pra në mes të qytetit e në mes nesh… dhe historikisht askush prej nesh që jetuam herët në Tiranë, nuk mban mend ndonjë Ujk të dalë prej andej të ketë ngrenë ndonjë njeri apo qoftë edhe ndonjë by… njeriu!?
Aq më shumë që historikisht tironsit njihen për milet paqësor e jo grindavec e të pabesë si puna juaj, o ardhacakë… që ziheni e flini me Ujkun!!
Ahhh po… ujqër plot e me dy këmbë zbritur prej andej nga zbritet ju të zonës së Parë Operative ku përfshihet edhe yt atë, sigurimsi Ylli Hila, apo qoftë edhe çerdhja komuniste e bolshevike e Rudinës tënde… jo vetëm që na hëngrën të gjallë për 45 vjet me radhë por drejt me ta thënë na rropën e na shqyen fare…
E s’ju ndalem dot… se harruam, gabuam e kurrë s’e kuptuam siç duhet që bisha jeton me bishën dhe njeriu me njeriun.
Ujqërit e serës tuaj po vazhdojnë të bëjnë kërdinë dhe të njëjtën gjë edhe sot e kësaj dite, o burri i Rudinës se kjo puna e kafshërisë fatkeqesisht është gjenetike dhe e trashëguar… gjaku nuk rron dot pa gjak..
E di si tha ai bariu i mençur kur i ra Ujku në vathë e i hëngri gjysmën e kopesë?
“S’e kam inatin me Ujkun që mëe shqeu tufën… por me Qentë e mi të stanit që hanin dhe e ndanin mishin me të!”
Të çaftë Ujku! – thotë një shprehje tipike popullore andej nga ato anët e tua o burri i Rudinës… dhe duket se ti e familja jote e keni ditur mirë se çdo të thotë të të çajë me të vërtetë Ujku, ndaj dhe i dhatë drejtim e zbritët në Tiranë… e mesa duket, të tromaksur vërtet nga Ujku e bëmat e tij, duket se frika nuk iu iku e nuk iu hoq dot as ty e as Rudinës që shihni ende ëndrra me Ujqër që hanë bythë të çmendura si tuajat… te Ura e Tabakëve apo te Kopështi Kryeministror i Ramës… pak rëndësi ka…
O Dritan – Ujku, dëgjomë mua! Unë  personalisht në kësi rastesh nuk e kam inatin me shigjetën që më qëlloi e që më çpoi mua… por me atë që e gjuajti shigjetën… Ok?!
Marrë nga Muri i FB, A. R. Dosti 18 korrik 2025

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.