Një bisedë me mikun tim, Dr. Dritan Korumi – nga Rudolf Marku

Gazeta

Rudolf Marku
Rudolf Marku
Një bisedë me mikun tim, Dr. Dritan Korumi
nga Rudolf Marku
Pasi lexova një postim në murin e tij:

Për Dine Dinen kisha ditur fare pak, përpara se të lexoja postimin e intelektualit fisnik dhe të ditur, dr. Dritan Korumit. Emrin e tij e kisha dëgjuar rastësisht gjatë një bisede me Lazër Radin, nja tridhjetë e kusur vitesh më parë, në shtëpinë e tij përdhese të Tiranës, ku shkëmbenim ca vizita të rralla, por të ngjeshura me kujtime dhe ndrrime mendimesh për atë që po ndodhte në Shqipëri.
Dine Dinen, Lazri e përmendi si shembullin e një ish të burgosuri politik, i cili “preferon -ndryshe nga shumë të tjerë – të mos kërkojë medalje a shpërblime për vitet e vuajtjeve të veta – Është nga ata njerëz të cilin nuk ia ka ënda kompleksin e viktimizimit. Do që vitet e burgut t’i kthejë në një fortesë kujtese. Vetëm kaq… Kështu më pat thënë z. Radi.
Dhe vërtetë, pas bisedës me Lazër Radin, më kot prita ta shoh emrin e atij që zoti Radi e pat quajtur“Kështjellë kujtese”. Asnjëherë nuk arrita të shoh gjëkundi qoftë dhe një rrjesht të vetëm që ai të fliste në vetën e parë, si shumë bashkëvuajtës të vet. As dhe një herë të vetëm.

Dine Dine - në Prishtinë mes miqsh të mirë
Dine Dine – në Prishtinë mes miqsh të mirë

Tani rastësisht emrin e tij e ndesh papritur në postimin e njeriut tepër të kujdesshëm dhe human, doktor Korumit. Dhe nga doktori lexoj se zoti Dine Dine ka botuar një libër, me titullin “Mbi varkën e Karontit” dhe se promovimin e paska bërë në ish burgun e Prishtinës, duke bashkuar në një vuajtjen e shqiptarëve të dy shteteve, shqiptarëve të Tiranës dhe shqiptarëve të Prishtinës. Sepse vuajtja është universale dhe bashkuese, kur qënia njerëzore e pranon vuajtjen si një burim të paçmueshme të eksperiencës, dhe të empathy-s për vuajtjet e të tjerëve. Duke lexuar postimin e zotit Korumi, dhe duke lexuar fjalët e zotit Dine, m’u kujtuan fjalët e një apostolli të së vërtetës, Aleksandër Sollxhenicinit, i cili, kur u pyet nga një gazetar amerikan se çdo të thosh ai për burgjet staliniste (dhe audienca priste që Sollxhenicin të tregonte skena horror nga burgjet), ai papritur tha:
“Qofshi të bekuara, o burgjet e mia. Sepse vetëm ju, i shtrirë në kashtën e kalbur ku përpiqesha të flija netëve, në tokën kallkan, dhe i pangrënë, më mësuat atë që askush tjetër nuk ma mësoi në këtë Botë: dashurinë për të vërtetën, forcën e shpirtit dhe pathyeshmërinë!”

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar.Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit