back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 12 Dhjetor, 2025

Leni more njerëzit, të gëzojne në punë të vet! – nga Ilir Seci

Gazeta

Dasma e djalit të Jozefina Topallit, Rome
Dasma e djalit të Jozefina Topallit, Rome
Leni more njerëzit, të gëzojne në punë të vet!
nga Ilir Seci

Në fillim të viteve ‘80 në kooperativën e Bujanit, kërkohet një mbledhje urgjente e organizatës bazë të Partisë së kësaj kooperative për me marrë masë partiake ndaj nji anëtari partie që kish manifestue shfaqje mikro-borgjeze dhe zakone prapanike – fjala ishte për nji kooperativist të thjeshtë, anëtar partie që kish ba dasëm të madhe kur kishte martue djalin e vetëm mbas sa çikave… Shokët e organizatës bazë, të pashpirt e smirëzinj siç e kërkonte statusi dhe rregullorja e Partisë së Punës, kishin shkue në dasëm, hangër e pi mirë e mirë… e kur u kishte dalë pija, kishin vendosë me mbajtë mbledhje urgjente për më e përjashtue nga partia mikro-borgjezin kooperativist me 30 lekë të vjetra dita e punës… Breznitë e sotme nuk kanë si me e ditë, por asokohe përjashtimi nga partia nënkuptonte humnerën, sepse mbasi i vihej ndërkambëza dikujt me përjashtim, e priste përndjekja deri në internim…
Mbledhja urgjente mbahet në Dojan, ku ishte kryesia e kooperativës dhe Komiteti i Partisë së rrethit Tropojë, çon te delegueme sekretaren Mire Marku… Çohen me rradhë tanë anëtarët e partisë e denoncojnë mikro-borgjezin me zakone prapanike për dasmën e madhe, ku kishin mbushë zhabat edhe denoncuesit që kërkonin me e përjashtue nga partia at të ngratin… mbasi e denoncojnë e bajnë edhe tabelë qitjeje. Në fund flet sekretarja Mire Marku që u thotë:
“More, me u dvete unë ju diçka… A mund na thotë dikush se si e ka ba këtë dasëm ky shoqi?”
Çohet ai anëtari i akuzuem e thotë:
“Për besë moj shoqja Mire, të miat i kam pasë, se bash prej ditës që m’ka le ai djalë e deri ditën që e kam martue, kam kursye lekë gjaku me e ba at dasëm, se kur m’ka le djalë mbas sa çikave, janë gëzue edhe trentë e shpisë.”
“Çka asht ka u prishë punë ju pra se ka kursye ky paret e veta me martue djalin?! Lene more njerìn të gëzojnë në punë të vet!” – u tha sekretarja Mire Marku…
Me aq u mshel mbledhja e shpëtoi ai shoqi… Fati i tij, me ardhë e delegueme sekretarja Mire Marku dhe me sojninë e trashëgueme të Nikaj-Mërturit, nga vinte, ia hoq lakun fyti njerìt, se kenë tue e çartë shoktë e vet…
M’u kujtue kjo ndodhi e atyne viteve kur pashë qysh ishte uthullue, bile fermentue krejt Fejsbuku me statuse e komente për dasmën e djalit të Jozefina Topallit… Perendi e madhe – sa hall asht me pasë njerì në Shqipni… Njerëzit munden mos me e pëlqye politikanen Jozefina Topalli, çashtje binjdesh dhe preferencash politike, por për ata që nuk e dinë Jozefina Topalli para se m’u martue ka kenë bijë Çobajsh, nji nga familjet ma me taban e ma të pasuna në Shkodër… derë pasanike me dado e shërbëtore, (rrogëtarë)… E për Vatikanin kjo familje asht pritë me kohë e me vakt aty, sepse Çobajt e kanë pasë Romën si Shkodër të dytë edhe para 100 e kusur vjetësh… gjyshin e ka pasë ministër Jozefina… e Çobajt kanë pasë pasuni sa pak kush dhe përveç kësaj kur asht martue Jozefina, ka shku nuse ndër Topallaj nji tjetër familje me taban e ndër ma të pasunat në Shkodër… Çifti Topalli kanë bashkarisht pasuni të trashgueme me ba dasëm jo në Romë, por edhe në Beverly Hills ba me dashtë… pa llogaritë këtu se dasma ishte e përbashkët, e të dy familjeve sepse edhe familja e nuses ishte pasanike në tjetrën anë… kështuqë si pat lanë pleqni Mire Marku:
– “Leni more njerëzit të gëzojne në punë të vet!”
Marrë nga Muri i FB, Ilir Seci 17 shtator 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.