back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Lindja e Mesme – Midis Suniteve dhe Shiiteve nga Klodi Stralla

Gazeta

Lindja e Mesme - Midis Suniteve dhe Shiiteve
Lindja e Mesme – Midis Suniteve dhe Shiiteve

Lindja e Mesme – Midis Suniteve dhe Shiiteve

nga Klodi Stralla

Të kuptosh ngjarjet që zhvillohen sot në Lindjen e Mesme, në Irak, Iran, Siri, Liban, Turqi, Arabi Saudite, Jemen dhe në disa shtete më të vegjël, është e nevojshme të njohësh të kaluarën e tyre historike. Këto vende janë sot në gjendjen politike dhe sociale ku ishin shtetet europiane në mesin e shek.17-të, në kohën e luftave të përgjakshme fetare mes katolikëve dhe protestantëve, luftë që zgjati 30 vjet dhe përfundoi me atë që njihet si Paqja e Vestfalisë (1648). Prevaloj shteti laik, nocioni i kombit si element përbashkues i shoqërisë, ndaj besimit fetar të mëparshëm. Pa u tejkaluar ky entikep, luftrat do të vazhdojnë gjatë edhe për faktin se këto shtete janë me përbërje fetare të ndryshme, Sunnitë dhe Shiitë, në armiqësi shekullore mes tyre dhe aty gjenden rezervat më të mëdha të naftës në botë për të cilat janë shumë të interesuara Fuqitë e Mëdha konsumatore.
Skizma (ndarja) erdhi pas vdekjes së profetit Muhamed, më 632 e.r. Ai vdiq pa lënë një pasardhës në krye të bashkësisë myslimane, dhe menjëherë plasën sherret se kush duhej t’i printe besimit të ri. Disa mendonin se pasardhësi duhej të zgjidhej mes shokëve më të afërt të profetit; të tjerët mendonin se pasardhësi duhet të ish një prej trashëgimtarëve me lidhje gjaku me profetin. Kalifi i parë u zgjodh Abu Bakri, një shok armësh i profetit, por pala tjetër që dëshirote Aliun, dhëndrin e profetit, qw mbeti qejfmbetur. Aliu u bë kalif pas vrasjes së dy pasardhësve të Abu Bakrit, Omarit dhe Otsmanit. Pasi e vranë edhe Aliun, biri i tij, Huseini, mori titullin e kalifit. Por edhe Huseini dhe shumë të afërm të tij u masakrun në fushën e Qerbelasë, në Irak më 680 e.r. Martirizimi i tij u bë doktrinë kryesore dhe ndjekësit e tij u bënë të njohur si shiitë, një shkurtim i frazës Shiiat Ali, ose ndjekësit e Aliut.
Por ishin sundimtarët sunitë ata qw u prinë pushtimeve të mëdha arabe dhe zgjeruan kalifatin deri në Afrikën Veriore, në Spanjë, në Siçili dhe në Ballkan. Kalifati i fundit (sulltanati) mori fund me rënien e Perandorisë Osmane pas LPB, në 1923.
.
Shtetet e Lindjes se Mesme
Shtetet e Lindjes se Mesme
Degët sunite dhe shiite të islamit ngërthejnë një spektër të gjerë të doktrinës, opinioneve dhe shkollave të mendimit islam. Ashtu si të krishterët kanë Biblën si Libër të shenjtë edhe mulslimanët kanë të njëjtin Libër të shenjtë – Kuranin, pavarësisht degëzimeve të tyre. Të dy degët kanë besimtarë që përfshijnë një gamë të gjerë qwndrimesh, prej shekullarizmit deri në fundamentalizëm. Sunitët theksojnë fuqinë e Zotit në botën materiale, duke përfshirë sferën publike e politike, shiitët vlerësojnë martirizimin dhe sakrificën.
Më shumë se 85% e 1,5 miliardë myslimanëve të botës janë sunnitë. Ata janë dominues në Marok, Algjeri, Libi, Egjipt, Afrikën e zezë, Turqi, Arabi Saudite, Pakistan, Indi, Bangladesh, Malajzi dhe Indonezi. Përkundrazi, Irani, Bahrejni dhe Azerbaixhani janë kryesisht me popullsi shiite. Libani, Siria, Jemeni dhe Iraku janë të përzjerë.
Familja mbretërore saudite, që praktikon një formë konservatore të islamit sunit, të njohur si vahabizëm, kontrollon vendet më të shenjta të islamit, Mekën dhe Medinën. Karbalaja, Kufa dhe Najafi në Irak konsiderohen si vende të shenjta për shiitët. Arabia Saudite dhe Irani, fuqitë dominuese sunite e shiite në Lindjen e Mesme, janë në dinamikën e konflikteve të sotme në rajon.
Kryengritësit shiitë në veri të Jemenit, rrëzuan qeverinë e dominuar nga sunitët, duke i prirë pushtimit prej një koalicioni të kryesuar nga sauditët. Në Siri, që ka shumicë sunite, sekti shiit alavi i presidentit Bashar al-Assad, që për një kohë të gjatë ka dominuar qeverinë, ruan pushtetin edhe në kulmin e luftës së përgjakshme civile. Edhe në Irak vazhdon lufta për pushtet ndërmjet qeverisë shiite dhe bashkësive sunite
Mospërkimi i territorit të shtetit me atë të besimit, që duket qartë në hartën bashkangjitur, zgjidhet me dy mënyra: ose me rikonfigurim të kufijve ekzistues, por kjo bëhet vetëm me luftë ose me emancipim politik, ku shteti të jetë neural ndaj besimit (laicizëm), që praktikisht është shumë e vështirë. Prandaj konflikti do të zgjasë edhe për shumë e shumë vite.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.