back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

“Merrni masa të shkelni Dukatin!” Letra dhe urdhëri i Dushan Mugoshës – 1943 nga Kastriot Dervishi

Gazeta

Tarrasi dhe Dushani
Tarrasi dhe Dushani

“Merrni masa të shkelni Dukatin!”

Letra dhe urdhëri i Dushan Mugoshës – 1943

nga Kastriot Dervishi

Që jugosllavët Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha kanë qenë drejtuesit e së ashtuquajturës “luftë nacionalçlirimtare” (në të vërtetë veçse luftë civile), e tregojnë letrat që gjenden në arkivat tona dhe ato të huaja. Më 30 nëntor 1943, Dushan Mugosha (“Sala”) i shkruan një letër urdhëresë Mehmet Shehut ku pasi e qorton për veprimet e mëparshme, si pasojë e cilave u vranë disa komunistë (ndonjë prej të cilëve ishte varur me portret në bulevard nëntorin e kaluar), i jep porositë në lidhje me koordinimin e veprimeve të Brigadës së 1-rë. Aksioni i radhës ishte shkelja e Dukatit. Entuziazmi i Mugoshës kundër Ballit Kombëtar, është në të njëjtin nivel si i të ashtuquajturve “veteranë” të pavdekshëm të ditëve tona.
.
Tarasi midis Dushan Mugoshes dhe Miladin Popoviç
Tarasi midis Dushan Mugoshes dhe Miladin Popoviç

Letra e Dushan Mugoshës

Mehmet,
Mora letrën tënde. Pashë se keni rrezikuar forca nga mungesa e koordinimit të veprimit me Besnikun, por si që the edhe vetë ke ra në pozitat e Delos, (Balili) që s’ka dasht as me një mënyrë; por gabimi u bë, duhet mendohet për një sulm tjetër duke koordinuar luftën me Besnikun, si edhe me forca të tjera të brigadës, duke përdorur zjarrin më të tmerrshëm dhe duke qenë të pamëshirshëm se humbjet tona janë mjaft të mëdha dhe të pazëvendësueshëm (kuadrot) Gjoka (Doçi), Jashari (Muhameti), Agimi (Çeno), Ramadani (Romësi).
Shiko se sa forca të Brigadës nevojiten për me shkel Dukatin dhe kërkoji menjëherë.
Në një letër nga Tahiri (Kadare), e cila është shkruar më 26.11.1943 flitet për mbi luftën e urës së Dragotit, ku ballistët patën 10 të vrarë dhe 35 robër; (u zu) edhe një mortajë e rëndë si tonat, një automobil, si dhe material ushtarak. Ura e Dragotit në duart tona.
.
Premte, 04 shtator 2020
Marrë nga https://55neës.al/dossier/item/251760-1943-urdhri-i-mugoshes-merrni-masa-te-shkelni-dukatin
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.