back to top
21.1 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025

Më larguat, më pështytë e çnderuat dhe… – revoltë nga Altin Joka

Gazeta

Qeveri e Korruptuar...
Qeveri e Korruptuar…

Më larguat, më pështytë e çnderuat dhe…
revoltë nga Altin Joka

Votoj para 12 vitesh për ju që të sillni ndryshimin.
Paratë e një jete i hedh në bisnes dhe hap 2 bisnese.
I ngre bisneset në majë me sakrificë, që shpirti edhe ata që me njohin e dinë, marr borxhe dhe kredi… dhe punësoj 16 persona
Mundohesha të isha qytetar model, ku edhe Gjermania do ta kish zili, nuk di të hedh një letër në rrugë, apo t’i bie borisë, të mashtroj apo keqtrajtoj kënd…
Nuk i shmangesha asnjë detyrimi dhe as të fshija të ardhurat
Mundohesha të jepja kontribut kudo për njerëzit.
Ndihmoja modestish të varfërit dhe të pamundurit
Më sollët 32 kontrolle në dyer e bisnesit tim për 2 muaj, me qëllim të m’i mbyllni dhe nuk marr asnjë gjobë, se s’kisha bërë asnjë shkelje e sado mundoheshit nuk gjenit arsye, m’u sulët sikur isha armik dhe bandit!!
Me bëtë presione anembanë…
Më vendoset dhjetra gjoba të pakuptimta për makinën, kur makina ose nuk lëvizte, ose s’ishte fare aty!
Ju paraqita dhjetra denoncime që mireë që as doni t’ia dinit, por edhe më kërcënonit, në vend që të më falenderonit!
Në shumicë rastesh nuk më jepnit as teë drejten time që kerkoja…
M’i falimentoni bisneset me dhunë e presione..
Më varrosni gjithë mundin tim të 20 viteve…
Me detyroni të largohem nga vendi im që i kisha premtuar se s’do të largohesha kurrë…
Më larguat nga nëna ime që kurrë s’do ta doja të ndodhte!!
Më pas…
Vij për herë të parë pas disa vitesh në vendin tim dhe më trajtoni si një maskara e kriminel..
Edhe pse nuk jam e jetoj aty kam vite, më paskeni vendosur edhe mua edhe bashkëshortës gjoba njera pas tjetrës me shifra të konsiderueshme dhe më jepni arsye idiotësh dhe pakuptimta, kur unë jetoj me vite në një shtet tjetër dhe merrkam gjoba ende aty…
Merrni nëpër këmbë motrën time duke e bërë zhele!
Në urgjencë për vajzën, doktoresha as me sy nuk më shikon le më ta vizitojë, as nuk do të komunikojë dhe as do të merret… e më trajton si një vemje e detyrohem ta trajtoj në shtëpi me mundësitë e mia
Vij në vendin tim të bëj disa seminare falas nëpër shkolla për fëmijët, mirë që nuk pranoni por edhe talleni!
Denoncoj disa kërcenime e më vini në lojë e neglizhoni.
Dëshiroj të sjell disa projekte avangarde në drejtim të shëndetit, më mbyllni dyert edhe pse s’ju kërkoj asgjë…
Dhe në fund: më dergoni edhe mesazh që të votoj për ju?
Jo vetëm që jeni cipplasur, pushta dhe edëpseza, por edhe krenoheni për atë çka përfaqësoni.
Nuk më janë tharë ende plagët tuaja që m’i shkaktuat e i shoh përditë dhe më mesazhe dashamirësie, ju njerëzit më të ndyrë të vendit tim, dhe më ftoni të votoj për Ju???
Më pështytë, shtytë, rrahët e çnderuat tani doni dhe të më poshtëroni…
Faleminderit që më ritreguat dhe më kujtuat se kush jeni… dhe që paskeni ndryshuar vetëm maskat për shfaqjen e rradhës…
Marrë nga Muri i FB Altin Joka, 27 prill 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.