back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Në nderim të Bogdanit dhe figurave të lavdishme të Hasit – Shoqata Atdhetare Kulturore “Bogdanët”

Gazeta

Statuja e Pjetër Bogdanit
Statuja e Pjetër Bogdanit

Në nderim të Bogdanit dhe figurave të lavdishme të Hasit

Shoqata Atdhetare Kulturore “Bogdanët”

Bordi i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Bogdanët” me seli në Tiranë, me qëllime kulturore në Trojet Shqiptare, në bashkëpunim me shoqata të tjera simotra dhe institucione të tjera, e në respekt të vlerave, traditës dhe ligjeve i drejtohemi:
 
Përballë Sallës "Bogdani"
Përballë Sallës “Bogdani”

Bashkisë Has dhe Kryetarit të saj

z. Liman Morina

.
I nderuar zoti Morina,
mbas përpjekjeve disavjeçare, për vlerësimin e figurave të Hasit dhe jo vetëm dhe mbas pengesave të ndryshme për të zhvilluar një ceromoni dinjitoze në promovim të vlerave të jashtëzakonshme të Imzot Pjetër Bogdanit si dhe të figurave të rëndësishme të kësaj krahine legjendare propozojmë që:
Sheshi qendror i qytetit të Krumës të bëhet parku kryesor dhe të marrë emrin “Parku i Heronjve të Hasit”.
Propozojmë gjithashtu që
1.Ceremonija e vendosjes së Përmendores së Bogdanit të bëhet me 6.12.2021, ditë kjo, kur kjo figurë e kulturës shqiptare vdiq fizikisht.
2.Planvendosja të rishihet në një vend më të përshtatshëm si në lulishten tek Pallati i Kulturës “Pjetër Bogdani” dhe jo në rrethrrotullimin ku Bashkia e ka filluar bazamentin.
3.Në atë bazament, mbas këshillimit edhe me trashëgimtarët e heroit tjetër hasjan, propozojmë të vendoset figura e Bajram Syl Kurpalit, 18 herë i plagosur në beteja në fillim tw shek. XX, kundra pushtuesve të ndryshëm.
4.Në po atë shesh duhet të përzgjidhet edhe vendi për Heroin Kombtar Gjergj Kastrioti.
5.Sheshi afër të cilit është Bajram Curri, edhe Bajraktari i Hasit, duhet të bëhet “Parku i Heronjve”, me figurat më të spikatura në historinë e Hasit.
Për moqarkullimin e kësaj zone me makina, kërkojmë të bëhet unaza e qytetit të Krumës.
Të studiohet me arkitektë, urbanistë, artistë dhe të tjerë që krahas lulishtes me gjithë parametrat dhe me një pjesë të Vrellës së Krumës ta qarkojë këtë “Park të Heronjve”.
.
Përkrahës të Projektit "Bogdanët"
Përkrahës të Projektit “Bogdanët”
Gjatë muajit Tetor të përzgjedhim një datë në të cilën, Bordi i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Bogdanët” sëbashku me ekspertët e tjerë që bashkëpunojmë si dhe me përfaqësues të Bashkisë Has, të mblidhemi në Krumë për të diskutuar vendosjen dhe plan projektet më të mira për këtë zonë me histori dhe qëndresë të njohur!
.
Xhevahir Asllani - Gjini me nji malsor te Hasit
Xhevahir Asllani – Gjini me nji malsor te Hasit
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin
Në emër të Bordit të SH.A.K. “Bogdanët”
Xhevahir Asllani – Gjini
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.