back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Mite e fakte në besimet popullore – nga Selim Kurti

Gazeta

Caligula & Incitatus
Caligula & Incitatus

Mite e fakte në besimet popullore

nga Selim Kurti

***
-A ekzistojnë fantazmat?
-Kali i Kaligules a ishte senator?
-Ne njerëzit, a perdorim gjithe trurin, apo vetem 10% te tij?
-Vërtet na bën të lumtur çokollata?
Këto e një varg i gjatë pyetjesh të tjera, i ndajnë më dysh njerëzit: disa i besojnë e disa të tjerë janë skeptikë; disa i mohojnë kategorikisht e disa të tjerë luhaten midis-besim-mosbesimit.
Ja disa prej tyre

1.Në përdorim vetëm 10% të trurit tonë
Rreth 70% e njerezve janë të bindur për këtë.
Ne fakt, bëhet fjalë për një mit, pa kurrëfarë mbështetjeje shkencore.
Ne mund ta përdorim keq apo mirë, por nuk ndodh kurrë ta përdorim pjesërisht atë!

2.Kaligula dhe kali i tij
Kaligula, perandori romak në vitet 37-41 pas K., emëroi senator kalin e tij, Incitatusin.
Megjithëse 30% e të pyeturve nuk e beson, mjaft historianë të kohës e sjellin si fakt. Nëse ka ndodhur, pse?
Ka që ia kanë lënë çmendurisë së tij, por shumica bashkohet në shpjegimin se veprimi i tij lidhej me përçmimin e Kaligulës për Senatin.

3.Rregulla e 5 sekondave
Sipas saj, nëse bukën apo ushqimin e rënë në tokë, e merr brenda 5 sekondave, ajo mund të hahet pa merak.
Te ne, ka sunduar rregulla se “buka nuk bëhet kurrë pis”.
33% e të pyeturve besojnë ende në këtë rregull, por duhet ditur se ushqimi mund të ndotet me mikrobe edhe brenda një sekonde.

4.Çokollata të bën të lumtur
Sa i takon këtij besimi, njerëzit qëllojnë në shenjë: 99% e tyre e besojnë këtë. Dhe kanë të drejtë!
Sheqernat e çokollatës nxisin rritjen e nivelit të serotoninës, e cila përmirëson gjendjen tonë shpirtërore, ndërsa magnezi i çokollatës ndihmon në përballimin e stresit e ankthit.

5.Elefanti ka frike prej miut
64% e njerëzve besojnë se po! Ka frikë!
Fund e krye e pavërtetë!

6.Në botë, çdo vit vdesin 150 njerëz nga rënia mbi kokë e arrave të kokosit.
Në fakt, është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe krejt e papërfillshme për numrin e viktimave.

7.Në kanalet e ujërave te zeza të Neë Yorkut, ka aligatorë?!
“Fatmirësisht” vetëm 40% e amerikanëve e besojnë ende, edhe pse kjo përqindje ka qenë mjaft më e lartë!

8.Fantazmat a ekzistojnë?
Del se 37% e ë intervistuarve besojnë në ekzistencën e tyre.

9.Qentë shohin bardhë e zi
67% e njerëzve besojnë se po.
Në fakt, qeni nuk i shikon ngjyrat si ne, por ata njohin edhe blunë e të verdhën, paçka se dallojnë me vështirësi portokalline nga jeshilja.

10.Përbindeshi i Loch Ness-it
Edhe pse është provuar përfundimisht se fotoja e viteve ‘30 ishte e gënjeshtërt, 24% besojnë ende se ajo ekziston, ose të paktëen se ka ekzistuar.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.