back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Lushnja – kryeqytet i folkut shqiptar nga Engjëll Zerdelia

Gazeta

Lushnja - Kryeqytet i Folkut Shqiptar 2015
Lushnja – Kryeqytet i Folkut Shqiptar 2015

Lushnja – kryeqytet i folkut shqiptar

nga Engjëll Zerdelia

Edicioni i tetë i Festivalit Folklorik të Valles Burimore

në Qendrën Kulturore “Vaçe Zela” Lushnje

Festivalit Folklorik të Valles Burimore - Lushnje 2015Festivalit Folklorik të Valles Burimore - Lushnje 2015Festivalit Folklorik të Valles Burimore - Lushnje 2015
Festivalit Folklorik të Valles Burimore – Lushnje 2015

Për dy ditë me radhë në qytetin e Lushnjes, u organizua edicioni i VIII-të i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore, duke e kthyer këtë qytet – në kryeqytetin e trevave shqipfolëse të folklorit të shprehur përmes valles popullore. Kjo ngjarje është një nga pesë Festivalet Tipologjike më të rëndësishme që organizon Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike. Nëpërmjet këtij aktiviteti bëhet afirmimi i kostumeve popullore, ansambleve folklorike, valles tradicionale shqiptare sipas krahinave në qarqet përkatëse, e këngës që shoqëron vallen, njëkohësisht edhe ruajtja dhe përcjellja e traditës në brezat e ardhshëm. Festimet dyditore kanë gëzuar dhe gjallëruar jetën artistike të qytetit duke e kthyer këtë aktivitet në një panair të vërtetë tradite, i cili ka filluar me  paradën e  ansambleve të çdo qarku në sheshin qendror të qytetit të Lushnjes, i cili sot është më i  bukur se kurrë.
Performanca e pjesëmarrjes  ka qenë dhe vazhdon të jetë e shpërndarë në të gjitha trevat shqiptare. Duke qënë se ky Festival ka edhe një karakter konkurues, ansamblet dhe elementët më të spikatur janë përzgjedhur nga një juri profesioniste. Organizimi i festivalit bëhet në bazë qarqesh dhe nga çdo  qark hyn në programin e konkurimit një grup valleje popullore. “Në bazë të kritereve shkencore të miratura bashkarisht nga ana e qëndrës sonë në bashkëpunim me Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit dhe Ministrinë e Kulturës, interpretimet duhet të jenë krejtësisht burimore dhe çdo interpretim i grupeve pjesëmarrëse do të jetë vetëm 20 minuta”. Edicionin e kaluar morën pjesë 6 qarqe, ndërsa sot do të përfaqësohen 6 qarqe të tjera me qëllim që të përfshihet në pjesëmarrje çdo trevë shqipfolëse dhe të shpalosen vlerat dhe kualiteti burimor i valleve popullore, -thotë drejtuesja e Qendrës Kombëtare e Veprimtarive Folklorike, Znj. Meri  Kumbe.

Festivalit Folklorik të Valles Burimore - Lushnje 2015
Festivalit Folklorik të Valles Burimore – Lushnje 2015

