Një antologji poetike femërore shqiptare – nga Marsela Neni

Gazeta

Jozef Radi & Desantila Rranza - "Kjo botë shirtnore! Antologji
Jozef Radi & Desantila Rranza – “Kjo botë shirtnore! Antologji
Një antologji poetike femërore shqiptare
nga Marsela Neni

Një dëshirë, një ëndërr, një mision, një përpjekje 5- vjeçare për të përzgjedhur me kujdes, për të qëmtuar, për të nuhatur talentin, penën që premton, zërin e heshtur diku në hije.
Një burrë me emrin Jozef, një grua me emrin Desantilë, të dy poetë, të dy njerëz me shije të hollë dhe 29 gra të shpërndara në vende të ndryshme të botës bëhen bashkë në (mbase) të parën antologji të poezisë femërore shqiptare moderne e postmoderne të shek. XXI.
Jam mirënjohëse që jam pjesë e kësaj antologjie poetike. Është nderim, por dhe përgjegjësi për mua.
Njoh përmes poezisë pjesën më të madhe të poeteve pjesë e këtij libri dhe gjykoj se e kanë mëse të merituar praninë e tyre. Ashtu si dhe (në gjykimin tim) janë lënë jashtë këtij kopshti poetik disa lule me “bukuri estetike” të pamohueshme (që mbase do jenë pjesë e një vazhdimësie antologjike. Kush i di planet e Jozefit dhe Desantilës!)
Që të hartosh një antologji poetike nevojitet, së pari, një njohje e mirë e letërsisë bashkëkohore dhe të traditës, së dyti, nevojitet një nuhatje për të dalluar personalitetet, zërat që arrijnë të qëndrojnë në këmbë si identitete letrare të dallueshme e sjellin diçka të re me penën e tyre në letërsi, së treti, nevojitet pasion e këmbëngulje për të kontribuar me diçka më të madhe se thjesht botimi i një libri si mundësi fitimi.
Ndaj s’më mbetet veçse t’i përgëzoj të dy autorët për qëmtimin e kujdesshëm, kornizën kritike për çdo cikël poetik dhe që qenësisht ofrohen për t’i bërë një shërbim letërsisë dhe së ardhmes.
Urimet më të përzemërta për të gjitha poetet pjesë e antologjisë. Bekime çdo lexuesi.
Me dashuri, Marsi

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit