Ndahet nga jeta Lisa Milicaj Bajraktari, një politikane, sipërmarrëse dhe aktiviste e shquar e komunitetit Shqiptaro-Amerikan

Gazeta

Lisa Milicaj Bajraktari
Lisa Milicaj Bajraktari
Ndahet nga jeta Lisa Milicaj Bajraktari,
një politikane, sipërmarrëse dhe aktiviste e shquar e komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork
29 korrik 2026

Dhimbje e thellë për komunitetin Shqiptaro-Amerikan lajmi i ndarjes nga jeta të Lisa Milicaj Bajraktari, e cila ishte një politikane, sipërmarrëse dhe aktiviste e shquar e komunitetit në Nju Jork.
Lajmin e hidhur e njoftoi bashkëshorti i sa, Aktivisti i shquar shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari.
Albanian Parade – Parada Shqiptare, tashmë një traditë e komunitetit shqiptar në SHBA do të zhvillohet të shtunën, më 20 Qershor në rrugën 43-të dhe Avenjunë e 6 në Manhaten – 43rd Street & 6th Avenue – Manhatten. Do të jetë një manifestim i jashtëzakonshëm ashtu si ndodh për vit çdo vit. Këtë vit në krye të kësaj parade do të jetë zonja Lisa Milicaj. Zonja Lisa Milicaj është zgjdhur si Marshalle e Paradës Shqiptare 2015, si gruaja dhe Shqiptarja e parë e votuar si politikane në shtetin e Nju Jorkut.


 

Lisa Milicaj Bajraktari
Lisa Milicaj Bajraktari

Kush Ishte Liza Milicaj Bajraktari
Liza Milicaj me origjinë nga Kosova, ka qenë një zyrtare e lartë publike e njërës prej lokaliteteve më të vjetra të Nju Jorkut – Town of Pleasant Valley në Dutchess County, e zgjedhur me votat e qytetarëve amerikanë.
Ajo pos këshilltare në Këshillin e Bashkisë së këtij lokaliteti, mbante edhe një post të lart si kryetare e Agjencisë së Sigurimit të Parë, kompani e cila është njohur për përkushtimin e udhëheqjes dhe përsosmërisë në të gjitha aspektet të shërbimeve të sigurimit në SHBA.
Lisa krenohet me rrënjët e saj kudo në punë dhe në jetën e saj të përditshme, e prezanton veten si një shqiptare e Amerikës.
Prindërit e saj Jaku dhe Lena kanë emigruar nga Kosova në vitin 1968. Ajo është e lindur në SHBA, por kjo nuk e ndalon të ndjehet plotësisht shqiptare.
Liza Milicaj krenohet me rrënjët e saj shqiptare, por ndërkohë ajo ishte edhe krenari për komunitetin shqiptaro-amerikan në SHBA.
Ajo arriti me aftësitë e saj një rëndësi historike për femrën shqiptare si gruaja e parë shqiptaro-amerikane e zgjedhur në një detyrë politike në shtetin e Nju Jorkut. Po ashtu Lisa Milicaj Bajraktari u zgjodh si republikane në Bordin e Qytetit të Pleasant Valley, Nju Jork, duke e bërë atë gruan e parë shqiptaro-amerikane që mbante një detyrë të tillë në shtetin e Nju Jorkut dhe të dytën në të gjithë vendin në Shtetet e Bashkuara.
Gjatë gjithë jetës së saj, ajo ishte thellësisht e përkushtuar ndaj komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe në mbështetjen e Kosovës.
Për shërbimin e saj, ajo u nderua, ndër nderime të tjera, me titullin Kalorës i Urdhrit Gjergj Kastrioti –  Skënderbeu. Lisa Milicaj – Bajraktari mori një vëmendje mbarëkombëtare, kur gjatë fushatës zgjedhore presidenciale, ajo fitoi vëmendje kur Presidenti Donald Trump citoi një nga mesazhet e saj në Twitter në të cilin ajo e mbronte atë nga kritikat.
Lisa ishte një sipërmarrëse e suksesëshme. Ajo themeloi dhe drejtoi Agjencinë e Parë të Sigurimeve, Inc. për më shumë se 16 vjet. Pasuri të paluajtshme: Që nga viti 2015, ajo ishte pronare dhe presidente e kompanisë së pasurive të paluajtshme Belmont & Clark, LLC në shtetin e Nju Jorkut.
Për respektin që gëzonte në Komunitetin Shqiptaro-Amerikan, në Paradën e vitit 2015 në New York, në krye të kësaj parade u vendos zonja Lisa Milicaj e zgjedhur simbas traditës si Marshalle e Paradës Shqiptare 2015, duke qenë si një ndër aktivistet e shquara në komunitet, e zgjedhur po ashtu edhe në mesin e 150 shqiptarëve më të suksesshëm në librin ”Histori suksesi shqiptaro-amerikan”.
Me këtë rast, Marko Kepi tha se Lisa është nga Kosova dhe është Shqiptarja e parë e votuar si politikanë në shtetin e Nju Jorkut, një zyrtare e lartë e njërës prej lokaliteteve më të vjetra të Nju Jorkut – Town of Pleasant Valley në Dutchess County, e zgjedhur me votat e qytetarëve amerikanë. “Ajo, shtoi Kepi, udhëheqës i kësaj parade, pos këshilltares në Këshillin e Bashkisë të këtij lokaliteti, mban edhe një post të lart si kryetare e Agjencisë së Sigurimit të Parë, kompani e cila është njohur për përkushtimin e udhëheqjes dhe përsosmërisë në të gjitha aspektet të shërbimeve të sigurimit në SHBA.”
Ndërsa në vitin 2016 AAWO, Albanian American Women’s Organisation, shqip Shoqata e Gruas Shqiptare-Amerikane “Motrat Qiriazi” që drejtohej nga Dr. Anna Kohen e shpalli Lisa Milicaj Bajraktari “Gruaja e Vitit”.
Në tekstin argumentues Organizata e Gruas Shqiptaro-Amerikane bënte vlerësimet për zonjën Lisa Milicaj Bajraktari, duke treguar se ajo shkallët e suksesit i ka ngjitur me djersën e mundin e saj, duke arritur suksese në edukimin e saj, me studime Universitare dhe Master deri tek biznesi i saj të cilën e ngriti si një selfmadewoman, pra me forcat dhe meritat e saj.
Me atë rast Lisa Milicaj Bajraktari mbajti një fjalë përshëndetëse në anglisht që Voal.ch e ka botuar, që titullohej “Spirit on fire”.
Lisa Milicaj Bajraktari ishte një një emër i nderuar i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në SHBA, ajo ishte një bijë, nënë, motër, gjyshe, bashkëshorte dhe Amerikane e devotëshme.
Voal.ch që ka bashkëpunuar me zonjën Lisa Milicaj Bajraktari i shpreh ngushëllimet Familjes dhe mbarë Komunitetit.
Qoftë i paharruar kujtimi i saj!
Marre nga VOAL – Voice of Albanians

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit