Mbyllja e RTSH 3, për diasporën, apo…?! – nga Faruk Myrtaj

Gazeta

Emisioni për Diasporën "Ura"
Emisioni për Diasporën “Ura”
Mbyllja e RTSH 3, për diasporën, apo…?!
nga Faruk Myrtaj

Duket se s’është thjesht shembja e “Urës me Veten” – siç mbahet emisioni i Artur Bejzades, edhe pse kjo do ishte mjaft të pyetej:
Ku shkoi tërë ajo hoho-ramë për lidhjen me Diasporën e pak kohëve më parë? Pse u ngrit, pastaj u shkri Ministria e Diasporës së Majkos dhe pastaj pezullimi i vet atij të urti Yes-Shef? Ç’ishin tërë ata “Ambasadorë të Kombit” në Diasporë që u thirrën në Shoë televiziv në Tiranë?
Mirë është të pyesim për të pasur opinion sa më objektiv që e kalon mirënjohjen vetjake për drejtues emisioni apo TVSH si Institucion.
Ngaqë ende kemi te drejte te pyesim, mësojmë se ne te vertete synohet “shpartallimi i platformës se RTSH.
Ky qëllim duket se “detyrohet” nga varësia klienteliste e kësaj politike, të një vargu vitesh, mbase që prej fillimit të gjoja hyrjes në ekonominë e tregut, për të krijuar pronarët e vet edhe në pushtetin e Katërt, duke favorizuar platformat private.
Prania eficiente falas prej RTSH-së e gati 15 kanaleve në përmirësim të vazhdueshëm, cënoska fitimin e privateve, ngjizur nga kjo lloj qeverisje!
Kjo mbyllje është në fund të fundit shkelje e detyrimi përpara Ligjit.
(Shikoni më poshtë Nenin 13 të funksionimit: Shteti ka detyrim të përballojë nëpërmjet RTSH informimin e Diasporës në tërë natyrat e informimit…).

 
Neni 13 i Ligjit per RTSH
Neni 13 i Ligjit per RTSH

Odise Plaku 

“Ura” dhe Artur Bejzade ka arritur te sjellë në ekran vlera mbarëkombëtare që kanë folur shqip. Kemi pasur dy eksperienca në studion e emisionit “Ura” për “Amber Alert” në Athinë dhe “Engjëjt” në Tiranë. “Ura”nuk duhet të shkatërrohet!
 
Mevlan Shanaj

Artur Bejzade! Çdo gjë që e arritëm me vështirësi në RTSH si filmin artistik,Teatrin në Ekran, Spektaklin e javës dhe ky programi juaj, po shkatërrohet me lehtësi siç shkatërrohet çdo gjë pas tërmeteve!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit