back to top
17.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Maj, 2026

Një konflikt i madh atje në Theth… Dom Vlash Palaj

Gazeta

Dom Vlash Palaj gjatë Meshës
Dom Vlash Palaj gjatë Meshës
Një konflikt i madh atje në Theth…
Dom Vlash Palaj

Më vjen shumë keq për ata njerëzit e shkretë sepse i joshën, i rrejtën, i blenë, i shfrytëzuan, i vjelën për nga ana monetare, dhe në fund i hodhën, i tradhtuan, i dogjën, i shkatërruan, do t’i gjobisin e do t’i burgosin…
Faik Konica thotë nji fjalë, e cila, duhet të na bajnë të reflektojmë. E keqja ma e madhe e Shqipnisë janë shqiptarët. Por, cilët shqiptarë? Ato, të cilët s’i kanë mësu ende fjalët e jetës.
Krishti thotë: Nëqoftëse don me zgjidh problemin me vëllaun tand, me të afërmin tand, jena pjesë e nji kombi. Shqipnia është një fshat i vogël me e krahasu me vendet e tjera.
Merre përpara vëllaun tand, ulu me të, mos e kushtëzo dialogun tand në kohë. Kërko ta bindësh se cila është e mira dhe e vërteta. Por, mundet me të ndodhë që s’të ndigjon. Atëherë, të lutem, mos e dëno, mos e gjyko as mos e paragjyko, sepse nuk je ti Zoti i jetës së tij. Thirri edhe 2-3 dëshmitarë, edhe në praninë e tyne, thuaji edhe njiherë. E nëqoftëse edhe ato nuk i ndigjon, e prap nuk i ndigjon, ti prap mos u dorëzo.
Ftoje krejt bashkësinë. Uluni të gjithë së bashku. Diskutoni sesi mund të zgjidhet problemi i këtij personi. Mund të ndodhë që as ata nuk i ndigjon. Atëherë, kur ke ba edhe tentativën e tretë, dhe i ke vu në dijeni të gjithë, atëherë kur nuk merr vesh, leçite – veçoje, thotë. Sepse nuk e don të mirën.
Kurse, n’atë realitet të atij fshati malor, ça vërejmë? A thua se jena armiq të njeni-tjetrit. Më besoni, të krishtenë të dashtun, dhe ju ftoj që të mendoni seriozisht në lidhje me këtë gja.
Për shkak se populli jonë vazhdon fatkeqësisht me kenë i mbushun prapë me armiqësi, me urrejtje, me nji vorfni të theksume shpirtnore, atëherë nuk merr parasysh se atij tjetrit je tue ia shkatërru jetën, edhe pse ai tjetri ndoshta ka jetu e ka vepru në mënyrë të gabueme.
Por, kurrë ti mos merr pretendimin se je Zoti i tjetrit. Kërkoni ta bindni njeni-tjetrin e të gjeni nji rrugëzgjidhje, e cila, asht në të mirën e të gjithëve.
Nuk asht ligji mbi çdo gja.
Ligji asht mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkelë mbi njerëzinë tonë dhe kena shkelë atë prani Hyjnore, e cila, e ka stolis jetën njerëzore për me gjetë rrugëzgjidhje ma paqësore dhe ma dialoguese mes vëlleznish. Duhet me ditë gjithmonë me u marrë vesh, sepse nuk zgjidhet raporti i vëllaznisë me gjykime e me dënime. Por, ato të cilët, janë skllevën të jetës, skllevën të sjelljeve të saj, ato s’marrin parasysh se tjetrit i shkatërrohet jeta.
Dashtë Zoti që të piqen edhe ato kushtet kulturore, historike, njerëzore e të lartësohemi disi në ndërgjegjen tonë. Përndryshe, s’kena me pas kurrë paqe.
Ashtu siç shumë njerëz kanë humbë jetët e tyne, kena shumë, shumë kujtesë të keqe nga e shkumja, sepse janë vra për nji copë tokë, për nji vijë ujit, e sot tuj u vra për do kabina dërrasash, të cilat, përbajnë e shprehin nji sakrificë të nji popullit, që historikisht ka vuejtë e don me mujtw me jetue e me pa vetvedin se asht disi i sigurt në at dinjitetin e jetës së tij. Por ja që, ka prap shumë ligësi dhe s’din me u marr vesh për të mirën.
Zoti ia shndrittë mendjen çdokujt e çdokush dittë me u naltësu në atë dinjitetin e të kenunit njerëz të shprehjes së njerëzisë, sepse jena të gjithë bij të të njëjtit Atë, që i bjen me kenë vëllezën e motra mes nesh.
Pa harrue se duhet me i dhanë mirëseardhjen emigrantëve, uroj që të kaloni ditë të paqta, plot me bekime shpirtnore, qetësi e liri mendore, por edhe me pushim fizik. Sepse pushimet duhet të jenë integrale, domethënë të gjitha aspektet e jetës njerëzore.
Fatkeqësisht, ju këshilloj të mos shkoni në Theth, se aty humbni qetësinë mendore dhe shpirtnore, e si pasojë, edhe fizikisht nuk keni me gjet paqe.
Nuk asht faji juej. Faji kuptohet asht i atyne, të cilët, janë ma shumë të prirun me ba keq dhe me shkatërru, sesa me ndërtu. Kujdes, sepse ata të cilët janë më të padrejtit, bajnë çmos me kenë të dhunshëm për me imponue drejtësinë e tyne të tjerëve.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.