back to top
13.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Monumentë moral i nji kombi të denjë  Amerika 250: Mesazh Presidencial në Përvjetorin e Shpalljes së Emancipimit

Gazeta

Shtëpia e Bardhë
Shtëpia e Bardhë
Monumentë moral i nji kombi të denjë 
Amerika 250: Mesazh Presidencial në Përvjetorin e Shpalljes së Emancipimit

(America 250: Presidential Message
on the Anniversary of the Ratification
of the 1783 Treaty of Paris)
Shtëpia e Bardhë
14 Kallnduer 2026

Më 14 Kallnduer 1784, Kongresi i Dytë Kontinental ratifikoi Traktatin vendimtar të Parisit –
marrëveshja detyruese që i dha fund Luftës Revolucionare, siguroi pavarësinë Amerikane dhe shpalli triumfalisht të 13 kolonitë “shtete të lira sovrane dhe të Pavaruna”.
Sot, ne festojmë këtë moment historik monumental dhe i bajmë homazh vendosmërisë, madhështisë dhe vendosmërisë së palëkundun të patriotëve të vitit 1776, të cilët premtuen jetën, pasuninë dhe nderin e tyne të shenjtë për kauzën e lirisë. Ndërpremja e anmiqësive me Perandorinë Britanike, e shpallun më 11.04.1783, i dha fund 8 viteve të luftës brutale dhe luftës ma të randësishme për liri që bota kishte pa ndojherë. Mbas përfundimit të luftimeve, bisedimet e vështira dhe të gjata të paqes kërkuen negociata strategjike, qartësi morale dhe diplomaci të aftë. Për të arritur paqe të qëndrueshme,
Kongresi i Dytë Kontinental dërgoi një treshe titanësh të vërtetë amerikanë – Benjamin Franklin, John Jay dhe John Adams – të cilët mbrojtën interesat amerikane dhe forcuan Republikën tonë të re.
Traktati, i nënshkruem më 3 shtator 1783, gati 2 vjet mbas dorëzimit epik britanik në Yorktown, rezultoi në një pohim të lavdishëm të sovranitetit amerikan. Simbas Neneve të Konfederatës, atëherë kuadri qeverisës i Shteteve të Bashkuara, ratifikimi i traktatit kërkonte një kuorum prej nantë shtetesh. Në këtë ditë 242 vjet ma parë, delegatët u mblodhën në një Dhomë Shtetnore në Anapolis, Maryland, dhe me votimin përfundimtar nga Karolina e Jugut, traktati u ratifikuem unanimisht dhe e drejta jonë e lindun për liri u sigurue ma në fund. Këtë vit – viti ynë i 250-të i pavarësisë së lavdishme amerikane – ne riafirmojmë parimet e drejta që i dhanë jetë Republikës sonë ma shumë se dy shekuj ma parë.
Ne rinovojmë vendosmëninë tonë për të mbështetë dhe mbrojtë paqen përmes forcës, sundimit të ligjit, besnikërisë ndaj qytetarëve tanë dhe besimit në Zotin e Plotfuqishëm (Almighty God).
Mbi të gjitha, ne betohemi se të vërtetat e përjetshme të farkëtueme nga paraardhësit tanë do të mbeten përgjithmonë një dritë e fuqishme shprese, prosperiteti dhe lirie për të gjithë botën.
Në shqip nga Bep Martin Pjetri
E enjte, 15 kallnduer 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.