back to top
25.5 C
Tirana
E enjte, 3 Tetor, 2024

Ligonlliku – Rrem Vogli pri Rrashbulle… (1935)

Gazeta

Mit'hat Araniti 1992
Mit’hat Araniti 1992

Ligonlliku  –

Rrem Vogli pri Rrashbulle… (alias Mit’hat Araniti)

(Illyria Nr.26 1935)

Vorbulla e ngjarjeve na ndau me Mit’hat Aranitin.
Ai u fut prapa hekurave, që u ka kënduar aq dhimbshëm
në ata vargje që i bëjnë një jehonë edhe më të fortë atyre të Migjenit,
që e mbyti, pa të drejtë, (por jo për faj të tij), në rrjedhën e viteve zullumqarë.
Dhe emri i tij u shua gjatë gjysmë shekulli
në zhangëllimën e teneqeve të potershme.
Muza e tij këndoi në ato pesë poezi që janë perla të poezisë shqipe,
që nuk njihen nga vargëzuesit e sotëm
dhe që janë të denja për çdo antologji.
Vedat Kokona

 

“Qyfyre të Rrem Voglit, katunar pri Rrashbulle... Phoenix
“Qyfyre të Rrem Voglit, katunar pri Rrashbulle… Phoenix

Kur t’zôjn hallet ka i her ne s’ke ka t’ja majsh, s’ka mô pun e keqe.
Sa m’dul no dy tri hèr emni m’gazét, m’u ka njit mrapa katuni már. Ne sa njôni qetri dun me thôn t’vetën. Ka funi m’u njit i takom si m’thojte: “Rrémò, nishti mô si dule m’gazèt, s’t’ka hije mô xhoka, qeleshja ne brekushet… Je bô njeriu i môdh, me kalem, me jazi, ne t’bôhet lazëm kapelja me rrobe Avrope! Ani se ve kapele, mos ki gajle, se s’bôhesh kaurr!”
Nejse mô, funi m’u mush menja ne mu. Hall-buqim, halli ishte se s’dijshe si t’i bôjshe, se mô, û no i her aci gjonash s’kôm vesh! Menova t’shkoj m’Tirôn, bôna pra no tre naplona t’u shit bereqet, ene u nisa.
Aty ne fill e m’Kurcal. Kërkush veshin s’ma vejte, se katunarve s’ja var kush torbën fort m’Tirôn. U ula pra ke trotovari ne fillova me majt re. Pash gjyçfar biçim rrobesh, gjyçfarsoj bojnash, gjyçfarsoj takomi, ne t’thush mô, gjith ishin biçim Avrope. Po demek si aina m’karrige… s’ka për Zotin. Asi farsoj ligônlliku s’kôm pa noi her. Ishte ul m’karrige si djal’ Sulltôni. Flokët i kishte njit m’kaptinë, dam me vërrij n’midis si shishijolli i Tirônës, ne shkëlqejshin… shkëlqejshin si gastare m’dill. Mësteqet sa i kishin gjersit, vetlla s’mrapthi, fionga bojna-bojna si baçe me lule, i rrùm e i bôm demek dhônërr. M’erdh n’men danxhavôni i Sulës.
Ky qeka për mu, thash me vete, ne menova t’pres sa t’çohet, se ashtuna si ishte ul, s’un u bijshe m’kôn rrobve. Gjô përpara m’tavolin s’kishte, menova pra se ka për t’u çu shpejt. Ne me vërtè s’u qell.
Sa u çu m’kôm, fesht e vuni kapelen m’vesht, i ra flokve i hèr me dòr, mùr bastunin, ne, sa t’u fërgllù kte, sa tu vëshklly, u nis me hec. As trimat m’vakt t’Skënderbeut dru s’kôn pas hec ashtuna: frrap, frrap, ia bojte kôma m’zhur. Drejtim sahatin, iu vuna mrapa ne fillova me e majt re. Gjoja e pàr si m’ra m’sy qèn shpatllat. Bubuja! Thash i her t’hiki për Zotin. Asi shpatllash ka pas i her nji i fôrt i botës qi pat ardh m’Tirôn ka na dica vjet. Po sa t’mdhôja i kishte shpatllat, daha mô t’nusht e kishte belin. Njikaqi gjô! Sa thôm kishe për ta kap me dy durët. Ke beli masanaj fillojte m’u trash përcita, se aty fillojshin patllont, dy tri pllôm t’gjôna e t’gjata… s’un mufta me ia pa këpucët.
Menova, ku kè, mër Rrém, asi vixhudi tina, hik mër lal ti, se je sa i mëstrec.
Por gjenè-gjenè, s’un ja dava. Hiç ollomse, dojshe me msu çere bôn insôni kur ôsht ligôn. Sa për ato ishte i vetmi, gjith nôziqlliku i dynjôs ishte mëledh m’te.
Hele kur jepte selôme: “Çao karo!” “Arovar!”. Ne fesht kapelen.
***
Hec, hec hec, hec. M’lodhi kopili. Gjith anej nelojte ke dyqônet mô t’bukur ne vërejte. Ne û mrapa. Ke rruga sahatit neloj sefte ke i dyqôn i môdh. Atyna poq i zotni – shoq m’bôhet – ene ai ligôn, po jo si kyna.
-Eh!
-Hiç.
-Ka po shko?
-Kot. – Hudhi i her sytë ka xhômi dyqônit:
-Shik! – tha, – A po vjen sonte m’dôncim? – Ne hiku. Aj anej, ky përpara ne û mrapa.
Hec, hec, m’solli përqarke për gjith shishjollat e Tironës. Ne gjithnji: xhômat e dyqôneve; selôme sa majtas, sa djathtas. Pùn s’kishte asaj dite m’bôhet.
Nejse mô, s’du me e njat, m’këputi ka kômët. Sillu e sillu, dulëm ke bolevari i Mùs Selimit, (Myselinit, demede). Atyna takoi përsita me i shok. Përsita: “Ee me!” – “Hiç!” – Ka po shko?” – “Kot.”
Ligôni jem verejti i her përqarke, mos ish kush afër, m’pa mú, po si duket s’ja musha syun. Masanaj afroj kaptinën ka shoku ne i tha disa llafe.
U afrova ne i çik ne nigjova qetrin si thojte:
-S’kôm, për ner, parola mia!
-As dhet lek? – ia priti ligôni.
-T’bôna jemìn pra se kôm vetëm i lek e tre çerèk m’xhep!- bôni qetri.
-Pash Zotin, m’i gjej na pesë lek!- tha ligôni, – qi t’ha bukë, se qysh dje s’kôm hôngër…
S’nigjova mô… s’bojte lazëm… hika…
Hô? Ç’bôna për rrobet? …Bleva i pal brekushe t’bardha ne shkova m’Rrashbull.
12 tetor 1935
(Cikli – Rrota e jetës) Illyria Nr.26

 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.