back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Letër dashnie… fragment nga romani i Gjergj Kolës

Gazeta

Letër dashnie...
Letër dashnie…

Letër dashnie…

fragment nga romani i afërm i Gjergj Kolës

Sot kishte ardhë prep postë dhe letra e parë n’at grumbull zarfesh plot me ngjyra qi më ra n’sy asht ajo e shkrueme prej kaligrafisë së njoftun të duarve femnore:

“Ju keni ra në dashni? Keni ra njashtu si bjen shiu i pranverës mbi nji qytet të fjetun anash oxhakut, të mbuluem me tymin e netve e të spërkatun me shkëndijat e dobta sa nji fluturim instektesh?
Artikulli juej i fundit në gazetën Vjeneze i njeshun me pamjet e nji qytetit në midis dy kohnash asht i mbushun me kët shi të rrëmbyeshëm prendvere. Ma para ju s’keni pikturue kurrë njashtu, ngjyrat tueja s’kanë hi kurrë njaq thellë sa me t’marrë përdoret e me të futë n’at botën qi ju ofroni. Si duket dashnia jua paska dhanë njata krahë qi i keni kërkue gjithmonë, njato fletë prej dylli t’Ikariusit, për me msye diellin. Ngjyrat tueja janë si nji shi  flakësh, nji stuhi yj’sh qi e sulmon botën, e qi kallzon asaj se stili i nji autori asht bash kjo stuhi diellore: i fuqishëm, i papërsritshëm, përvlues.
Unë gzohem kur shof se keni ndeshë në nji dashni qi ju ka dhanë forcën dhe magjinë me e kthye ndjenjën e saj në artin që ju keni kërkue gjithnji…
Ju dashuroni? Si asht ajo për nga forca e pasionit dhe freskia e zemrës? A ju merr netve përdoret dhe ju vraponi si të çmendun rrugve t’nji qytetit të fjetun tuj i kallzue atij se ju të dy jeni andrra e vetme qi e ban atë me buzqeshë edhe në gjumë?
Gratë, për natyrë janë telepatike, sepse ato kanë njat shqisë të veçantë qi e dallon anijen e pasionit posa shfaqet n’horizont dhe parashohin rrugën e saj… Mos më dënoni pra, me mungesën tuej… Unë kam me ju gjetë në ngjyrat e pikturës sa herë qi të kem mall ma të madh se dashnija jeme për ju!
Padyshim, s’mundem me kenë kurrë njaq egoiste, e sidomos tash, kur dashnia e re ju ka dhanë krahët për nji art t’ri, për nji ngjyrë të thellë marramendse, e ku unë ndihem e gzueme me ju… Shiu i prendveres edhe pse njatje larg në nji qytet të humbun të botës, i ka përshkue të tana dyert e botës tuj mbrritë deri këtu, në Vjenë, n’kryeqytetin e botës, sot në maj të vjetit 1914.”
Baronesha von Hietzing

Baronesha Rothschild
Baronesha Rothschild

Unë po kërkoj gjithandej nëpër dhomë me gjetë qoftë edhe nji fjalë të vetme me ju përgjigj tanë ksaj letre të gjatë e të pafund qi shpërthen kurreshtjen e nji grues kur dashunon nji mashkull, qi tashma asht në krahët e nji tjetre:
“Unë dashunoj Marean dhe sikur t’vij edhe njiqind herë tjera në kët jetë, unë kurrë s’mundem me e mendue nji bote pa Marean!”
Aus dem Roman: In das Land der Skutarer!
gjk 2014

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.