Lista Libohovite e gjermanëve të vrarë – nga Meti Fidani

Gazeta

Kështjella e Libohovës
Kështjella e Libohovës
Lista Libohovite e gjermanëve të vrarë
nga Meti Fidani

Sa gjermanë kanë vrarë partizanët gjatë luftës nacional-çlirimtare nuk dihet, se nuk ka të dhëna te sakta. Por unë gjeta një burim ku thuhet se sa gjermanë janë vrarë vetëm në Libohovë. Bile edhe me data, sipas betejave heroike të partizanëve kundër pushtuesit gjerman.

1. – 14 Shtator 1943
U kap gjermani Rukmedin Dino, së bashku me gjermanet Ramiz Lila, Safet Tusuni dhe Braho Peça dhe u ekzekutuan në Poliçan, ku ndodhej shtabi partizan i Zonës.
Ikën katër gjermanë.

2. – Mbas një jave një sulm heroik i partizanve në stanin gjerman të Beqajve.
U vranë këta gjermane:
1.Shaban Beqo
2.Kajtaz Beqo
3.Alush Beqo
4.Pëllumb Beqo
5.Dule Beqo
6.Fejzo Beqo
Bagëtitë mbetën pronë e fituesve të betejës. Tre dele për Dushan Mugoshën. Një dash për Enver Hoxhën. Anëtarët e shtabit dele e njeri. Partizanët e thjeshtë, në dy veta një dele.

3. – 30 Shtator 1943
Një betejë historike. Sulm i partizanëve mbi familjen gjermane të Avni Rustemit
U vranë këta gjermane:
1.Qazim Rustemi djali i vëllait të Avni Rustemit.
2.Kaso Rustemi djali i xhaxhait të Avni Rustemit.
3.Nexhmije Rustemi, e shoqja e Kaso Rustemit.
4.Pëllumb Rustemi 15 vjeç djali i Kaso Rustemit.
5.Ahmet Ruçi (gjerman 16 vjeçar)
6.Malo Laze

4. – 28 Tetor 1943 – Beteja e Libohovës
Sulm heroik i partizanëve, të cilët vranë këta gjermanë:
1.Tale Xhaxho
2.Nexhat Cico
3.Bahri Peça
4.Mukin Ruçi
5.Nelo Rudi
6.Sehid Bejleri
7.Nezir Peca
8.Bajram Leko
9.Mustafa Kodra
10.Selam Beqiri
11.Ahmet Idrizi
12.Hiqmet Gugo
13.Eqerem Gugo, gjerman 17 vjeçar
14.Servet Bashaka
15.Besnik Çano
16.Qeramudin Sulo

5. – Tetor 1943
Vritet gjermani jurist Hadi Kasimati.
kapet dhe pushkatohet me urdhër të Enver Hoxhës.

Meti Fidani
Meti Fidani

6. – 14 Shkurt 1944
Beteja për çlirimin e Libohovës. Lufta u ndez e ashpër dhe u vranë këta gjermanë:
1.Shiko Peça
2.Xhevat Peça
3.Shefki Peça
4.Shezo Myslimi
5.Sulo Bilibashi
6.Sado Bilibashi
7.Kadri Leko
8.Masar Ruka
9.Braho Bano
10.Hasan Bano
11.Teme Hysa
12.Enver Hysa
13.Çerçiz Hysa
14.Mujo Çepo
15.Servet Çepo
16.Seit Roshi
17.Sulo Ruçi
18.Islam Ruçi
19.Daut Karavidha
20.Sherif Hunda
21.Teki Kodra
22.Shefqet Beqo
23.Tajar Beqo
24.Ramo Rustemi
25.Izet Tusuni
26.Eqerem Tusuni (i biri )
27.Baftiar Havo
28.Vedat Lulushi
29.Neshet Sinani
30.Neshet Shyti
31.Ramo Maçi
32.Xhelal Maçi

7. – 19 Shkur 1944,
Pushkatohen në shtabin partizan me urdhër të Dushan Mugoshës dhe Vito Kapos këta gjermanë:
1.Riza Selami
2.Hyse Zhuhuni
3.Bilal Ruçi
4.Sefer Tusuni

Gjermanë të cilët nuk arritën të iknin me shokët me 29 Nëntor:
U kapën dhe u dënuan me vdekje këta gjermanë:
1.Hysen Havo
2.Nole Roshi
3.Nevrus Beqiri
4.Llahmi Rustemi
5.Idajet Kulla
Dhe mendoje që të gjithë këta gjermanë ishin nga qyteti gjerman i Libohovës.
Ka edhe shumë gjermanë të tjerë libohovitë, por unë u lodha. Le të merren historianët me ta.
Ruçi, Gjinushi, Ceka, Xhufi e ku ta di unë.
Në festën e çlirimit të Libohovës, tok me Tërmet Peçin, do shkoni edhe ju veteranët e lindur pas 1960. Do të vijë edhe Ilir Meta, por po i dhanë leje. Rama do dërgojë Zengjinenë si të deleguar të komitetit qendror të PPSH. Nëse Zengjineja do ndodhet me ato, Rama do dërgoje Petro Koqen, si njohës i historisë.
Festë e madhe do jetë.
Mos haroni të lexoni emrat e gjermanëve libohovitë të vrarë nga pushka komuniste. E di që është pak e bezdisshme se janë shumë, por lexojini.
Mos harroni.
Lexojini një për një emrat e gjermanëve të vrarë. Është në nderin tuaj. Në nderin e komunizmit. Është festa e çlirimit të Libohovës nga pushtuesit nazifashistë.
Festë e madhe.
Mos harroni.
Në nderin tuaj do jetë kur të lidhni qafës shamitë e pionierit, shallin e kuq bollshevik, flamurin me drapër e çekan.
Hë… se për pak më doli nga mendja.  Mos harroni të merrni edhe portretet e shokut Enver.
Arkitekti i luftës kundër gjermanëve…
Marrë nga Muri i FB, i Meti Fidanit 26 shtator 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit