Njё foto rrallё dhe njё bisedё e rrallё… – nga arkivi i familjes Cakrani

Lushnje 1920 - Aqif Pashe Elbasani - Bektash Bej Cakrani

Lushnje 1920 – Aqif Pashe Elbasani – Bektash Bej Cakrani

Njё foto rrallё dhe njё bisedё e rrallё…

nga arkivi i familjes Cakrani

Një tjetër foto e panjohur për opinionin publik nga Kongresi i Lushnjës (Janar 1920)
Nga e majta; (patriot i paidentifikuar) në mes Bektash Bej Cakrani dhe djathtas Aqif Pashë Elbasani në ditët e Kongresit Kombëtar të Lushnjës, që mbush më 21 janar, plot 100 vite.
“Ç’po thua Bektash Bej, po sikur janë nja katër anë që duhet të ziren se është fushë e i ligu të vjen nga s’e pret!
Kur vajtmë atje kishin ardhur nja njëqint e ca matjanë me në krye një djalë të ri fare, nja njëzetë, njëzetë e ca vjeç nga dera e Zogollajve e që e thoshin Amet Bej. Këtë e kishja dëgjuar nga im vëlla që se ç’kishin pasur ca krushqi qëkur dyert e matjanëve me Toptanaj. Dhe nashti ishin ungj e nip duket me Esat Pashnë e që më trubulloi më shumë se vetë Esat Pasha, që kish vitra që n’a dil’ më ëndërr. Po im vëlla Bektashi ma këndoi mëndjen, po ai ja ktheu:
-Një mëndje më tha tek venë këta të tjerë, po unë çilimi do këthej llafnë Esat Pashës, po ta dish Bej, se prapa dajos që e shkon nëpër mënd zotrote mund të veja, pa dhe të bëja ndonjë pasuri. Po më e shuma po të bëheshe mes atyre çakenjëve që mban nga pas, ndonjë roje i tij i parë. Këjo do të thosh se për çdo armik që ka ai me bollëk që tek lind e tek perëndon, ta haja plumbin unë i pari, pa le të hidh’ mbi mua ca mexhite ai! Kështu, si do që t’u shkojë mëndja se e kam a jo Esat Pashnë gjë, këtu jam për vatanë, si ç’kam qënë çilimi dhe më Vlorë e që zotrote Bej s’më mban mënd, m’u këthye mua.
-Se s’ma do mëndja që zotrote Bej që ke një jetë që lëfton e të kemi dëgjuar gjithënjë, thua se u prish nga mëndë ky e të vijë të vritet për Esat Pashnë! Tundi kokën dhe seç u tha me atë gjuhnë e tyrej ca matjanëve, që vetëm unjin kokën dhe ku ne dëgjuam vetëm, peqe!”
(nga “Kujtimet e njё firmёtari” Hajredin Bej Cakrani – 1932)
.
Pas përfundimit të Kongresit të Lushnjes

Pas përfundimit të Kongresit të Lushnjes

Marrё nga faqja e FB e Av Kujtim Cakrani, 16 janar 2020

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook