
Një opinion personal për “Fenomenin Mimoza Ahmeti?”
nga Fatos Muçaj
Në një ekran plot zhurmë, Mimoza Ahmeti po fiton vetëm me tru
Nuk e shoh live Ferma VIP.
Shoh vetëm Prime, pjesë-pjesë, një sy andej e një sy këtej.
Duke qenë rehatuar në “3-shin tim divan”, pse mos jap edhe unë një opinion timin për fenomenin Mimoza Ahmeti?
Ka vite që televizionet shqiptare janë kthyer në një garë të ethshme: Kush bën më shumë zhurmë, kush krijon më shumë konflikt, kush prodhon më shumë “show” të shpejtë. Në këtë logjikë, shpesh nuk fiton ai që mendon më shumë, por ai që reagon më fort.
Pikërisht në këtë terren ka hyrë një figurë që po e prish këtë rregull, pa e thënë me fjalë: Mimoza Ahmeti.
Ajo që po shohim në “Ferma VIP” nuk është thjesht një pjesëmarrje.
Është një fenomen televiziv që po ndahet në dy kampe:
-Ata që e shohin si inteligjencë të pastër dhe,
-Ata që nuk e durojnë dot mënyrën e saj të të qenurit.
–Por një gjë është e qartë: Ajo po tërheq vëmendje pa u përpjekur të bëhet “personazh i ndërtuar”.
Në çdo episod, momentet e saj më të shpërndara nuk janë sherre të zakonshme, por kthime përgjigjesh të papritura, të mprehta, ironike, që dalin në sekondë. Dhe kjo nuk është diçka që mund të fabrikohet lehtë në një format televiziv.
–Këtu lind pyetja që shumë po e bëjnë:
–A po e përdor produksioni Mozën, apo Moza është thjesht ajo që është?E vërteta është shumë më e ndërlikuar sesa një “po” apo “jo”.
–Po, çdo format televiziv e shfrytëzon maksimalisht çdo personazh që prodhon reagim. –Produksioni e di shumë mirë ku është energjia, ku është konflikti, ku është vëmendja e publikut dhe Moza, pa diskutim, është një nga pikat më të forta të këtij sezoni të Ferma VIP.
Por kjo nuk do të thotë që ajo është e prodhuar.
Produksioni mund ta nxjerrë në pah.
Mund ta vendosë në qendër të vëmendjes.
Mund ta përdorë si magnet apo mastiç për audiencë.
Por nuk mund të krijojë spontanitetin e mendimit, ironinë e menjëhershme, apo aftësinë për ta kthyer një debat në një nivel tjetër pa u ngritur zëri.
Këto janë ose aty, ose nuk janë fare dhe tek Mimoza duket qartë që janë aty.
Sigurisht, jo të gjithë e shohin kështu. Ka shumë njerëz që janë kundër saj dhe kjo është normale në çdo figurë të fortë publike.
–Por pyetja e vërtetë nuk është “a ka kundërshtarë, a janë kundër saj”, por pse janë kundër.
–Një pjesë nuk e pranojnë dot një figurë që nuk futet në formatin klasik televiziv.
–Një pjesë nuk e durojnë dot mprehtësinë, artikulimin dhe ironinë e saj.
–Një pjesë nuk e durojnë dot “të rrjedhurën e trurit të saj”.
–Një pjesë janë mësuar me zhurmën dhe jo me mendimin.
–Dhe një pjesë thjesht nuk ndihen fare rehat kur dikush nuk flet dhe mendon si ta.
Në një ambient ku shpesh mbizotëron banaliteti i zhurmshëm, natyrisht inteligjenca e qetë mund të duket e huaj.
Këtu lind edhe një krahasim që shumë e bëjnë:
–A është Moza një Luiz Ejlli?
Përgjigja me e drejtë sipas meje është: Jo.
Luiz Ejlli është një fenomen krejt tjetër televiziv. Ai u ndërtua mbi një narrativë emocionale, mbi humorin e tij të hollë, mbi histori personale, mbi empati dhe lidhje direkte me publikun. Ai fitoi sepse publiku u lidh me të si histori, si ndjenjë, si rrëfim.
Moza nuk po luan në atë terren.
Ajo nuk po kërkon të ndërtojë histori për t’u dashur.
Ajo po ndërton mendim, ironi dhe shprehje për t’u vërejtur.
Luizi funksionoi më shumë si figurë emocionale që krijoi identifikim.
Moza funksionon si figurë intelektuale që krijon debat.
Luizi fitoi zemra.
Moza trondit mendje.
Luizi ishte dhe është narrativë që publikohet dhe përjetohet.
Moza është reagim që ndodh në kohë reale dhe sfidon.
Ja pse nuk mund të futen në të njëjtën kategori edhe pse publiku shpesh tenton t’i krahasojë.
Në fund të ditës, ajo që po ndodh me Mimoza Ahmetin në “Ferma VIP” është më shumë sesa një rol në një reality show.
Është përplasje e dy mënyrave të të bërit televizion:
Njëra e bazuar te zhurma dhe spektakli i thjeshtë.
Tjetra e bazuar te mendimi dhe reagimi inteligjent.
Dhe në këtë përplasje, ajo po tregon diçka shumë të thjeshtë, por shumë të fortë:
Në një ekran ku shumë luftojnë të duken, ajo nuk po lufton të duket, po lufton të kuptohet.
Dhe kjo, në televizionin shqiptar të sotëm, është ndoshta forma më e rrallë e “fitimit të zemrave të ndjeksëve”.
–Mimoza Ahmeti brenda “Ferma VIP” përballet patjetër edhe me “shkopinj nën rrota”, sepse kjo është pjesë e natyrshme e çdo reality show-i.
Por ajo që e dallon është mënyra si i përballon: Nuk i trajton si goditje që e ndryshojnë ose e nxjerrin nga vetja, por si pjesë të lojës që duhen lexuar dhe menaxhuar.
Ajo nuk bie në viktimizim dhe as nuk futet lehtë në konflikt banal.
Përkundrazi, shpesh i çarmatos situatat me ironi, distancë intelektuale ose përgjigje të menduara mirë, duke mos lejuar që loja e të tjerëve ta ulë në nivelin e tyre.
–Sa i përket mendimit ndryshe, të banorëve të tjerë, ajo nuk e refuzon kur është i argumentuar dhe i sinqertë, por nuk e pranon kur shndërrohet në provokim, manipulim apo “lojë të pistë” brenda formatit, qoftë nga banorët, qoftë nga produksioni, qoftë edhe nga të tre opinionistët.
–Në thelb:
–Ajo e kupton lojën, nuk e merr personale dhe nuk lejon që të tjerët ta tërheqin në një nivel më të ulët komunikimi.
–Pyetje:
A e dini që ajo është doktore shkencash në psikoterapi, diplomuar në Sigmund Freud Private University, në Vjenë??
–Moza!
Për mua (dhe jo vetëm) Ju e keni të fitur Ferma VIP.
Marrë nga Muri i FB, Fatos Muçaj 13 maj 2026