back to top
3.5 C
Tirana
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Lëmosha e Mësuesit… – nga Abedin Bajraktaraj

Gazeta

Mësonjtorja e parë shqipe
Mësonjtorja e parë shqipe
Lëmosha e Mësuesit…
nga Abedin Bajraktaraj

Përshëndetje juve që po e lexoni mesazhin tim!
Jam një mësues nga Malësia Madhe, për rreth dyzet vite frekuentova shkollën ku punoja. Mbase kushtet e transportit nuk ishin shumë të përshtatshme për udhëtim, por nga vullneti, dëshira dhe dashuria që kisha për profesionin dhe nxënësit, nuk mungova për asnjë ditë të vetme!
Në kohë dimëri udhtoja nga tre orë në këmbë në një drejtim, vetëm e vetëm që nxënësve të mi t’ua ngroh klasën që të mund të koncentrohen në mësim!
Prita e përcolla gjenerata të tëra nxënësish, dhe të them të drejtën ndjehesha mësuesi më i lumtur i kohës!
Me diturinë që ua dhurova nxënësve të mi, ata sot luajnë një rrol të math në poste të larta shtetërore.
Disa të tjerë shkencë-teknologji, e gjetkë!
Dhe kur shoh dhe lexoj leksikonet e tyre që u janë qasur drejtimeve të ndryeshme, zemra me bëhet mal!
Po ju drejtohem vetëm juve, nxënësve të mi të dashur;
Ju mund edhe të me keni harruar, sepse tani keni obligimet tuaja familjare, shoqërore besa edhe përgjegjësi në vendet tuaja të punës, që ashtu siç ju mësova, ju përgadita për jetën dhe zhvillimin tuaj, ta vlersoni dhe mbani me korrektësi, respekt e dashuri!
Unë tani më jam në pension. Nese ju kujtohet kur ju dikur si nxënës kishit vështirsi në matematikë, isha unë që qëndroja mbas orarit të mësimit, ju ndihmonja dhe ju shpjegoj më gjerësisht!
Disa nga ju kishin vështirësi në gjuhë, arsim fizik si dhe në disa lëndë tjera, ishte mësuesi juaj që nuk kurseu kohën, mundin as diturin që t’ua japë, vetëm e vetëm të krijoni jetën tuaj të ndritur në dobi të familjes, shoqërisë, shtetit e mbarë njerëzimit dhe ja ku jeni sot.
Jam dhe ndjehëm shumë krenar që kam nxjerrë gjenerata mirë të edukuara, të përgaditura psiqikisht, emocionalisht, zotërues në profesionet që mbani!
Me kalimin e kohës trupi njeriut nuk është më në gjendje të riprodhojë qeliza të mjaftueshme që ta mbajë shëndetin stabil!
Tanimë kohërat kanë ndryshuar, jeta vetëm sa vjen e vështirsohët për mbijetesë. Shëndeti im po keqësohet ngadalëa. Mjekun që vizitova tha se ke të ftohur të lashtë. Përmes një ekzaminimi me skaner tregon se njëra nga rruazat e gjakut me është ngrirë dhe se kur arrin në sistemin nervor të trurit, është çeshtje kohe që mund të më çojë në paralizë gjer në vdekje!
Kostoja e kurimit është shumë e lartë. Këto pak lek që marr nga pensioni janë thuajse të pamjaftueshme për mbijetesë, e lere më për mjekim!
Vdekjes nuk i trembem, por dua ta shijoj kohën e mbetur me të arriturat tuaja shkencore, politike e gjithandej!
Tani nga ju kërkoj lëmoshë që të ma kompenzoni kohën time shtesë qe bëra mbas mësimit, me aq mundësi sa keni dhe me forcat tuaja financiare!
Me respekt e dashuri,
Mësuesi juaj!
Abedin Bajraktaraj

Marrë nga Muri i FB, Pro gegnishtes 17 tetor 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.