back to top
29.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

Letërsia shqipe: Një piramidë e përmbysur – nga Behar Gjoka

Gazeta

Studiuesi Behar Gjoka
Studiuesi Behar Gjoka

 Letërsia shqipe: Një piramidë e përmbysur

nga Behar Gjoka

Fat të njejtë me Letërsinë kanë të gjitha fushat e tjera të Artit!
Arteve pamore ju është mbyllur Galeria! Muzikës dhe Baletit i është mbyllur Opera!
Teatrit dhe kinematografise i është shembur Teatri, dhe mbyllur të gjitha kinematë!
Të gjitha këto “arritje” ndodhin në kohën kur në krye të shtetit për herë të parë në histori,
kemi një përfaqsues qëe vjen nga bota e artit! Akademia e Shkencave hesht!
Akademia e Artit hesht! Kryetarët respektivë të tyre, njëri merret me komente politike,
tjetri me komente futbolli! Kë të qajmë më parë o shokëni!
Gramoz-ligjëberësin KGB-istin e vjetër, Ilir-dekoratadhënësin pa asnjë ditë pune
në profesion, apo Edvin-parambledhësin që i bën “rrush e kumbulla”,
bojatisje e krehëra kurvash që krihen tërë ditën duke bërë striptizëm nëpër ekrane!!!
Ekrane që bëjnë terë ditën e natën, import-eksportin e famës të ishëve komunistë
e të birbove të tyre të emëruar nga partia si të vetmit kapitalistë!
Mjerë, Shqipnia mjerë!!!
Fatos Kola
 
1.Në tunelin erratak, ku autorët pa të drejtë autori vetëm bredhin me gjetë ndonjë sponsorizim, ose kruajnë xhepat ku kanë mbetun dromcat e fundit të qindarkave…
2.Në portën dalëse të tunelit, botuesit që të presin me krahët hapur, nëse do të paguash për librin e shkruar…
3.Në prag të pallatit, në fakt tani ka kulla dhe vetëm kulla, zhgrrapëse të tokës dhe gërvishtëse qielli, gazetarët e medias së shkruar, që pa ditur se çfarë po ngjet me letërsinë, flasin tejet të shqetësuar se si duhet dalë nga gjendja.
4.Në buzë rrugës, gazetarët televizivë, që pa lexuar librat, se nuk kanë kohë, jo për gjë tjetër, çdo javë shpikin dhe emërojnë gjenitë e përjavshëm…
5.Figurat e politikës, të gjithdijes së rrumpallës, që ma tepër bëjnë sikur shkruajnë, por gjithë bota e merr vesh, se nuk kanë lidhje me letërsinë që grish njeriun drejtë lirisë…
6.Baballarët e kombit, të shqyer letrar, bamun copë e grimë, që sundojnë letërsinë nga njëri shekull në tjetrin.
7.Shpikësit e institucioneve, që vlerën e letërsisë e shohin te reklama, te qokat dhe darovia e klanit dhe klaneve, që më kot rreken me mbulu me gjethe fikut, paaftësinë institucioneve kushtetuese, si Ministria e Kulturës apo Ministria e Arsimit, të cilat vegjetojnë dhe shkatërrojnë me “përsosmëri” prefide vlerat letrare, e sidomos ardhmërinë e gjuhës dhe letrave shqipe.
8.Lexues që më kot sillen rrotull, anekandes Tiranës, në kërkim të librit, të cilin nuk e merr dot as në Bibliotekën Kombëtare, e cila kremton me fanfara 100 vjetorin e ngritjes si ama e kulturës kombëtare, tashmë prej muajsh me dyer të mbyllura.
9.Prokurorët e letërsisë, mësimdhënësit me tituj, akademikët e lodhur nga atrofizimi, që nuk dinë të zhgrrabin një varg a germë, por janë të lindur për të gjykuar, të specializuar për të përjashtuar dhe dënuar, me një gadishmëri krenare, me nxjerrë për vit shkrimtar tepër ose mangut…
10.Pa shembur piramidën e Kotit dhe Moskotit, vlerën e herarkisë letrare, endur në motet e diktaturës, nuk ka gjasa të krijojmë hapësirën e ligjërimit letrar si art…
11.Hienat e pushtetit, po kaq të burokracisë letrare, te cilët emërojnë talentet e radhës, ndonëse vështirë të kenë lidhje me letërsinë si magji estetike, që jetojnë me gjakun e shpirtrave…
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.