Lindja e Mesme: Humanitare apo e modës? – nga Nosh Merrnaçaj

Gazeta

Nosh Merrnaçaj
Nosh Merrnaçaj
Lindja e Mesme: Humanitare apo e modës?
nga Nosh Merrnaçaj

Seç m’u kujtua një çast nga komedia “Gjuetia e fundit”. “Po nuk zgjidhet ajo çeshtje o shoku Sillo…!”
Për sa kohë që kam në këtë tokë dhe mbaj mend, gjithmonë ka pasur luftë diku; gjithmonë ka pasur varfëri diku; gjithmonë ka pasur padrejtësi diku; gjithmonë ka pasur viktima të pafajshme diku. Ajo që nuk ka ndryshuar kurrë, është Lindja e Mesme.
Unë mendoj se çdo problem e ka një zgjidhje, por nuk do të thotë që zgjidhja do të kënaqë të gjithë. Në fakt, vendimet më të mira janë ato më të vështirat.
Unë as që pretendoj ta di se si ta zgjidh këtë çështje, por unë dua të ndalem të euforizma Shqiptare.
Në Palestinë vriten të pafajshëm, po ashtu në çdo skaj të rruzullit; Somali, Sudan, Korenë e Veriut (që më kujton Shqipërinë Komuniste), e shumë e shumë vende të tjera.
Gratë në Palëstinë vriten me gurë nga familjarët e tyre, por asnjë nuk thotë asgjë. Vajzat detyrohën të martohen në moshë 10-12 vjeçe me burra pleq, por s’ka gjë. Shumë e shumë krime kryhen nga Palestinezët në dëm të Palestinezëve, por asnjë humanitarizëm nuk dëgjohet.
Problemi këtu nuk është humaniteti, që të gjithë biem dakord shpresoj, por Palestina është “në modë”. Perëndimi është shumë shabllon në lidhje me botën tjetër dhe nuk e din se bota është e ligë. Po ne shqiptarët që duhet të jemi pak më vigjilentë? Edhe ne duke dashur të dukemi të moderuar dhe shpirtmirë, i bashkohemi turmës. Gjasme se edhe ne jemi dikushi. Siç bën presidenti ynë me deklaratat për Rusinë. Se në fund të fundit edhe ai nga ne ka dalë.
Shqiptarët janë të ndarë në 6 shtete dhe kemi plot për të na ardhur keq (Krimet në Çamëri, Kosovë, e Maqedoni), por të flasim për bashkim kombëtar apo të kërkojmë drejtësi për vete është e ndaluar. Gjithë energjitë i shpenzojmë me Palestinën. Ishalla bëhet shtet se ne nuk to ta hamë më thatë. Njësoj si në Komunizëm kur ishim bark-bosh e rriheshim për kampionatin botëror të futbollit sepse Maradona shënoi gol me dorë. Sikur të kishim aq indinjatë për diktaturën, mbase edhe do ta kishim hequr qafe.
Palestina nuk e njeh Kosovën, ndërsa Izraeli e njeh. Jo vetëm kaq, por Palestina merr pjesë në Paradën ushtarake të Serbisë vetëm ditë më parë – përkrah atyre që masakruan muslimanët e Bosnjës e Kosovës. Pra, këta për muslimanë nuk solidarizohen. Sa ironikë është kjo?
Kur kafshët e Palestinës u vërsulën mbi njerëz të pafajshëm me 7 Tetor, anjë indinjatë për masakrimin e njerëzve të pafajshëm nuk dëgjova. Kur popullsia civile mbarë doli dhe e pështynte vajzën e vdekur Gjermane, shpirtëmirët heshtën. Nëse Çifutët janë të gjithë fajtorë për qeverinë e tyre, atëherë edhe Palestinzët janë fajtorë për qeverinë e tyre. Ato pengje të mbetura, nuk janë në Hënë, por diku në mes të popullit fshihen.
Sa për kontekst; ne shqiptarët nuk mbahemi për njerëz që falim kollaj. Motoja shqiptare është, “Nëse më vret një, do të të djeg me të mirë e me të keq”. Sipas jush, Izraeli duhet t’i harrojë pengjet dhe ti lërë të vdesin? Ne flasim kollaj nga larg, por Izraeli jeton në terror të vazhdueshëm.
Me të gjitha hallet që kemi si komb, e drejta e Palestinës për shtet nuk duhet të jetë në plan tëparë, të dytë, apo fare për shqiptarët.
Kujt i përket toka, qeveria, apo shteti: unë kët nuk e di.
Ajo që di është se hipokrizia u përket të gjithëve!!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit