back to top
13.5 C
Tirana
E martë, 11 Nëntor, 2025

Ndahet nga jeta Dhimitër Anagnosti – Regjisori që realizoi 14 filma artistikë në 40 vite karrierë

Gazeta

Dhimitër & Roza Anagnosti - gjithnjë të pandarë
Dhimitër & Roza Anagnosti – gjithnjë të pandarë
Ndahet nga jeta Dhimitër Anagnosti
Regjisori që realizoi 14 filma artistikë në 40 vite karrierë

Regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti, i cili u nda nga jeta me 1 shtator 2025, në moshën 89-vjeçare, realizoi 14 filma artistikë në 40 vite karrierë në kinematografinë shqiptare.
Ai gjithashtu realizoi edhe 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.
Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.
Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.
Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”.
Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”.
Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10-të Filmit Shqiptar.
Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”.
Ndërsa në vitin 2005, korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i cili rrëmbeu dy çmime ndërkombëtare në Itali.
Anagnosti ishte ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.

Filmat më të njohur nga Dhimitër Anagnosti:
* Gjoleka, djali i Abazit (2006)
* Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989)
* Përrallë nga e kaluara (1987)
* Gurët e shtëpisë sime (1985)
* Kujtime nga Gjirokastra (1983)
* Vëllezër dhe shokë (1982)
* Në shtëpinë tonë (1979)
* Monumenti (1977)
* Lulëkuqet mbi mure (1976)
* Kur hiqen maskat (1975)
* Cuca e maleve (1974)
* Përjetësi (1974)
* Motive nga dita e diel (1973)
* Malet me blerim mbuluar (1971)
* Parafabrikatet (1970)
* Plagë të vjetra (1968)
* Duel i heshtur (1967)
* Komisari i dritës (1966)
* Njeriu kurrë nuk vdes (1961)
Marrë nga Observer kult

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.