back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Milingonat – bota e panjohur e insekteve të punës… Giorgio Dell’Arti

Gazeta

Milingona
Milingona

Milingonat – bota e panjohur e insekteve të punës…

Giorgio Dell’Arti

Në planet,
milingonat kanë po të atë biomasë
sa dhe njerëzit,
ato dinë të bëjnë skllevër
dhe zhvillojnë luftra të vërtetë.
Po të skuqura ato kanë aftësi afrodiziake…

Njerëzit në Tokë janë rreth 7 miliardë, ndërsa numri i milingonave që jetojnë në çdo çast është vlerësuar diku rreth 1 deri në 10 milion miliardë insekte. Kështu që, duke qenë se pesha e çdo qenie njerëzore është 1-2 milion herë më e madhe se ajo e nji milingone, duket se milingonat dhe njerëzit kanë po të njëjtën biomasë totale.

Aromat
Milingonat janë pothuaj të verbëra dhe e gjykojnë botën sipas aromave. Më të mëdhatë e tyre Dinoponera quadriceps dhe Camponotus gigas, arrijnë nji gjatësi deri në 4 cm. Nji mbretëreshë arrin të depozitojë deri në 600 vezë në ditë. Ngjyrat e mundshme të tyre janë: e kuqja, e zeza ose e verdha. Llojet ekzistuese: – Dhjetra mijë.

Nji fshatar kolumbian dhe milingonat "Culonas" në tiganin e tij
Nji fshatar kolumbian dhe milingonat “Culonas” në tiganin e tij

Luftërat
Nuk janë të rralla luftërave mes kolonive të milingonave. Zakonisht ato shpërthejnë në mbrojtje të nji territori apo burimeve ushqimore. Përjashtim bëjnë milingonat Polyergus, të cilat i sulmojnë qëllimisht foletë e llojeve të tjera për të vjedhur larvat dhe për t’i skllevëruar milingonat e tjera.

Shpërthimet
Milingonat Camponotus saundersi të Borneos, kur janë të zaptuara plotësisht nga armiqtë, shpërthejnë duke lëshuar nji lloj zamke mpirëse që i vret kundërshtarët.

Mercenare
Milingonat Sericomyrmex të Amerikës së Jugut pranojnë të mbajtur në kolonitë e tyre Megalomyrmex, që janë luftëtare të fuqishme. Dhe, kur ndodh që kolonia e tyre sulmohet nga të tjera Sericomyrmex, mercenaret Megalomyrmex shërbejnë si mbrojtëse.

Rene Rexhepi - nji ndër shefat shqiptarë më të mirë në botë
Rene Rexhepi – nji ndër shefat shqiptarë më të mirë në botë

Pjata
Rene Rexhepi, – shef nga më të mirët në botë, është autor i nji pjatë me milingona të gjalla. Insektet importohen nga Brazili dhe Rexhepi i ushqen ato me gjethe koriandre dhe qitrosh.

Shija
Jerry Hopkins, autor i “Strange foods” (Ushqime të çuditshme), thotë se: “Milingonat kanë “aromë të butë, të ngjashme me Camembert.”

Tigani
Atta laevigatat të vendosura në nji tigan dhe të skuqura, janë nji ushqim mjaft popullor mes kolumbianëve, për aftësitë e tyre afrodiziake.

Papunësia
Në foletë e milingonave bredhin edhe të papunat, të cilat ndonjiherë ndalojnë për të kryer punë të rastësishme. Ato mund të rekrutohen edhe nga shoqet për të kryer detyra kur ka pak fuqi punëtore.

Fole milingonash
Fole milingonash

Dhomat
Nji fole tipike milingonash Atta Sexdens përmban rreth 1900 dhoma. Dhe për të gërmuar Milingonat lëvizin rreth 40.000 kg terren.

Mashkulli
Milingona femër Diacamma e lejon mashkullin të çiftohet me të, dhe më pas kthehet në fole duke e tërhequr mbas vetes ndërsa vazhdon të jetë duke kryer aktin seksual. Mbasi mbrrin në fole janë milingonat punëtore që ia shkëpusin me kafshime kokën dhe gjoksin mashkullit duke i lënë vetëm organet seksuale ta ngjitura në barkun e femrës. Ato qëndrojnë ashtu edhe për dy ditë e më pas bien..

Tonelata
Nji fole me rufe (milingona), me veprimtarinë e mijra grabitqarëve, arrijnë të bëjnë bashkë gati nji kile viktima në ditë. Në pyjet alpine, ku ka të paktën nji milion fole milingonash me rreth 300 miliardë insekte, arrihen të grumbllohen rreth 20-25 mijë ton ushqim në vit, e ku më shumë se gjysma janë insekte te vogla të vrara.

Në çdo hektar tokë ka më shumë se dy milion milingona.

Milingona - Charlie Stinchcomb
Milingona – Charlie Stinchcomb

Flatrat
Ndër individët e racës Atta ato që riprodhojnë kanë flatra. Nji herë në vit pjestarët me flatra të shumë prej kolonive ngrihen të gjitha së bashku në nji ditë të vetme bëjnë “fluturime dasme”, gjatë të cilave ato çiftohen (çdo femër me disa meshkuj, që më pas vdesin shumë shpejt). Spermatozoidët e mbledhur në nji herë të vetme, janë të mjaftë për gjithnjë. Më pas femrave ju bien flatrat, ato gërmojnë nji strofull, ku mbjellin micelin e kërpudhave të cilën e kanë sjellë nga kolonia e origjinës dhe bëhen mbretëreshat.

Socializmi
“Duket se në disa rrethana socializmit vërtetë funksionon, po për fat të keq Karl Marksi, ka marrë në konsideratë nji specie të gabuar” (Bert Hölldobler dhe Edward O.Wilson).

Marrë nga Sette Nr. 36(fq.64)
Përshtati në shqip Jozef Radi

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.