back to top
21.3 C
Tirana
E diel, 12 Korrik, 2026

Meqënëse… po sikur… – nga Ilda Zhulali

Gazeta

Ilda Zhulali
Ilda Zhulali
Meqënëse… po sikur…
nga Ilda Zhulali

Në çdo vend, organizimi i zgjedhjeve është detyrë dhe përgjegjësi e qeverisë. Kjo përfshin jo vetëm sigurimin e aspekteve teknike, por edhe garantimin e besimit të qytetarëve në integritetin e procesit.
Megjithatë, në Shqipëri, ky koncept ka pësuar një shtrembërim të thellë që nga viti 2015, kur përgjegjësia për organizimin e zgjedhjeve është zhvendosur në mënyrë paradoksale drejt opozitës.
Në vend që qeveria të japë llogari dhe mbajë përgjegjësi për çdo problematikë dhe mosgarantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, diskursi politik është fokusuar në kërkesën që opozita të “mbrojë votën” e saj.
Kjo përmbysje logjike e ka shndërruar rolin opozitës nga një mbikqyrës i pushtetit në një aktor që duhet të kompensojë dhe zëvendësojë institucionet shtetërore. Në praktikë, kjo ka çuar në një çrregullim sistematik: qeveria shmang përgjegjësinë, ndërsa opozita përballet me presione të paarsyeshme për të garantuar diçka që nuk kontrollon.
Dy Rrugë Alternative për të Kthyer Gjërat në Normalitet

Ilda Zhulali
Ilda Zhulali

1.Rikthimi i Përgjegjësisë Tek Qeveria
Zgjidhja më e thjeshtë dhe më logjike është rikthimi i arsyes së shëndoshë: qeveria duhet të jetë subjekti kryesor i llogaridhënies për zgjedhjet. Kjo do të thotë që ajo të jetë shënjestra e debatit publik si dhe forcës së ligjit për manipulimin, presionin, shitblerjen e votës dhe minimin e zgjedhjeve.

2.Meqënëse kjo e para nuk ndodh, atëherë le të reformojmë sistemin, duke bërë ndryshime ligjore që lejojnë opozitën të krijojë struktura paralele për garantimin e zgjedhjeve.
Këto institucione të financohen nga buxheti shtetëror, duke garantuar që një pjesë e taksave të qytetarëve të përdoren edhe për mbrojtjen e votës, dhe jo vetëm për vjedhjen e saj.
Meqënëse taksat përdoren për të na vjedhur, po sikur t’i përdorim edhe për të na mbrojtur?!
Marrë nga Muri i FB Elona Caslli, 20 maj 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.