
Mbishkrim Romak i gjetur në Segusio – Susa (Alpes Cottiae), Itali
nga Mark Palnikaj
Ky mbishkrim i përket periudhës së viteve 100-300 pas Krishtit, ku përmendet emri Albania. Kjo është për ata që thonë se emri Albania nuk përmendet në mbishkrimet e lashta. Albanët ishin një fis Ilir, po ashtu Albanët ishin një popull Pellazgjik sipas Dionis Halikarnasit. Albanë quheshin pasardhësit e Enea Dardanit, dhe duhet ditur gjithashtu që djali i tij Azgani, themeloi Alba Longën. Albanakti, një nga tre djemtë e Brutit ose Britit (themeluesit të Britanisë së madhe), ishte ai që themeloi Albania ose Albany (Skocinë e sotme), edhe sot e kësaj dite, Skocezët e quajnë veten “Albannach” dhe vendin e tyre “Albania”. Londra është quajtur dikur “Trinovantum” ose “Troia Nova”, pra “Troja e re”.
Pyetja që na bën të jemi shpeshherë në dilemë është: A janë Shqiptarët me prejardhje nga Kaukazi? Kësaj pyetje po i përgjigjemi kështu: Nëse Shqiptarët janë me prejardhje nga Kaukazi, atëherë jo vetëm Shqiptarët por edhe vetë Indo-Europianët e parë që zbritën në gadishullin Anatolian dhe më pas u përhapën në Ballkan dhe në të gjithë Europën, kanë ardhur prej andej, por duke patur parasysh që kanë ardhur në periudhën parahistorike, dhe jo në periudhën historike, pra përpara periudhës së viteve 3200 p.k, (ku mendohet se është mbarimi i periudhës parahistorike dhe fillimi i periudhës historike të kontinentit Europian). Bazuar në studimet e shumta që kemi hulumtuar,
Shqiptarët janë vendas në këto troje, për të paktën 5000-6000 vjet, pra në periudhën e viteve 4000-3000 p.k. Shqipja si gjuhë u nda nga trungu amë (Indo-Europianishtja) rreth viteve 4000 p.k, dhe formësimin e saj të plotë e pati në periudhën mes viteve 3200-3000 p.k, dhe disa të tjera e shfaqin në periudhën e viteve 2500-2000 p.k, pra Shqipja si gjuhë është formësuar midis këtyre periudhave, ajo vetë është folur në gadishullin e Ballkanit qysh në periudhën e lashtësisë. Ka dhe mendime të tjera që Shqipja është më e vjetër se periudhat e sipër-përmendura, por na duhet të themi se 2 periudhat e sipër-përmendura janë periudhat që janë pranuar nga shumica e studiuesve, shkencëtarëve, gjuhëtarëve dhe gjenetistëve të sotëm. Sa i përket prejardhjes së Indo-Europianëve, ka dhe mendime që ata i përkisnin kulturës Yamna ose Yamnaya, e cila ndodhej në lumenjtë e Bugut Jugor, Dniester dhe Urale (stepa Pontike-Kaspike).
Referimi Faqja: Pellazgo Ilirët