back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 26 Mars, 2025

Një ditë duhet t’ua lëshojme vendin tjerëve… – nga Rudina Lohja Kurti

Gazeta

Rudina Lohja - Kurti
Rudina Lohja – Kurti
Një ditë duhet t’ua lëshojme vendin tjerëve…
nga Rudina Lohja Kurti
Sot, që pas 2012, takova për herë të parë Teftën (Tefta Radin)… M’u duk e vetmuar në Shqipëri. Ndërsa në Australi ka djalin me familje… Në Shqipëri pothuajse askënd!
Atje larg kishte bërë një libër për Frankon, dokumentar e disa artikuj.
Grua zonjë… e lindur zonjë…
Disa të tjera bëhen rrugës, disa të tjera nuk bëhen kurrë.
Kur erdha në shtëpi u kujtova se kisha një foto me Tefta Radin. Foto e bërë në mbarim të një darke që e organizoi me sponsor, Mjeshtri i Gjithë Gjërave të Mira: Dëfrim Methasani
Atë kohë dolëm në pension unë, Xhelil Aliu,Vladimir Grillo,Tefta Radi dhe Ingj. Lirim Mulosmani.
Foto kujtimesh te dikurshme
Foto kujtimesh te dikurshme*

Drejtoria e RTSh nuk bëri asnjë takim lamtumire… ndërsa Dëfrimi, organizoi një mbrëmje nderi për ne, të ashtuquajturit pensionistë, që do të largoheshim nga zyrat e TVSh, studiove të montazhit, studiove të mëdha dhe do t’i zhyteshim me kokë shtëpive, pazarit me çmime të lira, ambulancave, spitaleve dhe 

Fundi fundit vjen një ditë që të tjerëve duhet t’ua lëshosh vendin, që pensionet tona të merren e ndoshta dhe të rriten…
*Në foto: Vladimir Grillo, Bajram Hoxha (lart) Tefta Radi, Viola Mazi Grillo (lart) Rudina Lohja Kurti, Nevzat Kurti (lart) Xhelil Aliu, Arta Aliu(lart) Lirim Mulosmani, (lart) znj. Mulosmani.
Marrë nga muri i FB Rudina Lohja Kurti, 8 shkurt 2025
 
 

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. E nderuar Rudina Lohja Kurti.
    Statusi yt më preku shumë dhe më ngacmoi pozitivisht, për ta kthyer këtë përgjigje. Ndihem i lumtur që atë darkë jua rezervova së bashku me Bajramin, jo thjesht 5 kolegëve dhe miqve të RTSH, Tefta Radi, Vladimir Grillo, Xhelil Aliu, Rudina Lohja dhe Lirim Mulosmani, por edhe 5 vlerave të Televizionin Publik Shqiptar, në ekranin e të cilit secili nga ju bëri historinë e tij. Ladi na iku për fat të keq, ndërsa ju jeni këtu. Dua t’ju mbledh sërish. Ndaj duke patur dhe Teftën këtu, që këtë javë, ju pres të rimblidhemi.
    Respekt dhe mirënjohje! Dëfrim Methasani

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.