Në këtë konkurim ditën e parë morën pjesë grupet folklorike të valles që përfaqësonin qarqet: Elbasan me 24 valltarë, Dibër me 25 artistë popullorë dhe qarku Lezhë me 25 valltarë. E veçanta e këtij festivali tipologjik është se pranohen të interpretojnë jashtë konkurimit edhe shumë grupe valltarësh nga grupet foklorike, ansamblet dhe qendrat kulturore brenda vendit dhe nga trojet shqiptare jashtë vendit. Në natën e parë përshendetën festivalin grupi nga Tirana “Visaret e Krrabës” drejtuar nga fokloristi Ilir Selba, grupet e ftuara nga Maqedonia, grupi i valleve nga Çegran, grupi Shoqërisë Kulturore “Jahi Hasani” nga Gostivari.
Në datën 24.10.2015 mbyllet nata e dytë e Festivalit Tipologjik të Valles Burimore. Në konkurim ishin: Gjirokastra e përfaqësuar nga grupet e valleve të bashkisë së Dropullit dhe ai i valles labe nga Antigonea, Kukësi përfaqësohej nga grupi i valleve të Hasit dhe grupi i valleve të qarkut të Durrësit. Gjithashtu, në këtë natë përshëndetën festivalin grupet e ftuara nga Kosova, Gjilan dhe AKV “Agim Ramadani”.
Juria e përbërë nga: Mjeshtër i Madh, Rexhep Celiku, Mjeshtër i Madh, Liljana Cingu, Gerti Drogu – kompozitor, Nikoleta Allkanjari – violinist, mësuese-mjeshtre, Rovena Dhima, mësuese e talentuar e edukimit fizik me profesionizëm të lartë, si rrallë herë, shpallën:
Fitues i Edicionit të tetë të festivalit, Qarkun e Lezhës
Mirëseardhjen e festivalistëve e dha nënkryetari i Bashkisë, z. Gentian Nushi, i cili theksoi rëndësinë e këtij festivali të ideuar dhe realizuar nga i madhi i letrave shqipe dhe kinematografisë kombëtare, Vath Korreshi. Vlerësoi lart historinë e qytetit të kongreseve dhe vlerave artistike me mbretëreshën e shqiptarisë, zonjën Vaçe Zela.  Edhe drejtorja e Qendrës Folklorike, znj. Meri Kumbe duke theksuar pasurinë e pashterrshme të kombit shqiptar dhe në veçanti të valles burimore popullore, ku dhe Myzeqeja ka vendin e saj të rëndësishme vlerësoi dhe çmoi qytetin tonë për këtë bashkëpunim sa të frytshëm e dinjitoz për kombin.

Festivalit Folklorik të Valles Burimore - Lushnje 2015
Festivalit Folklorik të Valles Burimore – Lushnje 2015

Risitë e Festivalit

Po cilat ishin të rejat apo risitë e këtij festivali?
Sipas mendimit të pjesëmarrësve të qendrës Tiranë dhe lokale të Lushnjes, të jurisë së festivalit tepër korrekte, profesioniste dhe e saktë, të grupeve të valltarëve dhe drejtuesve të qarqeve përkatese janë: -Edicioni u organizua në një atmosferë festive nga të gjithë pjesëmarrësit para fillimit të shfaqjes në sheshin qendror të qytetit.
-U krijua një klimë e ngrohtë komunikimi, falë përkujdesjes së grupit të përbashkët të organizimit që artistët konkurues dhe përshëndetës të ardhur nga të gjitha trevat e banuara nga shqiptarë brenda dhe jashtë vendit të komunikonin me banorët vendas dhe orët para të fillimit të shfaqeve u kthyen në festa të vërteta popullore.

Festivalit Folklorik të Valles Burimore - Lushnje 2015
Festivalit Folklorik të Valles Burimore – Lushnje 2015

Mjeshtri i Madh Rexhep Celiku, përmes emocionit dhe gëzimit për suksesin e festivalit do te shprehej se ndjehej krenar dhe i vleresuar, por dhe tepër i përgjegjshem për ndarjen e çmimeve, të cilat jo vetëm nuk u kundërshtuan, por u miratuan nga duartrokitjet e gjata të publikut e sidomos të artisëve konkurues të trevave shqiptare.
Mjeshtrja e Madhe Liljana Cingu, kyetarja e jurisë tha:  “Ky festival tipologjik është një kontribut në ruajtjen dhe zhvillimin e valleve popullore burimore, i konceptuar dhe realizohet mbi disa kritere shkencore përcaktuese për ruajtjen dhe transmetimin e pastër të këtyre vlerave, dhe theksoi me patetizëm se jam mirënjohëse ndaj Lushnjes dhe kombit”.
Nënprefekti i Lushnjes, zoti Ilir Dervishi, me qytetari, në fjalën e tij përshendetëse për vendin e dytë Durrësit, do të shprehej krahas vlerësimit dhe arritjeve të padiskutueshme të artistëve, organizatorëve, komunitetit, duartrokitjeve të zjarrta të publikut lushnjar, nënvizoi se ishte krejtësisht e pafalshme dhe e dënueshme, që për të dytin vit rresht qarku më i madh i Shqipërisë, ai i Fierit, por dhe vetë Lushnja, me trofe të shumta në veprimtaritë e këtij lloji, si vend organizator,  nuk merr pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm kombëtar.
Quo vadis??!!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.