back to top
23.8 C
Tirana
E hënë, 15 Qershor, 2026

Largohet nga jeta një tjetër qytetar fisnik i Korçës: Robert – (Dionis) Kotmilo – nga Klodi Stralla

Gazeta

Robert - Dionis Kotmilo (1942-2025)
Robert – Dionis Kotmilo (1942-2025)
Largohet nga jeta një tjetër qytetar fisnik i Korçës: Robert – (Dionis) Kotmilo
nga Klodi Stralla

Këtë mëngjes, Edvana, mbesa e tij, na dha lajmin e trishtë se ka ndërruar jetë në Korçë, në moshën 84 vjeçare, Dionis Kotmilo ose Berti siç e njihnim ne korçarët, miqtë dhe shokët e tij të afërt. Një lajm i trishtë për të gjithë ata që e kanë njohur këtë njeri fisnik dhe qytetar të mirë.
Kam patur rastin ta njoh që herët, si njërin prej shokëve të shkollës të baxhanakut tim Dr. Thoma Pilurit, mandej u njohëm më shumë, kur punova në Gjykatë, godina e së cilës ishte edhe ajo e Bashkisë të Qytetit, ku Berti qe kryetari i saj në vitin e mbrapshtë 1997.
Berti ishte një burrë i mençur, shumë punëtor e i papërtuar, i qetë dhe i matur në marrjen e vendimeve, tolerant me këdo, dashamirës dhe i prirur t’iu shërbente të gjithë atyre që ishin në nevojë; dhe mos të harrojmë, ishin vitet e para të Demokracisë, ku mungonte çdo gjë, si dijet ashtu edhe mundësitë materiale për zgjidhjen e tyre.
Sot, Bertin dua ta kujtoj veçanërisht me mirënjohje për guximin që tregoi kur turma vandale e irrituar iu vërsul disa herë godinës së Bashkisë dhe Gjykatës për ta djegur, por ai mobilizoi njerëzit e tij, u përball vetë me turmën dhe nuk lejoi një humbje të pazevëndësueshme që do t’i ndodhte qytetit nëse do të digjej Gjendja Civile, Hipoteka, Kadastra dhe Arkivi i tij.
Por ajo çka e veçon Bertin nga shumë prej pushtetarëve, të djeshëm e të sotëm, ishte ndershmëria e tij proverbiale. Ndonëse i kishte të gjitha mundësitë të pasurohej në kuriz të detyrës, ai preferoi të mbetej deri në fund të jetës, fisnik dhe kjo cilësi e rrallë për kohën tonë do të mbetet ajo për të cilën korçarët e vërtetë do ta kujtojnë me respekt dhe mirënjohje.
U prehsh i qetë, i dashur Berti, sepse le pas një emër të mirë, një pasuri që ndonse sot pak çmohet, por jam i bindur se koha do t’ia rritë vlerën.

Marrë nga Muri i FB Klodi Stralla, 2 prill 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.