back to top
17.5 C
Tirana
E premte, 4 Tetor, 2024

“Me ta futë… edhe breshka!!”

Gazeta

Breshka shqiptare... në portin e Anconës
Breshka shqiptare… në portin e Anconës

“Me ta futë… edhe breshka!!”

Që po vidhemi në të katër anët, kjo tashma s’përbën asnji habi, habi do të ishte po të rebelohej ndonji prej nesh, që shpall bujshëm se e do  vendin e vet, jo veç duke e tundë flamurin kuqezi, po t’u dilte për zot edhe këtyne kafshëve të përçmuara, që po shkojnë pak nga pak drejt zhdukjes, duke marrë me vete edhe nji pjesë të vlerave tona… Duke i mbrojtë këto kafshë të habitatit shqiptar, ndoshta do ta respektonim ca më tepër edhe veten tonë… asgja ma shumë… jr

Breshka - Testudo Hermanni
Breshka – Testudo Hermanni

Roja e Financës dhe Dogana e Ankonës ushtruan kontroll në një furgon me targa franceze të sapo ardhur me traget nga Durrësi. Në furgon u gjetën 17 copë breshka të llojit “Testudo Hermanni”. Ky lloj breshke është i përfshirë në listën e kuqe të specieve në zhdukje. Pikërisht për këtë shkak kjo breshkë mbrohet nga Traktati i Uashingtonit për mbrojtjen e specieve të rrezikuara. Të tilla breshka kryesisht gjenden në kopshtet zoologjike dhe mjaft rrallë në natyrë.
Dy francezëve të breshkave ju vunë hekurat. Për francezët, që ktheheshin nga pushimet, në këtë rast shkon proverbi shqiptar: të ta fusë edhe breshka! Pas inventarizimit breshkat ju kaluan Policisë pyjore italiane, me qëllim dorëzimin e autoriteteve shqiptare (Ministrisë së Mjedisit), për t’i lëshuar në habitatin e tyre natural.
Doganat italiane shprehën habi se si breshkat kishin kaluar pa u kapur nga kolegët e tyre shqiptarë, sidomos tani, që janë intensifikuar kontrollet në portet shqiptare, kontrolle këto të përforcuara edhe nga një kontraktor privat nga një vend i Bashkimit Europian.
Marrë nga http://everteta.al

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.