back to top
11.5 C
Tirana
E hënë, 24 Mars, 2025

Liderët e demokracisë!!! – nga Kazanova Aliaj

Gazeta

Kazanova Aliaj
Kazanova Aliaj
Liderët e demokracisë!!!
nga Kazanova Aliaj

Betejat për liri janë dinjitoze në histori. Gladiatorët ishin dinjitoz, luftonin për lirinë e tyne dhe pse nuk arrinin dhe pse i kryqëzonin ato nuk ndaleshin. Spartaku ishte simboli i tyne që pranoi kryqzimin. E ju bastard të diktaturës kur kërkonit votën në fushatat tuaja grabitqare e të ndyra, ishit me maska, këtë e dëshmoi koha dhe ligjëronit dhe e quanit votuesin patriot, atdhetar e qytetar e pafund lëvdata e sa merrnit pushtetin me votën e tyne e kthyet në turmë, e ropët, e ndëshkuat, e mjeruat, e tjetërsuat i hodhët në rrugë të gjithë shqiptarët dhe i kthyet në turmë. Ju lider, që s’e meritoni këtë titull, po ju asht dashur si maskë e ndyrë e falsitetit tuaj.
Ja dhe rezultati askush nga ju pas ‘91, nuk e ruajti qytetarin, i përçatë qytetarët me gryëksinë tuaj për pushtet, dhe përdorët njerëzit e papërshtatshëm si ju: abuzivë, xhvatës të pafytyrë. Shkatërruat gjithçka me ligjet tuaja vrasëse dhe tashti luftoni paftyrësisht duke përdorur akoma titullin e pamerituar lider, me maskat e zeza si të Ku Kus Klanit.
Popullin e kthyet në turmë dhe tesh nuk e llastoni si atëhere kur flisnit për shtetin imagjinarë e moderuat pushtetin e proletariatit e dhunshëm bani gjithçka të mbroni grabitjet e juaja, që ja keni grabitur këtij populli fatkeq, që ju pasuroi. E keni xhveshë e keni lakuriqsu, lypsarë e kthyet dhe çuditën botën dhe Europën me mjerimin e tyne, njerëz paidentitet me letra njoftimi, si në kampet e Mat’hauzenit e të Buchenvaldit… njerëzit me numër o monstra.
E ikën nga sytë kambët pa asgjë, si minjtë nga mortaja, si çifutët në Sahara. Kur shkuan atje përtej në botën tjetër, kuptuen se i kishin përdorë si kavje. Skllevërit e Partisë, njerëzit nga vendi më i lumtur në botë, që i përuleshin diktatorit deri në vdekje… Dhe dolët ju: liderët falso nga ferri i kuq, që ulëritët për demokraci! Ju bastardë, të kohës se mbrapshtë me kompromiset e fshehura, për pushtet e vratë demokracinë e shqiptarëve. Ju jeni kapo banda grabitqarë e këtij vendi fatkeq. Ju e kthyet popullin e vuajtur në turmë në kufomë e keni rjepë të gjallë. Po kujdes nga turma e dëshprueme. Turmat i kanë ba historikisht përmbysjet e fuqishme mos e harroni gijotinën e revolucionit francez: Danton, Marat dhe Robespier.

Demokracia...!?!?
Demokracia…!?!?

Ju manipulues, e vodhët dhe e ndëshkuet kët popull fatkeq. Ju ja vodhët lirinë, ja vratë demokracinë ju lider njeri me grabitqarë se tjetri mos abuzoni ma me turmën, se ju vetë e kthyet popullin në turmë, tashti ndëshkimi turmës ju pret. Turma asht e frikëshme ma e frikëshme se vullkani i Santorinit!
Ju e vodhët qytetarin, e latë pa identitet e përçatë dhe e grabitët që ta kishit sa më të kollajtë procesin e grabitjes… dhe ja rezultati… edhe gijotina e ka ndryshye modelin, asht kthy në qeli! Nuk ta pret kokën, por të vret çdo ditë e nga pak; ju ngjan ju që e vidhnit çdo ditë, çdo vit nga pak. Meqë nuk u nginjët aty, do ju çojnë zvarrë në qeli, vetë i përgatitet, ja hapët gropën vedit.
Tesh pushofshi n’errsinën e qelive se jeni lodhë kaq kohë gam e ham, tue mashtrue! Tesh qetësohuni se keni kohë me vdekë. Purifikohuni e shkoni në ferr tek Luciferri, hajt rruga e mbarë ju kjoftë, o neveria e kohës, o bastardë të panginjur… o kufoma të së Keqes!
Marrë nga Muri i FB, Kazanova Aliaj 22 shkurt 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.