back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Nëse dhe ty të pëlqen Moza… – nga Erion Dushi

Gazeta

Mimoza Ahmeti
Mimoza Ahmeti
Nëse dhe ty të pëlqen Moza…
nga Erion Dushi

Nëse dhe ty të pëlqen Moza, me vrap te psikologu. Do jua shpjegoj pse.
Në një televizion kombëtar, vajza që bënte parashikimin e motit, shkonte çdo ditë për gjysmë ore. Kur mbërrinte aty ama, çdo gjë ishte gati për të mos humbur kohë. Me kalimin e ditëve, ajo fitonte siguri dhe lajkat për bukurinë nga stafi i dhanë një vetëvlerësim të tepërt që i ndryshoi dhe sjelljen. Ajo nuk bënte më batuta me ta, u lidhosën e mirësjelljes, la mënjanë korrektesën dhe po e shihte veten sikurse fansat e saj. Në një tjetër televizion kombëtar këto ditë, sjellja pa komplekse e Mimoza Ahmetit po kënaq çdo kënd, sepse tek ajo shohin gjërat që do të donin të kishin guximin t’i bëjnë vetë pa u dashur të paragjykohen. Madje, edhe naiviteti i përdorur nga shkrimtarja po u pëlqen atyre që tek imazhet publike shohin një model për veten.
Pas shumë ditë vonesash, një ditë, vajza e motit hyri në studio dhe nuk gjeti asgjë gati. Filloi të ankohet duke thënë: “Çfarë është kjo sjellje? Vipi vjen këtu dhe gjërat nuk janë gati?” Regjisorit që i kishte ardhur në majë të hundës me vonesat e saj dhe nuk toleronte mosrespektin ndaj stafit të tij, u ngrit nga vendi, hyri në studio dhe ia preu.
“Po çfarë vipe je ti, aman? Vipa janë ata në Amerikë që njerëzit dhe gazetarët i ndjekin këmbë nga këmbës, jo ti që deri dje, ndaje me ne byrekun me gjizë!”
E mbyll me Mozën.
Nëse do dinim të jetonim tha ajo, nuk do të kishim nevojë për modele, që të na mësojnë si ta bëjmë. Madje, edhe nevoja për art lind se nuk dimë të bëjmë jetën tonë.
Për këtë ty të pëlqen Moza.
Fakti që tek ajo sheh një liri që vetë nuk e ke. Sepse nuk është Moza “in”, por je ti “out”.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.