back to top
24.5 C
Tirana
E hënë, 11 Maj, 2026

Nënat, emër, fjale, krijesa mbi të cilën nuk mund të kesh pushtet, veç detyrime! – nga Selami Zalli

Gazeta

Selami Zalli - Drejtor i Drejtorisë së Informacionit në AIDSSH
Selami Zalli – Drejtor i Drejtorisë së Informacionit në AIDSSH
Nënat, emër, fjale, krijesa mbi të cilën nuk mund të kesh pushtet veç detyrime!
nga Selami Zalli

Mallkimi (nëma) e nënës ngjet, por më shumë se gjithçka bën dëm, dëshpërimi e thyerja e zemrës së babës.
E desha, ndoqa e nuk e braktisa në të keq nënën, gjithmonë isha në anën e babës, që ende më mungon, atë e mundi koha dhe perversët e pushtetit (qen e kurva) i quante Ai.
Na ishte një grua NZ, person e personazh, që Sigurimi i Shtetit, gjaksit dhe OZNA i kishin vrarë babën, target i tyre dhe budallikut të vet mbeti përjetë. Rekordmen në ndjekje, hetim intensiv (37 muaj birucë) në numër raportimesh e procesesh, me të gjitha tendencat e afatet si; “dispozitat e floririt, akte terrori, agjitacion, grupe dhe agjente e mundëshme e zbulimit jugosllav”.
Të gjitha këto nga bartësit, derivatet e sipërmarrjet e tyre (të sigurimit) zgjatimit të UDB-së, nga rrethet në Tiranë, deri tek “Enveri inë”.
Në finish, Ajo u dënua për “përvetësim të pasurisë socialiste” në një vlerë 23.000 lekë, dëm i zëvendësuar me një dënim antihuman për një grua, nënë e 7 fëmijëve, në një gjykim “model”, me pranininë e forcave speciale (Rep. 326), terror në qytet e kinema… siç dinin vetëm ata!!
Edhe unë jam i bindur se kishte përfituar, por jo aq, ndoshta edhe më shumë, por “big bratheri” (sherlokholmësit) organet e drejtësisë e diktaturës nuk e provuan, e bindën publikun e justifikuan vendimin “në emër të popullit”.
Ajo ndoshta ka bërë shumë të “këqija”, por nderet i ka me provë e nuk përmenden. Të vetmet ndera për familjen; nuk e ka mbyllur derën me ferrë, nuk ka pranuar akuzën, nuk ka kërkuar mëshirë dhe mbi të gjitha bashkëpunimin me Sigurimin, kjo përbën, kapak floriri.
Kjo e fundit mbeti kulmi dhe thelbi i inatit, urrejtjes, egërsisë e kafshërisë. E keqje që nuk ju del ende sigurimsave e pinjollëve.
Qelbësirat kanë bërë gjithçka, kanë fshehur e asgjësuar dokumente, por njerëzit kanë kujtesë, dëshmitë e protagonistëve mbi trajtimin e torturat. Por pa faj nuk jemi edhe ne që në asnjë rast nuk ua bëmë verë njerëzve tanë, ani pse nuk i mohuam e braktisëm.
Kriminelët nëpër dokumente kanë asgjësuar provat për krimet e dështimet, kanë lënë përbaltjen, fatmirësisht me emër e nënshkrim, ku më tipiku, një kryetar dege, më pas Drejtor i Sigurimit në Ministri, maskara me damkë, i materializuar në krijimtari letrare nga Neshat Tozaj, si imoral e partner me një evgjit në origjinë e shpirt ekuivalent, i diskutuar si udbash e vasal i tyre.
Një burrë me përmasa 120 cm nga toka, që vetëm në Tropojë mund t’i begatohej me një djalë 2 m të gjatë… gjë të cilën ja kanë bërë të ditur tropojanët në situatë e kushte izolimi e “arrestit të fshehtë”, por sa vlerë ka për maskarenj…?!
Në Tropojë, nuk ishte dhe as është e vështirë të rezistosh, nëse njerëzit të besojnë dhe të duan. Ne kurrë nuk na braktisën, e në çdo rast na mbrojtën e suportuan.
Tropoja është pus i thellë, që kurrë nuk i merret fundi, të jep atë për çfarë bëhesh e meriton.
Komunistët, spiunët, oficerët e sigurimit, prokurorët, gjyqtarët e familjarët e tyre kanë “marrë” jo vjedhur nga pasuria socialiste (as sot nuk vjedhin, ata shkelin barazi në tendera për frymën e shenjtë), kanë vrarë e kurvëruar, ama edhe vendalinjtë nuk u kanë lënë gjë mangut… (vend me meshkuj të bukur, trima e vital… plot ngjarje, data, emra e shembëlltyra) mbi bazën e parimit; “kush tenton të punoj parcellën e huaj, të tijën ja punojnë të tjerët, pak më shumë”, kthimet janë në progres gjeometrik, sipas një perifrazimi të Fishtës për malësorët.
Vërtet ashtu ishte koha, por më të zinjtë e të ndyrët kanë hyrë në histori e do kujtohen brez pas brezi, Kopi Nika, Sulejman Abazi, Kozma Turtulli, Neshat Mulla, Njazi Hamzaraj, Luan Muho, Bashkim Nebiu, Pal Hajdari, disa legena të vegjël e të mjerë të tipit e nivelit Kiqo, Kaqi, Koqo e Aleko edhe shumë të tjerë, kush më pak e kush më shumë, të gjithë monstra, pa nivel, kulturë e karakter, kanibalë (kafshë) me fytyrë njeriu.
I kam njohur, tani edhe e di mirë. Jam i gatshëm e mirëpres të gjithë sigurimin dhe sigurimsat të provojnë të kundërtën dhe ato që kanë shkruar e lënë nëpër dosje këta horra të pa moral e të pa nder.
Kush nuk ka pengje, borxhe e varësi nga Sigurimi dhe UDB-ja të tregojë historinë e tij, të bashkuar të demaskojnë këto qelbësira, antishqiptarë e antihumanë, që vazhdojnë e bëjnë karshillëk e keqpërdorin viktimat e tyre të mjera, pa kurajo e të pazonja të heqin prangat, zvarranikë patologjikë.
Marrë nga muri i FB, Selami Zalli 12 prill 2026

Related Images:

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.