back to top
24.5 C
Tirana
E hënë, 11 Maj, 2026

Mesazh Presidencial për Ditën e Përkujtimit të Armenëve – Shtëpia e Bardhë – 24 Prill 2026

Gazeta

Genocidi i Armenëve - 24 Prill 1915-1917
Genocidi i Armenëve – 24 Prill 1915-1917
Mesazh Presidencial për Ditën e Përkujtimit të Armenëve
Shtëpia e Bardhë – 24 Prill 2026
(Presidential Message on Armenian Remembrance Day) 

Sot, u bajmë homazh armenëve të panumërt
që u dëbuen dhe u masakruen brutalisht gjatë Meds Yeghern.
(Today, we pay tribute to the countless Armenians
who were exiled and brutally massacred during the Meds Yeghern1).

Ne qëndrojmë në solidaritet të palëkundun me çdo armeno-amerikan dhe armen në mbarë botën gjatë kësaj dite përkujtimi për ngjarjet shkatërruese që ndodhën mbi 100 vjet ma parë, të cilat vazhdojnë të jetojnë në kujtimet kolektive të këtyne komuniteteve sot. Ky kapitull solemn në historinë njerëzore do të qëndrojë përgjithmonë si një dëshmi e shpirtit të pathyeshëm të popullit armen dhe shpresës në qendër të Krishtenimit. Ne nderojmë forcën dhe vendosmërinë e thellë të shfaqun nga armenët në kapërcimin e tragjedive të jashtëzakonshme të së kaluarës dhe në krijimin e një të ardhmeje ma të madhe që 1 Meds Yeghern (ose Medz Yeghern, armenisht: Մեծ Եղեռն) përkthehet si “Krim i Madh” ose “Fatkeqësi e Madhe” dhe asht termi që përdoret për të përshkrue Gjenocidin Armen të viteve 1915–1918.
I referohet spastrimit sistematik, masakrës dhe deportimit të 600.000 deri në 1.5 milion armenëve në Anadoll nga autoritetet osmane.
I përcaktohet nga prosperiteti, siguria dhe paqja e qëndrueshme. Ne zotohemi të qëndrojmë pranë tyne. Së bashku, Shtetet e Bashkuara dhe Armenia do të vazhdojnë punën tonë drejt ndërtimit të një bote ma të sigurt dhe të begatë.
Administrata ime po forcon partneritetin tonë strategjik duke ofrue mundësi të randësishme për popullin armen dhe duke promovue stabilitet të qëndrueshëm në të gjithë rajonin e Kaukazit Jugor. Dhe tash, amerikanët dhe armenët qëndrojnë krah për krah në Bordin historik të Paqes, të bashkuem në qëllimin tonë për të nisë një epokë të re paqeje përmes forcës. Në këtë Ditë Përkujtimore të Armenëve, ndërsa vajtojmë shpirtnat e pafajshëm që humbën jetën gjatë tragjedisë së Meds Yeghern, ne ripërtërijmë thirrjen tonë të shenjtë për të mbrojtë të pafajshmit, për të çue përpara kauzën për paqe midis të gjithë njerëzve dhe për të kultivue një nderim të thellë për Zotin e Plotfuqishëm, i cili na mbështet në çdo sprovë dhe triumf.
Në shqip nga Bep Martin Pjetri
E shtunë, 24 prill 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.