back to top
9.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

Në minierën e arit (dhe tmerrit) në Serra Pelada…

Gazeta

Sebastiao Salgado - Serra Pelada 1986a
Sebastiao Salgado – Serra Pelada 1986-a

Në minierën e arit (dhe tmerrit) në Serra Pelada…

Brazil… jo vetëm Botëror 2014

Kjo seri imazhesh asht marrë në minierën e arit në Serra Pelada, në Brazil – fotografì për të cilat cilësori “të pabesueshme” do të ishte ndoshta ma i përshtatshmi – Ishte Sebastião Salgado, i cili dokumentoi përmes këtyne fotove, në vitin 1986, kët abuzim të paprecedent ende i gjallë asokohe, i të drejtave ma elementare të Njeriut…

Sebastiao Salgado - Serra Pelada 1986-b
Sebastiao Salgado – Serra Pelada 1986-b

Janë me mija njerëz, të cilët ndokush mund t’i cilsojë edhe si “kërkues të arit”, por që në mënyrën ma të saktë ata duhet të quhen thjesht skllevën – të gjithë ata që janë fotografue ndërsa ngjiten në turma në nji kavë të jashtzakonshme, nëpër ca shkallë druni dhe hunjsh primitivë e të rrezikshëm, duke mbajtë mbi shpatulla thasë të randë të mbushun përplot me dhe e baltë, e që në të cilat mund të fshihej ndonji grimcëz ar…
Asht nji histori e gjatë, që kish lindë në shekullin e XIX, me nji gjetje fillestare të mjaftë ari, e cila mbrriti me shkaktue nji imigrim të paimagjinueshëm njerzish prej fushave të afërta dhe të largëta të Brazilit…
Të shtymë prej andrrës së pasunisë dhe lirisë, mija djem e burra braktisën punët e tyne nga zonat bujqësore të veriut dhe verilindjes së Brazilit, duke iu drejtue asaj miniere në qiell të hapët në Serra Pelada…

Sebastiao Salgado - Serra Pelada 1986-c
Sebastiao Salgado – Serra Pelada 1986-c

E vërteta asht se askush s’u dërgue me forcë atje, por gjithashtu asht e vërtetë se të gjithë u banë skllevën të shpresës dhe idesë së Fatit, duke mbajtë mbi shpina dhe në kujtesë kushtet të nji jete tejet çnjerzore.
Mbasi mbrrinin aty, për ata njerëz bahej e pamundun të ikinin prej atij vendi…
Sa herë që në ndonji copëz dheu të asaj miniere të quejtun barranco – zbulohej ndonji grimcë ari, njerzit që trasportonin thasët me dhe e baltë, e që merrnin nji shpërblim qesharak veç me mbajtë frymën gjallë, kishin të drejtë me zgjedhë thesin dhe me kqyrë mbrenda tij. Nëse  aty mbrenda ishte i fshehun fati i tij.

Sebatiao Salgado - Serra Pelada-d
Sebatiao Salgado – Serra Pelada-d

Jeta e secilit prej tyne qe nji shfaqje e pambarim zbritjesh deri në fundin e minierës, dhe e ngjitjeve me thasë mbi shpinë deri në sipërfaqen e saj, në nji pjerrësi marramendëse.
Miniera e arit në Serra Pelada, ishte e kontrollueme prej policisë ushtarake të shtetit federal të Paràs, me përplasje të shpeshta midis ushtarëve dhe punëtorëve të minierës, të ashtuquejtunve garimpeiros (kacavjerrësit). Shpesh gjatë grindjeve mes tyne, policët qëllonin me lehtësi në drejtim të punëtorëve…

Serra Pelada (1983) - Pamja (Bernadelli)
Serra Pelada (1983) – Pamja (Bernadelli)

Sot Miniera e Serra Pelada asht e braktisun. Ajo shpellë e hapun drejt qiellit si nji ulërimë, ka qenë e gjitha e gërmueme me duar e me thonj, duke u shfaqë sot si nji liqen i vogël e i ndotun…
Përktheu dhe përshtati Jozef Radi 2014
http://ilcassetto.forumcommunity.net 29 mars 2014

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.