
Mbi Figurën e Rexhep Qoses
nga Leka Ndoja & Artan Kafexhiu
Emri i Rexhep Qoses si intelektual, në këto 35 vite – falë volumit të veprimtarisë së tij politike dhe intervistave qoftë në shtypin jugosllav – iu mbivendos meritave të tij si drejtues i Institutit Albanologjik në vitet ‘70-’80.
Me prejardhje nga fshati Vuthaj i malësisë së Plavë – Gucisë, në administrimin e ish Republikës së Malit te Zi, – pati një formim të sistemit arsimor jugosllav.
Mbas emergjimit të Rugovës – si kritik letrar dhe me pas lider i LDK – emri i tij si Vate i shqiptarëve u zbeh nga opozitarizmi i tij ndaj Rugovës dhe pranëvumja e Qoses me UÇK në vitin 1998-99.
Roli i tij në Rambuje intransigjent – ndonëse u nxit të firmoste marrëveshjen nga Kadareja – mbeti si një plagë e pashërueshme mes dy shkrimtarëve. Kjo u reflektua në polemikat me Kadarenë lidhur me Identitetin e Shqiptarëve ku përkrahu vektorin islam të kulturës në shqiptarët e Kosovës. – Ky përfundim e minimizoi rolin e tij si promovues të kulturës së Perëndimit.
Gjithashtu – pak e përmendun nga studiuesit – vlera e tij si romancier i rrymës së modernizmit me librin “Vdekja me vjen prej syve të tillë”. Qosja shquhet në këtë prozë në përpunimin e miteve dhe frymës së absurdit, që e pranëve – me intertekstet – me romanin e Selimoviçit “Dervishi dhe Vdekja”.
Gjithashtu – vepra e tij kardinale si historiograf i letërsisë “Romantizmi i letërsisë shqipe” 3 vëllime, me 1500 f. – si vepër ku shpaloset stili i tij sociokulturor dhe letrar – me analiza të hollësishme mbi kolonitë letrare – sidomos me atë të Runanise ku dhe thelloi kërkimin ekdotik – rasti i vetëm i ekspeditës kërkuese me rezultat të pakalueshëm deri më sot.
Stili i tij, shpesh ndjek politikat e studimeve socrealiste të Tiranës – paragjykimet e mosnjohjes për Fishtën e Konicën të cilat u përpoq t’i revizionojë në vitet e fundit.
Marrë nga Muri i Fb, nga Vrethee Lnika
Artan Kafexhiu – Leka Ndoja
Qosja ishte një kufomë specialisti i socio-realizmit jugosllav, që mbahej (s’dihet se si) akoma gjallë në komatozë intelektuale prej “bëmave të dikurshme”.
Autori i “Panteonit të Rralluar”, inatçor deri në tallje, kokëmushkë siç janë të gjithë komunistët e origjinuar prej fshati.
Nuk shkoi përtej analistit të Rilindjes Kombëtare, pavarsisht se i ekspozuar mjaft liberalizimit jugosllav. Shkroi artistikisht brenda caqeve të një studiuesi letrar të ekspozuar literaturës botërore e lirisë letrare kur shqiptarët e tjerë s’e patën atë mundësi.
Mjafton të kalosh shpejt indeksin e autorëve te Panteoni i Rralluar, të shohësh sa e ka mbajtur të varfëruar atë Panteon. E ka varfëruar edhe më shumë…
Leka Ndoja – Artan Kafexhiu
Po Artan, përpos Eulogjisë së rastit për Qosen – mund të gjendet shkaku i kësaj travaje sociokulturore kolektive tek ideologjia ose te provincializma – comatosa thua ti, por diagnozë e shpërblyeme në Jugosllavinë e postTitos. Fjalët e tij në nji intervistë në TVSh se: “Konica nuk do ta arrijë kurrë Nolin dhe Gjergj Fishta nuk do ta arrijë Naim Frashërin” – flasin se ka qenë “buria e partisë” siç do thoshte Lasgushi për Ll. Siliqin. Por në rastin e analizës së produktit të tij – mendoj të vlerësohet kërkimi në koloninë e Rumanisë ku ka qëndruar disa muaj – me bursë të Institutit si dhe në Tiranën e studimeve hoxhiste me gjasë letrare. Seleksionimi i Panteonit nga PPSH e vërtetë që u pranua nga ky studiues konformist por do evidentue vepra prijetare e Ibrahim Rugovës me këtë rast “Kahe dhe premisa të kritikës shqipe” dhe “Vepra e Bogdanit” ku zgjidhet përfundimisht dilema e rankimit të vërtetë të vlerave letrare ku nuk mungon At Gjergj Fishta, as Musine Kokalari – nji kritik akribik dhe teoricien i letërsisë. këtu hyjnë dhe burimet universitare mbasi Qosja studioi në Beograd ndërsa Rugova në Zagreb – për tezen doktorale. Kjo shkollë Kroate – në thelb katolikocentriste pati peshën kryesore kulturore në Prishtinë e ma tej – me bashkimin e sistemeve letrare pas viteve ‘90 të sh. XX.
Tani m’u kujtu “sociologjizëm vulgar” – thuhej për Shuten, the same vieë of point.
L. N.