Naim Frashëri, nuk u bën më nder shqiptarëve…! – nga Artur Shkurti

Gazeta

Naim Frasheri (1846-1900)
Naim Frasheri (1846-1900)
Naim Frashëri, nuk u bën më nder shqiptarëve…!
nga Artur Shkurti
Drejtor i shkollës “Udha e shkronjave”
Tiranë, më 22 tetor 2025

Shqiptarët masivisht nuk e kanë më Poet Kombëtar Naim Frashërin. Në fakt, nuk kanë asnjë poet kombëtar, sepse çdo poet shqiptar do t’i çonte vetë tek Naim Frashëri. Duhen lexuar poetët çfarë thonë për Naimin.
Apatia masive për ta mbrojtur Naim Frashërin si duhet, provon qartësisht këtë. Që ta kishin Naimin Poet Kombëtar do të duhej t’i mësonte sistemi edukativ formal. Sistemi edukativ nuk i ka mësuar dhe këtë e ka bërë qëllimisht. Qëllimi i sistemit arsimor formal “dhelparak” ka qenë që shqiptarët të mos kombëtarizohen nga shkolla, pra të mos bashkohen, por të fetarizohen, pra të përçahen dhe të konvertohen me detyrim.
Po të mësonin Naim Frashërin, Naimi do t’u thoshte se “Udha e vëllazërisë është vahu i gjithë mirësisë”.
Kështu shqiptarët bashkë me humbjen e kombëtarizimit dhe të vëllazërisë, humbën mirësinë, pra karakterin, virtytet, moralin dhe filluan të shthuren me shpejtësi si komb. Naim Frashëri e pat qarë këtë situatën tonë me vargjet e tij: “S’më vjen keq për derët tënë, se nga Zoti kshu qe thënë, por më vjen për mëmëdhenë, dhe për Besën e për Fenë; më vjen keq për njerëzinë që i dhatë arratinë”.
Duke vepruar kështu, “karteli me pushtet politik e fetar” i hoqi vlerën e ligjërimit të mësuesit shqiptar dhe shkollës laike shqipe që vepron me frymëzimin e “Mësonjëtores së parë shqipe” të Naimit dhe Samiut. Kjo bëri që “ligjin” edukativ ta bëjnë faltoret e jo shkolla. Në të vërtetë, do ta bëjnë të huajtë që financojnë faltoret në dukje “shqiptare”. Faltoret qartësisht nuk janë kombëtare përderisa bëjnë “indiferentin” përballë shenjtërisë kombëtare që përfaqësohet nga Naim Frashëri dhe Rilindja Kombëtare. Nuk reagojnë se e dinë që zvetënimi kombëtar shton “biznesin fetar” me njerëz të çoroditur nga vetë shkolla e tyre. Asnjë Faltore nuk e mbron Naim Frashërin dhe Rilindjen Kombëtare.
Shkollës shqipe i humbi shenjtëria kombëtare dhe njerëzore. Iu hoq programi edukativ i Rilindjes Kombëtare, i cili ishte kombëtar dhe universal, duke qenë i rrallë edhe në botë në aftësinë e vet edukative të vetëdijes kombëtare dhe globale dhe sintezës fetare. Naim Frashëri do t’i mësonte “Pas kësaj, o shokë kurrë mos kërkoni Perëndinë, nëpër mur’e nëpër gurë, por shihni mirë njerinë” ose “Me fjalë e me agjërime, nuk e gjen dot perëndinë, as me kreshm’ e me kungime, si punojnë ata që s’dinë” Këto mësime të Naimit shkolla shqipe nuk ua mëson, por mëson sa për të shkuar radhën (në fakt për të fshehur braktisjen e qëllimtë). Me këtë braktisje të kombëtarizmit për fetarizmin e riçuan me shpejtësi punën në atë situatë që mallkonte Pashko Vasa.
Propaganda antikombëtare diabolike e paraqet qëllimisht Naimin si “bektashi i mirë”. Bektashinjtë tundohen prej kësaj e bëhen apatikë. Ata nuk thonë “Naim Frashëri duhet ta duam si Poet Kombëtar e udhëheqës shqiptar dhe jo si “bektashi”, pra duhet ta duam të gjithë bashkë dhe jo “ne bektashinjtë”.
Kështu “intriga fetare” fiton dhe shqiptarët mbeten pa Poet Kombëtar, të cilit nuk i propagandohet vepra kombëtare por vetëm vepra “bektashie”.
Për “poetë kombëtarë” tani shqiptarët do të kenë Nënë Terezën. Kur të bëhet gati, Edi Rama do t’u vërë edhe Ismail Kadarenë “të konvertuarin konvertues”. Kjo është arsyeja që Kadareja u përcoll me “bekimin” e Nënë Terezës mbi krye të arkivolit. Nuk kishte problem për Kishën Katolike që Kadareja komunist kishte punuar kundër katolikëve, priftërinjve dhe kishës. Mjafton që Karteli politik i Kadaresë, pas kësaj, të pranojë të bëhet prostitutë e Kishës Katolike. Kjo është “shenjtëria” që u ofron shqiptarëve Kisha Katolike?!
Kemi katër vjet që sqarojmë se heqja me ligj e statusit “Muze Kombëtar të Arsimit” dhe heqja e emrit “Mësonjëtore parë shqipe”, shkombëtarizimi i Korçës, heqja e mundësisë që 7 marsi 1887, të ishte Festë Zyrtare është pjesë e luftrave fetare, që kanë nevojë për shmangien e “laicizmit” dhe “kombëtarizimit” që edukoi Rilindja Kombëtare dhe Naim Frashëri. Heqja e dekoratës që mban emrin “Naim Frashëri” është provë e padiskutueshme e kësaj veprimtarie që qëndroi e fshehur si program i “rilindjes” së Edi Ramës, Mirela Kumbaros dhe Ismail Kadaresë. Dekoratën që nuk e ka “Naim Frashëri”, e ka Nënë Tereza. Për Naim Frashërin nuk ka ditë pushimi në datën 25 maj (1846). Ditën e pushimit e ka e do ta ketë vetëm Nënë Tereza, që të ishte gjallë do të turpërohej me shqiptarët që veç hanë e pinë ditën e pushimit dhe nuk reflektojnë, (luten).
Shenjtëria e Gonxhe Bojaxhiut si shqiptare qëndron tek Naim Frashëri dhe Rilindja Kombëtare. Pa Naim Frashërin dhe Rilindjen Kombëtare Nënë Tereza do të dështojë e bashkë me të edhe Kisha Katolike apo Kisha Ortodokse, Kryegjyshata, apo Komuniteti Mysliman që bëjnë sehir për dëmtimin e Naim Frashërit.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit