back to top
9.5 C
Tirana
E enjte, 7 Nëntor, 2024

Masakra britanike e Tiranës… – nga Adriatik R. Dosti

Gazeta

Adriatik R. Dosti
Adriatik R. Dosti
Masakra britanike e Tiranës…
nga Adriatik R. Dosti

O popull,
mësoje historinë tënde siç realisht ka ndodhur
dhe jo siç ta servirin politika e politikanët e tu antishqiptare…
apo qoftë edhe “miqtë, aleatët e partnerët” e tu historikë e strategjikë… ok!
Mëso se cilët kanë qenë realisht e cilët janë miqtë e armiqtë e tu historikë.
Mjaft më i besove përrallat me Anglo-Amerikanë
e me aleatë e partnerë historikë, euro-atllantikë e strategjikë…

Bombardimi Anglez - nga Fiqiri Llagami
Bombardimi Anglez – nga Fiqiri Llagami

Ka ndodhur si sot… me 13 tetor 1943!
Plot 81 vjet më parë… në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë.
Bombardimi britanik mbi popullsinë e pafajshme e të pambrojtur tiranase…
Humbën jetën, u vranë e u regjistruan 137 viktima, kryesisht gra, fëmijë e pleq… dhe u plagosën përmbi 500 të tjerë…
Dhe kurrë as dje, as sot dhe asnjëherë në këto tetë dekada të kësaj historie makabre, britanikët nuk e njohën krimin e tyre, kurrë nuk e pranuan atë si të qëllimshëm, kurrë nuk kërkuan falje, kurrë nuk i shpërblyen familjet e viktimave te tyre.
Historia e ngjarja në fjale… Kasaphana Britanike e Tiranës u fsheh nga ata veçmas, por edhe nga të gjithë sidomos prej miqve, aleatëve e partnerëve tanë historikë e strategjikë (???)… të cilëve ti o populli im naiv, vazhdon ende t’u besosh kaq fort…
Masakra britanike mbi popullsinë civile e të pambrojtur të Tiranës u fsheh edhe prej komunistëve shqiptarë gjatë gjysëm shekulli që ata ishin në pushtet.
Sepse është fakt i pamohueshëm historik që komunistët shqiptarë dhe Enver Hoxhën i sollën por dhe i mbajtën në pushtet pikërisht Anglo-amerikanët.. .e jo pak edhe serbo-ruso-sllavët.
Ishin pikërisht këta lloj aleatësh që gjatë luftës së ashtuquajtur Nacional – çlirimtare, e cila realisht nisi si e tillë e më pas u shndërrua dhe përfundoi në luftë vëlla-vrasëse mes shqiptarësh, së bashku me sërbet e Titos ndihmuan me ç’mundën partizanët e komunistët e Hoxhës dhe luftuan deri në fund patriotët, nacionalistët, atdhetarët e antikomunistët shqiptarë…
Më pas ishin po këta farë miqsh, aleatësh e partnerësh tanë historikë e strategjikë (siç vdes t’i quajë të tillë veçmas Gramoz Ruçi, i cili dje i kish armiq të betuar këta imperialistë e revisionistë që i donin të keqen Shqipërisë socialiste) …që tërhoqën të parët, që në 1945-46 ambasadat, përfaqësitë e përfaqësuesit e tyre nga Tirana (SHBA e kish bërë një gjë të tillë që në 1939, kur sapo u pushtua Shqipëria nga Italia fashiste) duke ju lënë kësisoj dorë të lirë kriminelëve komunistë shqiptarë e duke e lënë fatin e shqiptarëve në dorë të bishës komuniste…
Ishin po këta lloj miqsh e aleatësh që i gënjyen, i tradhëtuan e i lanë duke pritur në breg të Detit patriotët e nacionalistët shqiptarë përpos premtimit për rikthim e që sëbashku të mos lejonin instalimin e regjimit komunist të Hoxhës në Tiranë.
Me pas vjen historia neveritëse me të ashuquajturit diversantë, ku falë edhe britanikut Kim Philby dhe lojës së ndyrë e antishqiptare veçmas të britanikëve shqiptarët humbën sa e sa bij nënash , patriotë, antikomuniste e nacionalistë të vërtetë…
Edhe sot e njëjta histori!
Pas Francës filoserbe e puro antishqiptare ju siguroj se britanikët janë po ata të djeshmit e masakrës dhe kasaphanës së Tiranës më 1943… Kurrë e asnjëherë nuk kanë qenë as dashamirës e as miq të Shqipërisë e të shqiptarëve përkundrazi… ndaj sa më parë ta kuptosh ti o popull këtë aq më mirë për ty…

13 tetor 1943 -Bombardimi Anglez mbi Tiranë
13 tetor 1943 -Bombardimi Anglez mbi Tiranë

Ngjarja ose kasaphana – masakra e Tiranës më 13 tetor 1943…
Në mesditen e 13 tetorit të vitit 1943, një skuadrilje avionesh luftarakë britanike bombarduan popullsinë civile e të pambrojtur të Tiranës, sidomos duke filluar nga lagja që sot quhet Tiranë e re… e duke vazhduar me Rrugën e Durrësit, te Kavajës e veçmas zonën përrreth Aerodromit të kryeqytetit shqiptar… pjesa e sotme e Unazës dhe vendi ku ndodhet ILKF…
U vranë e humbën jetën si pasojë e këtyre bombardimeve barbare 137 qytetarë të Tiranës, u plagosën përmbi 500 të tjerë ndërsa dëmet materiale ishin të pallogaritshme…
Tmerr i pafund!
Pasi Italia fashiste kapitulloi në shtator të 1943, në krye te Kom. Ekz. të përkohshëm të Tiranës erdhi patrioti e nacionalisti Ibrahim Biçaku (i cilësuar si tradhetër e koloboracionist prej komunistëve por edhe prej serbëve e aleatëve veçmas britanikëve), i cili nënshkroi një deklaratë e një marrëveshje me gjermanët të cilët tashmë kishin nën kontroll të tyne jo vetëm Tiranën por edhe një pjesë të madhe të territorit shqiptar…
Biçaku e bëri këtë për të shmangur luftën, vrasjet e shkatërrimin e Tiranës, humbjet e jetëve njerëzore si dhe per te penguar me aq sa mundej fitoren e partizanëve e të komunistëve filoserbë dhe ardhjen e tyre në pushtet…
Këta të fundit, serbët e Titos në krye të tyre por edhe aleatet Anglo-Amerikanë mbështetes të tyre e quajtën këtë veprim të Biçakut “tradhëti dhe bashkëpunim me armikun e pushtuesin…!”
Ndaj dhe për ta trembur atë, si dhe ata që ishin në këshillin drejtues të Tiranës e veçmas edhe popullin e kryeqytetit por edhe krejt shqiptarët në tërësi… për presion, shantazh, frikë, kërcënim e terror… e për t’u thënë atyre… nëse nuk bëheni më ne e nëse nuk jeni në krahun tonë e të atyre që mbështesim ne… kështu do ta pësoni, ndaj edhe britanikët e ndërmorën dhe kryen masakrën e tmerrshme të 13 tetorit të 1943!
Asokohe, në shtypin britanik u fol e u shkrua se pilotët e tyre që kryen këtë kasaphanë ishin të dehur, kishin humbur rrugën e kishin ngatërruar objektivat e bombardimit, se ishte mot i keq… e duke dashur të godisnin gjermanët pushtues kishin goditur “pa dashje” popullsinë e pafajshme e të pa mbrojtur civile… dhe vetëm kaq!!
Në dokumentat e kohës e sipas dëshmitarëve okularë të ngjarjes kriminale në fjalë, rezulton se atë ditë në Tiranë ka qenë një kohë e mirë dhe një ditë me diell… se avionët britanikë fluturuan fare ulet mbi kryeqytet ndaj kishin mundësi që t’i shihnin edhe me sy objektivat e tyre… dhe se pilotët e dinin fort mirë se çfarë po bënin.
Edhe sot e kësaj dite, britanikët kurrë nuk e kanë pranuar këtë krim të tyre të rëndë, këtë kasaphanë e masakër mbi kryeqytetin shqiptar dhe ndaj popullsisë civile… dhe kurrë s’kanë denjuar që minimumi të kërkojnë falje… pa leri të tjerat!
No comment…!
Marrë nga Muri i FB A. R. Dosti, 13 tetor 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.