back to top
35.5 C
Tirana
E mërkurë, 16 Korrik, 2025

Masakrat e ambicies për pushtet

Gazeta

Arkivole në Perandorinë Osmane
Arkivole në Perandorinë Osmane
Masakrat e ambicies për pushtet

Sulltan Murati Tretë, مراد الثالث بن سليم الثاني i trembëdhjeti dinastisë osmane, vdiq më 1595.
54 njerëz janë të varrosur në tyrben e oborrit të Xhamisë Sofia, së bashku me të. 20 prej tyre meshkuj dhe 23 vajza. Djemtë, të gjithë të mitur, më i vogli gjashtë muajsh, data e vdekjes e njëjta, 1595.
Çfarë ndodhi në vitin 1595?
A hyri dikush në pallat dhe kreu masakër?
A mos ndodhi ndonjë epidemi, a fatkeqësi tjetër natyrore?
Jo, nuk kishte asnjë epidemi, fatkeqësinë që e shkaktoi atë, ishte…
Pas vdekjes së Muratit, biri i tij, Mehmeti i Tretë محمد الثالث بن مراد الثالث hipi në fron dhe vepra e tij e parë ishte të mbyste të gjithë vëllezërit e vet.
Ndërsa arkivoli i babait të tij po largohej ngadalë nga pallati, marangonët përgatisnin 39 arkivole të tjera.
Mehmeti kishte vranë 19 vëllezërit dhe 20 motrat e tij!
Përveç tyre, Mehmeti urdhëroi vrasjen edhe të 7 konkubinave të babait, dy prej të cilave shtatzëna, të cilat i hodhi në det.
Një nga princeshat e reja i thotë me lutje xhelatit:
“Më mbyt pasi t’i ha këto gështenja!”
Çelebiu shkruan “Një nga Princeshat vazhdonte të thithte qumështin e gjirit nëpër gjunjët e nënës së saj, i cili i kishte kulluar për herë të fundit, derisa i erdhi edhe asaj rradha, si të ëmës…”
“Engjëjt në qiell dëgjuan klithmat e banorëve të Stambollit, vazhdon tregimin Evlija Çelebiu, kur arkivolet dolën nga pallati.
Mehmetit nuk iu vra vetëm djali i tij 16-vjeçar!
Kur vdiq Mehmeti, i biri, Ahmeti i Parë أحمد الأول بن محمد الثالث hipi në fron. Ceremonia e varrimit të Mehmetit u bë në Ayasofia. Kur namazi i xhenazes duhej të falej, Sulltani i ri nuk erdhi. Ai tha: “Njeriu që vrau 39 vëllezërit e motrat e vet, ai që madje vrau edhe birin e tij, Mahmudin, vetëm për një fron, është një vrasës, edhe pse ai është babai im. Nuk do marr pjesë në varrimin e një vrasësi!” Ai e refuzoi ftesën duke thënë: “Mund ta bëni vetë!”

Referenca
1.Donald Quataert, The Ottoman Empire, 1700-1922, fq
. 90.
2.John Patrick Kinross, Ottoman fq
. Centuries, p. 288. 1977.
3.Hamit Bozarslan, Histoire de la Turquie, de l’Empire à nos jours, 2015,
fq. 51-53,
4.Jean-Michel Sallmann, Géopolitique du XVI sc (1490-1618), fq
. 92
5.François Bluche, Dictionnaire du Grand Siècle, 1990-2005, fq
. 1546-47.
6.Michel Mourre, Dictionnaire encyclopédique d’histoire, 1978-1996, vëll 5.
fq. 3433.
7.L’Encyclopédie de l’Islam, vëllimi XI, Maisonneuve et Larose, 1991
8.Jean-Claude Garcin, et autres, États, sociétés et cultures du monde musulman médiéval, shek. XV-XVI, vëll 2, fq
. 371-397.

Përgatiti Rozart Dani Luksemburg 2021

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.