back to top
13.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024

Një memorial për internimet e diktaturës komuniste shqiptare (voa)

Gazeta

Memorialit Kombëtar të Internim - Dëbimeve
Memorialit Kombëtar të Internim – Dëbimeve

Një memorial për internimet

e diktaturës komuniste shqiptare (voa)

Memoriali u vendos në qytetin e Lushnjes, ku u internuan afro 90 për qind të gjithë të internuarve politikë në shkallë vendi.
Edhe pse ishte në mes të Shqipërisë, Lushnja u caktua si zonë internim dëbimesh për shkak të kënetave, ku duhej të vuanin e të punonin kundërshtarët e regjimit komunist për afro 4 dekada.
Instituti për Integrimin e të Përndjekurve Politikë, përfaqësues të shoqatave të tyre dhe të qeverisë u bashkuan sot në Lushnje në përurimin e një memoriali kushtuar vuajtjeve në kampet e internimit gjatë regjimit komunist.

Përshëndetja nga Fatos Tushe - Kryebashkiaku i Lushnjes
Përshëndetja nga Fatos Tushe – Kryebashkiaku i Lushnjes

Lushnja, Myzeqeja dhe krahina kënetore përreth tyre është një prej zonave ku diktatura komuniste internoi numrin më të madh të kundërshtarëve politikë, që nga moshat më të shkruara e deri tek foshnjat e sapolindura.
Lushnja kishte 14 qendra internimi, ku jetuan me mundime dhe punë të rënda në bujqësi mijëra të dënuar politikë dhe familjet e tyre.
Internimi dhe dëbimi i kundërshtarët politikë ishte gjatë afro 45 vjetësh një nga veprimtaritë kryesore dhe periodike të diktaturës komuniste.
Diktatura nuk kurseu askënd, që dyshohej sadopak se mendonte ndryshe nga udhëheqja e partisë shtet.
Diktatura internoi në Lushnje për 35 vjet, rreth 90 % të kundërshtarëve politikë antikomunistë.
Krahas qindra burgimeve dhe pushkatimeve me gjyq e pa gjyq, diktatura internoi mbi 33 mijë persona të të gjithë moshave për shkak të mosbindjes së tyre ndaj regjimit komunist dhe prej faktit të thjeshtë që ata u përkitnin familjeve antikomuniste.
Marrë nga www.voa.com (zëri i amerikës)

Përshëndetja nga Historiani Uran Butka
Përshëndetja nga Historiani Uran Butka

5 shtator 2016, Lushnje

Inaugurimi i Memorialit Kombëtar të Internim – Dëbimeve.

National Memorial of Internments & Deportations 1954-1991.
Përshëndetën: Bilal Kola, Fatos Tushe, Dine Dine, Uran Butka, Simon Mirakaj, Blendi Klosi.
Me kërkesë te z. Simon Mirakaj u mbajt 1 minut heshtje në nderim të atyre qe nuk jetojnë.
Në Memorial janë shënuar vetëm mbiemrat e familjeve të internuara/dëbuara dhe jo emra krahinash apo emra të përveçëm.
Mbas ceremonise u pi një kafe në afërsi të memorialit, vendosur në qytetin e Lushnjes
nga muri i Fb i Shpëtim Turhanit,  5 shtator 2016

Disa nga pjesmarrësit e dikur shëm të kampeve të interrnimit
Disa nga pjesmarrësit e dikur shëm të kampeve të interrnimit

Sikur të ishte i mundur lajmërimi i kësaj ngjarjeje…!!

Sot në qytetin e Lushnjes, u përurua Memoriali përkujtimor për të internuemit në burgjet e hapuna të Savrës, Gradishtës, Grabianit, Plugut, Çermës, Dushkut, Gjazës, etj., etj.!
Nji inisiativë e mrekullueshme megjithse aspak e mjaftueshme për me vu në dukje dhimbjet, vuejtjet, sakrificat, humbjet, etj., e për ma tepër trajtimin çnjerëzor të disa dhjetra mija të “të internuemve” ose ma mirë të burgosunve që vuejtën dënime për gati 37 vjet, pa ndonji vendim gjyqi! Në fakt kampet e përqendrimit, i pari Savra, që u pasue menjiherë nga të tjerët, u hapën në vitin 1954 e që vazhdoi deri në vitin 1991.
Më vjen keq që me gjithë mundësitë e mëdha që ka krijue koha që po jetojmë, për përhapjen e informacionit, nuk arrita ta marr vesh organizimin e kësaj ngjarje. Me gjithë zemër do të kisha marrë pjesë!
Po ju miqt’ e mij a do të ishit pjesmarrës në nji eveniment kaq të randsishëm, edhe pse aspak të mjaftueshëm nëse do të ishit informue?
nga muri i Fb i Osmon Kacelit, 5 shtator 2016

Lista emrore e Familjeve të Interrnuara.(a-g)
Lista emrore e Familjeve të Interrnuara.(a-g)
Lista emrore e Familjeve të Interrnuara.(g-l)
Lista emrore e Familjeve të Interrnuara.(g-l)
Lista emrore e Familjeve të Interrnuara.(l-s)
Lista emrore e Familjeve të Interrnuara.(l-s)
Lista emrore e Familjeve të Interrnuara.(s-zh)
Lista emrore e Familjeve të Interrnuara.(s-zh)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.