Në ndaluat në një aktivitet që mbrohet nga Kushtetuta – nga Prel Popaj

Gazeta

Edi Rama në takimet Amerikane
Edi Rama në takimet Amerikane
Në ndaluat në një aktivitet që mbrohet nga Kushtetuta
nga Prel Popaj

Kam 35 vite në komunitet, kam shumë vite që marr pjesë në organizime, biles janë të inxhizuara pyetjet e mia me Ismail Kadare, president Nishanin e shumë politikanë të tjerë edhe kongresmanë Amerikanë që ju kam ba pyetje publike, edhe me datë 20 Shtator 2026, kisha përgadite dy pyetje të shkurtra për me ia ba Edi Ramës, por miqtë e mi që kaq shumë i respektoj në vite nuk më lanë të futem në sallë, ma e keqja është se gjoja besojnë në liri dhe demokraci, ata treguan se sa vlerë kanë në të Drejtat e Njeriut, gjithsesi thjesht konfirmova se diktatura nuk ka briena as sot në vitin 2026, ajo vjen edhe afër shtëpisë.
Këta miqtë tanë që jetojnë këtu thonë që e mbrojnë Kushtetutën e Amerikës ku në amendmentin e parë e thotë shumë qartë liria dhe e drejta e fjalës së lirë, pra sikur këta të besojnë në këtë shtet do thoshin, Prelë po, hajde këtu dhe mund t’i bash pyetje lirisht kryeministrit të Shqipërisë sepse je shqiptar, por jo, përkundrazi ata me të gjitha mënyrat që patën më ndaluan aktivitetin ligjor që mbrohet nga Kushtetuta. Nuk më vjen keq për ata që jetojnë në Shqipëri, se ata nuk marrin vesh nga liria e fjalës, por më vjen keq për ata që hiqen se mbrojnë këto të drejta themelore që garanton freedom of speech, first amendment. Gjithsesi unë s’e kam ndërmend me diskutua ma shumë këtë çeshtje, thjesht mos të thonë që besojmë në ketë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe respekt.
The First Amendment to the U.S. Constitution protects freedom of speech.

Gjergj Kola – Prel Popaj
po si ka mundësi që nji njeri që e urren e quan tradhtar, kriminel, hajdut, sharlatan, e shumë e shumë të zeza pse gjithë ai kuriozitet për t’i ba pyetje apo për ta takue e për t’i shkue nëpër evente e salla takimesh?! Kësaj i thonë me futë hundët aty ku nuk duhet! Merru me ndoj punë tanden ma mirë se kërkon edhe të drejta me demek se je në Amerikë edhe e njihe mirë lirinë e fjalës. Nuk tregohet burrnia nëpër statuse telefoni, ajo rrin kudo ku shkel e dukesh. Politika asht kurvë, ajo asht shushujzë nuk ka ngjyrë jo i majtë jo i djathtë!

Myzafer Tafilaku – Prel Popaj
Prel Popaj, nuk të njoh as nuk më njeh por kjo që ke shkru për ta ma vërteton nji mendim që gjithmonë e kam pasë rreth asaj që njerzillëku asht i lindun tek disa, ashtu siç asht i lindun edhe maskarallëku tek disa të tjerë! Mes këtyne dy kategorive përveç ndryshimit në esencë ka ndryshim të madh edhe në appearance/në dukje. Kategoria që simbas gjykimit tem ti i përket, pavarësisht që të asht ba nji e padrejtë e madhe, duke të ndalu mos me hy, ti prap thue që ata janë njerëz të mirë. Kjo në fakt tregon miresinë tande, por veprimet e tyne që i shohim në këtë video ku edhe ata e dijnë që Rama po mashtron sy më sy, nuk tregojnë gja tjetër për ta veç se mungesë dinjiteti, mungesë burrnie, mungesë të çdo elementi të traditës së Malësorit!!!
Kta që pretendojnë se përfaqsojnë Diasporën nuk përfaqsojnë kurgja tjetër veçse faqen e zezë të tyne!!!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit