back to top
18.5 C
Tirana
E hënë, 11 Maj, 2026

Lamtumirë Zhan Bonati! 

Gazeta

Ekipi i Dinamos në volejboll në Vitet '60
Ekipi i Dinamos në volejboll në Vitet ’60
Lamtumirë Zhan Bonati! 

Me dhimbje të thellë,
i japim lamtumirën Zhan Bonatit,
një prej bijve më të dashur të sportit tonë
një volejbollist me gjurmë të pashlyeshme.
Në këtë foto të rrallë,
ai qëndron mes shokëve të ekipit –
pjesë e një brezi që ndërtoi shpirtin e skuadrës
me pasion, përkushtim dhe sakrificë.
Ishte një lojtar i dalluar, por mbi të gjitha
një shok i mirë dhe një njeri me vlera.
Kontributi i tij në volejboll do të kujtohet
gjithmonë me respekt dhe mirënjohje.
Ai ishte pjesë e atij kolektivi ku miqësia, përkushtimi dhe humori
ishin po aq të rëndësishëm sa çdo fitore në fushë.
Sot nuk humbëm vetëm një sportist,
por një njeri të dashur, që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë.
U prehsh në paqe, Zhan Bonati.
jozef radi, 21 prill 2026

Zhan Bonati (1945-2026)
Zhan Bonati (1945-2026)

***
Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare një nga figurat më të spikatura të volejbollit shqiptar, Zhan (Jean) Bonati.
I lindur në Tiranë më 19.02.1945, Bonati ishte një nga talentet e mëdha të viteve ’60, një emër i lidhur ngushtë me sportin e volejbollit dhe me historinë e klubit të Dinamos.
Ai luajti përkrah emrave të mëdhenj si Asllan Rusi, Alfred Radi, Vangjel Koja, Anastas Panteqi dhe Ylli Shehu, duke qenë pjesë e një ekipi të jashtëzakonshëm që e dominoi për shumë vite volejbollin shqiptar.
Bonati ishte shtylla e ekipit të Dinamos që u shpall kampion kombëtar në vitet 1964, 1965 dhe 1966. Ai dallohej për fizikun e fortë, kërcimin e lartë dhe goditjet e fuqishme, duke qenë ndër lojtarët më vendimtarë të asaj periudhe.
Karriera e tij u ndërpre padrejtësisht për arsye të persekutimit politik, një fat i përbashkët për shumë sportistë të asaj kohe. Megjithatë, ai arriti të rikthehej në vitin 1970, duke luajtur me ekipin e Dajtit të Tiranës, në një rikthim të rrallë dhe të admirueshëm në nivele të larta.
Në vitet ’90 dhe më pas, Bonati vijoi kontributin e tij në sport duke u përkushtuar në rritjen e brezave të rinj si trajner në ekipin e Tiranës, duke lënë gjurmë edhe jashtë fushës së lojës.
Ngushëllime familjes dhe të afërmve.
Emri i Zhan Bonatit do të mbetet përjetë në historinë e volejbollit shqiptar.
(Ceremonia mortore do të zhvillohet në ambientet e Funeral Home Alba 2000 tek rruga e Dibrës ditën e Martë, datë 21.04.2026, ora 11:00)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.